16 Jan
Këngëtarja Vesa Luma vetëm pak ditë më parë ka publikuar albumin e saj të parë në një lokal në Prishtinë. Albumi përmban gjithë këngët e saj që nga fillimet, siç janë “Të kam dashur shumë”, “Jemi dhe s’jemi”, “Luaj”, apo krijimin e fundit “Ex relax”. Kjo këngë është një bashkëpunim me një repist kosovar dhe në qendër ngërthen një mesazh që i drejtohet dashurisë së shkuar. Ajo çka vlen për t’u theksuar, është se kënga ka zaptuar gjithë stacionet muzikore shqiptare, duke rezultuar një sukses i vërtetë.Gjatë promovimit të albumit kanë marrë pjesë një numër i madh këngëtarësh dhe VIP-ash nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Korrieri

2 Komente per "“Të kam dashur shumë”, albumi i ri i Vesa Lumës"
Urime per albumin e ri, i realizuar ne menyre perfekte. Suksese ne te ardhmen.
hehe si po ja kalon tung tung “shum najs”"shum najs
Pergjigju ose ler nje koment