★ Celebrity ★ V.I.P ★ Big Brother Albania ★ Gossip ★ Thashetheme ★ Lajme ★ Info ★ Celebs News Blog ★ Vipat Shqiptare ★

Mësuam që të dy bashkë ndodhen në Tiranë dhe nuk vonuam t’i kontaktonim për të biseduar paksa me ta dhe pse jo, t’iu rrëfenim zhvillimet më të fundit rreth tyre. Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij modelja dhe së fundmi këngëtarja, Afërdita prej 3 ditësh ndodhen në kryeqytetin Shqiptar për të realizuar xhirimet e klipit ‘Për ty dridhem’. Është kënga më e fundit e Afërditës në të cilën ajo do të shfaqet me një look krejt tjetër. Shumë të lumtur bashkë, të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, ata në një intervistë për ‘Bluetooth’ tregojnë për jetën në çift, marrëdhëniet mes tyre që pas fejesës si dhe informacionet më të fundit në karrierën muzikore. Ajo që i ka mbetur në mendje Shpatit, është një pritje madhështore që nëna e të fejuarës së tij i ka bërë kur ishte në Amerikë para pak ditësh, duke bërë kështu që të familjarizohet më tepër dhe gjërat të rrjedhin më lirshëm, i ndodhur si në një familje të madhe.

AFERDITA: Mami im e ka njohur Shpatin për herë të parë para një viti. Këtë herë ishte ndryshe pasi kemi patur rastin të rrinim më gjatë dhe më lirshëm. Kemi kaluar ditë shumë të bukura paçka se Shpati ka qenë shumë i zënë edhe me koncertet. U ndjeva mirë dhe më pëlqentë shumë kur shihja mamanë time që bisedonte me aq kënaqësi me Shpatin dhe anasjelltas

SHPATI: Lidhja, më mirë nuk bëhet. Po shkon vërtet shumë mirë. Na ka mbetur në mendje ceremonia e fejesës që kemi bërë. Ishte vërtetë shumë e bukur. Para pak ditësh kemi ardhur nga Amerika. Ishim tek njerëzit e Afërditës. Njëkohësisht kjo kohë ishte edhe për koncerte që kam zhvilluar. Kemi kaluar mjaft mirë. Kemi qenë në Çikago, Detroit, Kanada ku takova edhe nënën e Afërditës.

Aferdita Dreshaj – Albanian Topmodel

Shpat Kasapi

Revista “Bluetooth”

  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Technorati
  • MySpace

Click to view full size image

Një bukuri me tone mesdhetare, e brishtë dhe sensuale njëkohësisht… Por, pas kësaj paraqitje të hijshme qëndron një vajzë e cila ka ditur të shfrytëzojë shumë mirë mundësitë që i janë ofruar pas kurorëzimeve të saj si “Miss Kosova 2003″ dhe “Miss Albania 2004″. Agnesa Vuthaj, modelja kosovare, tashmë që prej vitit 2006 është drejtuese e një kompanie e quajtur “Agnesa Vuthaj Association”, e cila është dhe organizuesja e konkursit “Miss Kosova”. Ajo ka ditur që të shfrytëzojë shumë mirë këtë mundësi dhe tashmë të kthehet një femër biznesi në fushën e spektaklit. “Fillimisht skena ishte shumë e bukur, më pas lindi dëshira për të qenë pjesë organizative e këtyre spektakleve”, – tregon ajo për rrugën e saj. Po gjithashtu, duket se fushat e interesit të bukuroshes kanë qenë të shumanshme. Gjatë kohës kur ndiqte studimet e saj për Shkenca Politike, ajo ka punuar si zëdhënëse e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhit Daçi dhe ka qenë këshilltare për administratën në komunën e Mitrovicës. “Për momentin nuk kam aspirata për karrierë politike, më vonë ndoshta edhe do të angazhohem”, – tregon ajo. Në këtë intervistë për suplementin “Summer Pages”, Agnesa tregon se takimi me të ndjerin, Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, ka qenë një ndër momentet më të veçanta të jetës së saj. Gjithashtu, ajo tregon dhe për fëmijërinë dhe adoleshencës e saj, për Agnesën tjetër, ndryshe me atë që shikojmë nëpër kopertina, atë si është realisht në jetën e përditshme.

Agnesa Vuthaj Photos

Read the rest of this entry »

  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Technorati
  • MySpace

http://www.tiranaobserver.com.al/al/images/stories/bulku.jpgPër herë të parë në historinë e zgjedhjeve, këtë radhë të dyja partitë më të mëdha në vend kanë vënë në listat e tyre mjaft personazhe nga shoqëria civile.

Partia Socialiste ka bërë një “revolucion” në listën e saj të kandidatëve për deputetë. Pjesa më e madhe e 140 kandidatëve vijnë nga fusha të ndryshme të shoqërisë, ndërsa PD më shumë nga administrata e saj.Nuk është e thënë që të kalosh në të gjitha hallkat e një partie për të dalë kandidatë për deputetë. Të dy partitë kryesore kanë vënë në listat e tyre një pjesë të mirë nga shoqëria civile. Partia Socialiste që është në opozitë, ka bërë një ndryshim radikal për sa i përket listës së kandidatëve. Pjesa më e madhe e 140 kandidatëve vijnë nga sfera të ndryshme të shoqërisë, duke mos pasur asnjë lidhje organike me PS.  Edi Rama ka treguar një besim të madh kundrejt njerëzve që kanë qëndruar larg politikës për të ushtruar profesionin e tyre.

Read the rest of this entry »

  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Technorati
  • MySpace

Click to view full size image

Adela dhe Bjordi janë parë dje së bashku në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Kalimtarët e shumtë të orës 11, paraditen e djeshme kanë vënë re çiftin e “Big Brother”-it, që ecnin në trotuaret pranë “Magic 4″, në shoqërinë e një gazetareje të një reviste të përjavshme.
Adela dhe Bjordi ishin kapur dorë për dore. Sa për kuriozitet, për ata që i kanë parë vetëm në TV, Bjordi nuk ka shumë ndryshim nga pamja televizive, kurse Adela duket goxha më e vogël nga sa e dëshmon kamera. /G.Shekulli/

  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Technorati
  • MySpace

Translator

Albanian flagItalian flagKorean flagChinese (Simplified) flagPortuguese flagEnglish flagGerman flagFrench flagSpanish flag
Japanese flagArabic flagRussian flagGreek flagDutch flagBulgarian flagCzech flagCroat flagDanish flag
Finnish flagHindi flagPolish flagRumanian flagNorwegian flagSwedish flagCatalan flagFilipino flagIndonesian flag
Lithuanian flagSerbian flagSlovak flagSlovenian flagUkrainian flagVietnamese flagThai flagTurkish flagHungarian flag
By N2H
BlogAlb - Blogs Toplist

LG Random Image

7_adelina_by_gentiiii.JPG

normal_mHTTP_temp_396bf887.jpg

normal_heidi25.jpg

Republika_Kasmahu_big_brother_albania_2.jpg

Bjordi_Mezini_big_brother_albania_2.jpg


Sponsor

 galeria shqiptare shqiperia fotografi top models filma filmime films filma shqiptare muzik shqip wallpapers sfondi sfonde backgrounds zemer shqiptare zemer shqiptare