30 Oct
Shumë njerëz e konsiderojnë Shakirën si një talent të madh, ndërsa shkrimtari i shquar Gabriel García Márquez ka shkruar: Muzika e Shakirës është e paimitueshme sepse është e mbushur me ritëm, të cilin askush tjetër nuk mund ta zotërojë si ajo. Nisur nga mosha e re dhe sensuliteti i saj i pafajshëm duhet të pranoj, që muzika e Shakirës është një shpikje”. Është ky një vlerësim i jashtëzakonshëm, që vjen për yllin latin të muzikës nga një nobelist i letërsisë. Biondia bukuroshe, që me lëvzijet dhe ritmet sensuale arriti të pushtojë zemrat dhe mendjet e miliona dashamirësve të muzikës në të gjithë botën.Shakira dhe KUPTIMI I emrit të saj
Isabel Mebarak Ripoll, e njohur thjesht me emrin Shakira u lind në Barranquilla të Kolumbisë më 2 shkurt të vitit 1977 dhe sot është një këngëtare e nivelit ndërkombëtar. Emri i artit Shakira, i përkthyer nga arabishtja do të thotë “femër e mbushur me mirësi”, por është edhe një formë falënderimi duke qenë se vjen nga fjala arabe Shukhran (faleminderit).
Origjina dhe dështimet e para
Bijë e një babai libanez dhe një nëne me origjinë spanjollo-italiane, Shakira u shpërngul drejt Bogotës, kryeqytetit të Kolumbisë në moshën 13-vjeçare. Pasioni për këngën dhe muzikën e çoi drejt realizimit të albumit të parë në vitin 1991, kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe. Albumi, që mbante titullin “Magia”, u prit ftohtë si nga kritika ashtu edhe nga publiku. Çuditërisht një fat edhe më të keq pati albumi i saj i dytë “Peligro” (Rrezik). E zhgënjyer nga këto dështime për një çast vendosi ta braktiste botën e muzikës për t’iu dedikuar aktrimit. Në fakt, kishte një pjesë në telenovelën kolumbiane “El Oasi” dhe xhiroi disa spote në vendlindje.
30 Oct
Anna Oxa (28 prill 1961 në Bari, Itali) është një këngëtare nga Italia. Babai i saj ishte nga Shqipëria. Emri i vërtetë është Anna Hoxha, mirëpo supozohet se emri i plotë i saj ka qenë Iliriana Hoxha.Anna Hoxha conosciuta come Anna Oxa (Bari, 28 aprile 1961) è una cantante italiana.Di origine albanese.Ana Oxa is an Italian singer of Albanian descent.
Me ndihmën e Ivano Fossati-t mori pjesë për herë të parë në festivalin e San Remos në vitin 1978 ( ku u paraqit me një pamje interesante:“punk look”) me këngën “Un’emozione da poco” http://fr.youtube.com/watch?v=oedfIcBQ008&mode=related&search= . Kënga mori vendin e dytë, dhe fitoi ne seksionin “giovani”(çmim për pjesëmarrësit e rinj). Ajo fitoi dy herë në festivalin e San Remos: në vitin 1999 me këngën “Senza pietà” dhe në vitin 1989 me “Ti lascerò” (duet me Fausto Leali) Me Fausto Leali-n mori pjesë po ashtu në vitin 1989 në Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë.
Ajo ishte prezantuese e festivalit të San Remos së bashku me Pippo Baudo në vitin 1994. Ishte po ashtu ndër të tjera edhe moderatore e shfaqjes së njohur italiane “Fantastico” në vitet 1988 dhe 1989. Në vitin 1979 mori pjesë në filmin “Maschio, femmina, fiore, frutto” nën regjinë e Ruggero Miti-t.
Është nënë e një djali. Ka qenë e martuar me biznesmenin kosovar Behgjet Pacolli (ndër të tjera pronar i “Mabetex company” dhe hotelit “Diamond Hotel” në Lugano, Zvicër).
30 Oct
Një kombinim i një vajzë të egër dhe një talente e rrallë e muzikës. Refuzon ti emiton të tjerët. Dëshiron t’i këndoj vetëm këngët e saja dhe që dalin nga zemra e saj.
Avril Lavigne është lindur me 27 shtator të vitit 1984 në qytezën Napanee (Ontario) të Kanadës. Së bashku me nënën, babanë, motrën dhe vëllaun ishin rritur në atë qytezë. Kur ajo ishte vetëm 2 vjet kishte lën përshtypje me zërin dhe personalitetin e saj. Në klasë ajo ishte lazdrajke dhe kishte dëshirë që gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes. Në vend të detyrave të shtëpisë Avril-it i pëlqente të shkruan tektse këngësh që dilnin nga ndjenjat e saja.
Fama
Si fëmijë gjithmonë kishte kënduar në krevatin e saj. Pastaj kishte kënduar në korin e kishës dhe në disa festivale. Në moshën 16 vjeçare mori vendim që të shkoj në New York të SHBA-ve për të fituar më shumë famë.
29 Oct
Angelina Jolie eshte serish shtatzene.Ne rolin e ambasadores se UNICEF-it aktorja pritej te merrte pjese ne nje takim te organizuar nga qendra “Pio Manzi” ne Rimini ne Itali.Por perpara takimit stafi i saj njoftoi se nuk do te paraqitej.Mungesa ishte motivuar me shtatzanine e dyte per aktoren, qe ka nderprer edhe xhirimet e filmit “Changeling” me regji te Clint Eastwood.Angelina Jolie e Brad Pitt kane 1 vajze te tyre,si dhe 3 femije te adoptuar.
29 Oct
Ndonëse vitet kanë shkuar, zëri nuk mund te reshtte se ushtuari. Shpirti i Alida Hiskut ka mbetur i pathinjur, ndonëse rrudhat percjellin atë çka këngëtarja ka kaluar ne jetë. Shkel sërish një skene shqiptare, te ngjashme me atë qe dikur e debuan, e s’mund të mos perlotet. Ka mall, shumë mall ne fjalën dhe mimiken e saj. Vertetesia aq sa ne skene, mund ta gjesh tepër edhe pas saj. Teksa prej monitorit te vogël ndiqte levizjet e Sherif Merdanit ne skenen e “Kengeve te Shekullit” Alida peshperiti mes psheretimash, “shoku i denimit…”! Po çka ndryshuar nga ajo 13-vjecarja e vitit 1970, kur fitoi çmimin e dytë ne Festivalin e madh te Kenges. Mendueshem, Hisku rrëfen: “Nga shpirti asgjë! Nuk kam asnjë thinje dhe me duket se shpirti im nuk thinjet kurrë, ndërsa floket edhe rrudhat tregojnë ato çka kam kaluar ne jetën time”. Ndjen mall, shumë mall për ato vite te shkuara, por s’mundi te rikthehej ne skene fill pas viteve ‘90-te, kur edhe te ne ja bëhu një “botë e lirë”. Ka një motiv! Alida rrëfen se, “s’mund te kendosh nëse shpirti yt është tepër i vrarë. Nuk ishte e lehtë te gjeja atë Alide qe e kisha groposur vite me pare. M’u desh te sheroja plaget e mia njëherë, e pastaj te shfaqesha para publikut, pasi duhej te vija me një shpirt te pandryshuar, ashtu siç publiku me mbante mend para viteve ‘80-te”.
28 Oct
Ka ditur gjithmonë te luaje me imazhin e saj. Të zhduket e te shfaqet befasuese. Por këtë here loja e saj duket se është bërë edhe me e rrezikshme. Sepse këtë here nuk është me vetëm. Soni Malaj dhe Flor Mumajesi janë gati për te leshuar bumin e radhes. Nuk e kemi fjalën për duetin e “Kenges Magjike”. Jo. Kemi zbuluar një tjetër plan të tyre. Permes kësaj intervistë qe Soni ka dhënë për “Koha Vip”
Zhurmen e radhes Soni Malaj po e shkakton me “Fluturimin 3470″, se bashku me Flor Mumajesin. Vendimi për t’u shfaqur duet ne edicionin e radhes se “Kënga Magjike” ishte pikërisht ai i duhuri. Por duket se surprizat nuk mbarojne me kaq. Ndërsa ne Tv Klan ka nisur te shfaqet performanca e pare e ciftit për te suksesshem te këtyre kohëve, ne studion e Florit puna vazhdon. Ekranin e kompjuterit te tij e kanë zaptuar fotografite e Sonit dhe këngët e reja qe janë realizuar enkas për albumin e saj të ri. Por ata te zbulojnë vetëm njërën prej tyre, “Zig- zag”-un, te cilën do ta prezantojnë se shpejti përmes një klipi krejt te veçantë. Ku personazh do të jetë edhe Flori. Ai tashmë është gjithkund i pranishem. Duket qartë se Soni ia ka besuar atij verbërisht gjithçka. Ndaj dhe ndjehet shumë me e qete se ne gjithë herët e tjera kur ka nisur punët për te realizuar një album të ri.
28 Oct
Dy bukuroshet dhe talentet e reja shqiptare Rezarta Shkurta dhe Aferdita Dreshaj u zgjodhen nga publiku shqiptar ne internet si dy nga modelet me te bukura shqiptare. Bukuroshja nga Durresi Rezarta Shkurta doli fituese e votimit te organizuar ne internet nga Galeriashqiptare.Net duke marre mbi 38 % te votave, ndersa bukuroshja tjeter Aferdita Dreshaj mori 33 %. Nuk duhet te harrohet se Aferdita e kryesoi here pas here votimin duke qene nje konkurente e denje e Rezartes.
Ne vendin e trete u rendit modelja shkodrane Eva Pepaj, e ndjekur nga Donika Berdynaj, Daniela Hoxha, Miss Shqiperia 2007 Irsa Demneri dhe keshtu me radhe. Per te pare me saktesi rezultatet e sondazhit klikoni mbi fotografine e meposhtme.
28 Oct
Ne sondazhin e muajit tetor organizuar nga faqja mjaft popullore shqiptare Galeriashqiptare.Net grupi muzikor nga Kosova Tingulli 3nt doli si grupi me i votuar online. Djemte e “Tingullit te cmendur” moren 20.3 % te preferncave te ndjekur shume afer nga grupi i djemve tiranas Produkt 28. Duhet thene gjithashtu se Produkt 28 ishte nje fitues i denje i vendit te dyte sepse shume here e paten kryesuar votimin. Ne vend te trete u rendit grupi mjaft popullor shqiptar nga Maqedonia Elita 5 te ndjekur nga 2Die4, Etnoengjujt, Aurora, West Side Family etj.
Per me shume detaje shikoni fotografine e meposhtme.
28 Oct
Edhe pse është bërë disa herë subjekt i faqeve rozë të gazetave, duket se Elvana Gjata nuk dëshiron aspak të flasë për këtë anë të jetës së saj.
E rezervuar në daljet e saj në intervista shohim, se këngëtarja preferon të flasë më shumë për muzikën, studimet dhe familjen, se sa për jetën e saj private. Dhe realisht ajo asnjëherë nuk ka pohuar apo mohuar publikisht fjalët apo lajmet, që të tjerët shkruajnë rreth saj. Dhe jo vetëm kaq. Asnjëherë gjatë intervistave nuk është shprehur në lidhje me jetën e saj private, duke dëshiruar ta ruajë të tillë dhe duke mos pranuar të japë komente.
E duket se edhe këtë radhë nuk ka preferuar ta thyejë këtë zakon. Bëhet fjalë për një lajm, që sërish e ka burimin tek Kosova, ndoshta edhe për faktin, se këngëtarja kohët e fundit ka realizuar disa bashkëpunime atje. E përfolur kohët e fundit në faqet rozë të shtypit për një lidhje të re dashurie në Kosovë, Elvana pohon se nuk e ka lexuar këtë thashethem të fundit, që ndonëse nuk rezulton të jetë i vërtetë, nuk dëshiron ta komentojë, duke e pohuar apo mohuar. “Udhëtimet e mia të shpeshta drejt Kosovës kanë qenë gjithmonë përkoncerte dhe për këtë, nuk ka arsye pse të aludohet, se mund të jenë për qëllime private, megjithatë nuk më pëlqen të komentoj´asgjë nga ato, që shkruhen në formë thashethemi. Dhe kështu kam vepruar gjithmonë”, përfundon këngëtarja.
Panoramaplus
28 Oct
“Më fal nënë” eshtë një tjetër këngë e kënduar nga këngëtarja Greta Koçi, që së shpejti do të shoqërohet me videoklip.
Bëhet fjalë për një baladë me tekst të Rozana Radit dhe muzikë nga Gramoz Kozeli, me të cilën Greta është prezantuar në spektaklin “Miss Globe International 2007”. Edhe pse është ndryshe nga rrymat me të cilat zakonisht e kemi parë Gretën të prezantohet është një këngë që mbetet në kujtesë dhe ndoshta kjo është arsyeja për të cilën këngëtarja vendosi, që kënga të shoqërohet edhe me klip.
Xhirimet për videoklipin janë realizuar nga “Max production” dhe përveç studios është
shfrytëzuar në mënyrë të veçantë qyteti i Durrësit në disa prej pikave të tij më të spikatura. Gjithashtu, disa prej xhirimeve, nga të cilat kemi shkëputur edhe fotot
që po sjellim janë realizuar nga ajri, duke sjellë diçka krejt origjinale dhe të veçantë. E ndërsa xhirimet për videoklipin kanë përfunduar dje në mbrëmje, këngëtarja vazhdon të jetë e impenjuar në koncerte të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Sot ajo do të jetë në një koncert në Gjakovë, për të vazhduar më pas në Itali dhe Gjermani, për shqiptarët jashtë vendit. Të kënduarit live dhe zëri i veçantë e bëjnë Greta Koçin një ndër këngëtaret më të kërkuara për momentin.
PanoramaPlus
28 Oct
Në Kosovë, për shkak të rrethanave, deri më tani kam qenë vetëm një herë. Mirëpo natyrisht se me Kosovën më lidh familja ime e cila jeton atje.
Anita Berisha është një aktore shqiptare nga Kroacia. Ajo ka lindur në Pozhegë, në janar të 1986-tës. Prej katër sezonesh ajo luan rolin kryesor në telenovelën “Dashuri e ndaluar”. Një film që e ka nisur në moshën 17 vjeçare duke interpretuar rolin e Petrës.
Ju konsiderojnë yll të serialit “Dashuri e ndaluar”- seriali më i shikuar në Kroaci- ju përkëdhel egon ky kompliment? Ndihem mirë për faktin se më njohin shumë njerëz. Nuk mund të them se ndihem si yll, mirëpo natyrisht se më vjen mirë kur dëgjoj fjalë të mira, e sidomos prej të rinjve.
Anita a ka ndonjë gjë te përbashkët me Petrën e serialit?
Në fillim ndoshta kam gjetur ngjashmëri ndërmjet meje dhe Petrës, e tani mbas katër sezonave me kënaqësi e them se jeta ime është shumë më e qetë se ajo e Petrës. E natyrisht se për sa i përket karakterit, i kam shfrytëzuar edhe disa nga virtytet e mia duke ndërtuar personazhin e Petrës. (more…)
28 Oct
Nga e hëna ish-misi do të drejtojë programin “Venus” tek “Arbëria”
Pas një pauze të gjatë dhe shkëputjeje nga ekrani, “Miss Albania 1995” është rikthyer në televizion. Dhe nëse deri tani lajmet për Hygerta Sakon kanë qenë të fokusuara vetëm më lidhje me jetën e saj private dhe sallonin e fustaneve të nusërisë, tashmë Hygerta ka vendosur të jetë sërish pranë publikut, duke tërhequr vëmendjen edhe me rishfaqjen në ekran.
Do të jetë çdo ditë në TVA, si drejtuese e emisionit “Venus”, pas largimit të Hueyda El Saied nga ky emision. Në fakt bëhet fjalë për një format, në të cilin Hygertën nuk e kemi parë ndonjëherë, (edhe pse ka drejtuar festivale, spektakle dhe emisione të ndryshme ) por duke pasur parasysh formimin e saj artistik dhe aftësinë në të shprehur, besojmë se do t’ia dalë mbanë me sukses. Kur e kemi pyetur Hygertën në lidhje me këtë zgjedhje ajo ka theksuar se pikërisht formati i këtij talk- show i është dukur interesant.
Sa për momentin në të cilin vendosi të jetë në ekran? “Sepse asnjëherë nuk kisha deklaruar që isha shkëputur”, shprehet duke shtuar se tashmë, që vogëlushja e saj Anais është bërë një vjeçe, ka më tepër mundësi të punojë e të mendojë edhe për jetën skenike. Dhe ndërsa Hygerta do të jetë në ekran nga e hëna deri të premten, për vogëlushen Anais, kujdeset gjyshja e cila i ka kushtuar asaj, thuajse gjithë kohën e vet. Ndërkohë bukuroshja Sako nuk do të heqë dorë as nga salloni i fustaneve të nusërisë “Hygerta’s Angel”, të cilin e menaxhon prej dy vjetësh. Ndër të tjera Hygerta ka pohuar se rikthimi në ekran nuk do të shënojë ndonjë ndryshim thelbësor në pamjen e saj, ashtu sikurse mund të mendohet,sepse realisht këtë impenjim ajo vetë e sheh si diçka shumë të natyrshme dhe që vjen në momentin më të mirë për ishmissin.
Marre nga PanoramaPlus