26 Jan
Janë grup shumë i njohur në Kosovë por edhe në Shqipëri patën këngë që u bënë hite.“Hana Band” kanë një karakteristikë të veçantë, ata ndërrojnë shumë shpesh soliste.Nëse iu kujtohet në fillim ata janë njohur me këngëtaren Kaltrina Selimi e cila tani po këndon vetëm.

Fundjavën e shkuar grupi ka kënduar në një nga pubet e njohura të Tiranës dhe në fakt interesi ka qenë i madhpër ta dëgjuar këtë grup pasi edhe repertori i tyre është i këndshëm dhe kryesisht ritmik.Dhe si gjithmonë me një soliste të re siç
e shihni edhe nga fotoja. Interesant është fakti se këngëtarët tanë ikin të këndojnë jashtë dhe kosovarët vijnë këndojnë këtu. Dhe nga kjo lëvizje e tyre interesi është gjithnjë e më i madh, pasi në lokale me muzikë live kemi mundësi të shohim fytyra të reja.PanoramaPlus
Pergjigju ose ler nje koment