Pse u përjashtuan djemtë e “The SHBLSH”
Në fakt “The SHBLSH”, një grup vërtet interesant humori për spektaklin “Portokalli”, nuk kanë pranuar të komentojnë rreth përjashtimit të tyre nga sezoni i ri i spektaklit në “Top Channel”. Gentian Zenelaj, një nga protagonistët kryesorë, nuk ka pranuar por as mohuar këtë fakt, dhe i ka konsideruar si thashetheme mediatike. Por sipas burimeve tona, është e sigurt që djemtë janë përjashtuar përfundimisht nga ky spektakël, pas një kontradite dhe një zënke të Julian Dedës me drejtuesit. Që në sezonin e kaluar, nga ky grup u largua Ermal Mamaqi, që u zëvendësua nga Gent Bejko. Protagonistët e pëlqyer të këtij spektakli të përjavshëm, të cilët fituan audiencë të madhe, dhe u bënë aktorët më të dashur për publikun, nuk dihet se ç’drejtim do të marrin tani në karrierën e tyre.
Për të mos diskutuar pastaj humbjen e rrogës së tyre mujore, që ishte 200 mijë lekë në muaj.
Agron Llakaj, djemtë e grupit “The SHBLSH”, nuk do të jenë në këtë sezon.
Arsyeja?
Preferoj të mos jap asnjë shpjegim për këtë. Largimi i tyre nuk lidhet direkt me mua.
Shumë personazhe janë shfaqur dhe zhdukur si meteorë në “Portokalli”. Përse?
Sepse është njësoj si puna e meteorit, që shfaqen dhe gjithmonë bien.
Gazeta Panorama
Video nga Portokalli http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-560.html
ey shipe kejt famen ja kan thon shblsh portokallis
pa shblsh mo skshyret portokallia
rrespekt nga presheva
Pershendetje!e vetmja arsye per mua e familjen time per te pare Portokallin ka qene grupi dhshblsh.tschus nga Hamburgu
portokallia eshte show me i ndjekur ne shqiperi.Kete sezon une dhe shoqeria ime e kemi ndjekur shume por do te shihej akoma me shume nqse do te ishte grupi the shblsh.Nuk i di arsyet qe kane ikur por nqse ata do qendronin ne portokalli ky do te ishte nje lajm i gezueshem per ne.
ne jetojme ne kohe shtrigash dhe djemte nuk kishin si mos te beheshin prehe e nje “shtrige”….
…nuk te ben habi fakti qe drejtuesit hipokrite dhe injorante e atij televizoni ti vene shkelmin nje pasurie intelektuale qe mesi e vene….
…me vjen keq qe nuk jane me ata djem, sa me vjen mire qe do kene mundesi te bejne shume me teper….i uroj fat dhe shpresoj te jene ne balle te itelektualeve, pasi falin vertete kenaqesi dhe kulture humori.
me respekt
Edi