Epremtja në Top Channel, pritet të rikthejë sërish emocionet dhe debatet e spektaklit që u finalizua të dielën. Post-Big Brother, spektakli i premtuar nga Arbana Osmani në fundjavë mund të kthehet në një “fushëbetejë” mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Shfaqja e disa imazheve të papublikuara më parë dhe opinionet që kanë thënë banorët për njëri-tjetrin ka gjasa që të jenë edhe tema më e nxehtë e takimit të fundit televiziv të 18 protagonistëve të edicionit të parë të “Big Brother”. Por si gjithmonë, pas lajmeve të këqija vjen edhe një lajm i mirë, për faktin se organizatorët e spektaklit kanë vendosur që të japin edhe disa çmime për konkurrentët, që nuk ka pikë dyshimi që do të ngjallin interesin e publikut dhe do të rindezin garën mes banorëve. Burime të afërta pranë stafit realizues kanë pohuar për suplementin “Gossip”, se do të jepen plot pesë çmime të tjera, përveç atij prej 50 mijë eurosh, që tashmë ndodhet në duart e Arbrit. Një çmim, që është edhe më i madhi, do të jetë rreth 10 mijë euro, por jo lekë, por i konvertuar në një makinë Citroen, ndër çmimet e tjera do të jenë dy vende pune në Top Media si dhe dy specializime për dy nga banorë jashtë vendit, por dhe të tjera surpriza pritet që të jenë pjesë e aventurës së papërfunduar të atyre që kanë menduar se loja tashmë ka mbaruar, pritet të ngjallin kuriozitetin e teleshikuesve të premten.
Megjithatë, një nga pjesët më interesante të spektaklit do të jetë edhe shfaqja e momenteve kur banorët kanë folur për njëri-tjetrin, opinione për veprime që ata i kanë kryer në shtëpi, të cilat do të ballafaqohen dhe komentohen nga secili prej tyre, qoftë edhe për ata që deri tani mund t’i kenë quajtur si miqtë e tyre më të ngushtë. Formati i post-Big Brother ose “Grande Fratello”, ka pasur një audiencë rekord vetëm dy muaj më parë në “Canale 5” në Itali, duke u bërë shkak për debate mes banorëve, fenomen ky i pritshëm mes protagonistëve shqiptarë.
SONTE FESTA E ÇIMIT
Por duket se që nga dita që kanë dalë nga shtëpia e “Big Brother”, jeta e natës për banorët ka qenë shumë intensive. E tillë pritet të jetë edhe kjo fundjavë në një prej lokaleve të kryeqytetit, ky Shkëlqimi pritet që të organizojë një festë të madhe, për të mbledhur të gjithë konkurrentët, jo vetëm për t’u argëtuar, por edhe për të kujtuar momentet më pikante që kanë përjetuar nën të njëjtën shtëpi për plot 3 muaj 18 protagonistët e Big Brother. Pritet që në festë të jenë të pranishëm miqtë e tij më të afërt, mes të cilave nuk ka pikë dyshimi që Poli, Ina, Visi dhe Julinda, do të jenë në qendër të vëmendjes, kjo më shumë për faktin,pasi këta të fundit, janë parë më shpesh së bashku nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Pas daljes nga gara, Shkëlqimi nuk ka munguar me praninë e tij në ekran, madje është shfaqur në disa emisione
televizive, për të dhënë opionin e tij, mbi fenomene të ndryshme të shoqërisë, ndërkohë vihet re se ai është shumë i kujdesshëm për sa i takon look-ut të tij, të cilin e kuron me mjaft kujdes.
Gazeta Panorama
Keni qen te mrekullueshem vetem komplimente te metutejshme
Ej ju lutemi, na informoni per c’ka ndodh midis ciftit Pol Ina
jeni gjith te pa par keni shkelqy gjith jeni te mier ju uroj fat sukses ne jeten tuaj private shpresoj te mbetini se paku miq me gjith edhe e kptoni se ishte vetem ni loj gjith jeni te mir shum jeni yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjeeeeeeeeeeeee qe gjith dotju kujtojn me nostalgji juv bba 1 se per tjerat spo foli se nuk dihet ado te bahet i famshem si ishte i pari kurr se besoj gjitha te mirat ne jet
o jeni mat mir t ne bottttt
na keni kenaqur mjaft dhe me vjen keq per humbjen ezotit DRITAN
cimi me iposhtri nuk e meritonte aspak finalen.Nuk ishte se bente lojen por ai eshte ne te vertete
o me ka pelqy big brothe r deshira ime te vazhdoj i kam shikuar me vemendje mir ishin te gjith banoret vetem olsi nada ishin te dashuruar mo nejse ju uroj fat te gjithve bajjjj
big brother albania per mendimin tim ka qen shum i mrekullueshem vetemse olsi eshte dashur te fitoj
aRBER MERRE BESEN SE PET IK
hey ju lutem na informoni per gjdo gje qe ndodh mes beses dh e arberit
te dua bessaa
te dua nada besa ina jonida
te dua olsi poli shkelqim
te dua nada besa ina jonida
oooooooooooooooooooooooooolllllllllllllllllsssssssiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
je i mire dhe ppppppppppppppoooooooooooooooooooolllllllllllliiiiiiiiiiiiiiiii
jeni matmiret perveq adelajdes
te gjithe jeni te mire.pervec zhulietes.
o ju nuk jeni per sen hiccc
me thon ato te big brother 2 po amen juu ic nuk me pelqeni tua them te drejten