28 Nov
Mediat greke i kanë kushtuar më shumë vëmendje figurës së Bamir Topit, sesa qëllimit të vizitës së një presidenti shqiptar në tokën greke.
Kështu, përtej kërkesës së Tiranës zyrtare për mbështetje nga Athina për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, apo zgjidhjen e çështjes çame, mediat vendase kanë komentuar performancën e Topit. Madje, vizita e Presidentit Topi nuk i ka shpëtuar dhe emisioneve më të mëdha të thashethemeve greke, duke e cilësuar si “top-ten” i presidentëve më të bukur që ka planeti i ynë. Ndërkohë që pritja që i është rezervuar Topit në Athinë është renditur e treta për nga radha, pas pritjeve të ish-presidentit të SHBA-së, Klinton dhe kreut aktual të Rusisë, Vladimir Putin. Ajo që është vënë re pothuajse në të gjitha rrugët kryesore të Athinës, kanë qenë të bllokuara me shirita të kuq të policisë rrugore, e cila duhej të priste dhe të përcillte presidentin shqiptar dhe pastaj të lejonte lëvizjen e lirë të makinave. Madje, në disa vende trafiku kishte kapur disa kilometra duke bllokuar rrugën kryesore ku do të kalonte eskorta e Topit.
G.Panorama
26 Nov
Fenomeni Aurela Gaçe rrëmben trofeun e “Kënga Magjike”.
E rikthyer nga Amerika enkas për këtë festival të mrekullueshëm me këngën “Hape veten”, këngëtarja e njohur vlonjate, me zërin e saj potent, ka ngritur në këmbë sallën e Pallatit të Kongreseve. “Hape veten”, një këngë e shkruar nga Timo Flloko, orkestruar nga Darko Dimitrov dhe me muzikë të Flori Mumajezit, ka rrëmbyer përveç çmimit të parë me 529 pikë edhe çmimin e kritikës. Në vendin e dytë të “Kënga Magjike 2007” është renditur çifti Soni&Flori me këngën “Fluturimi 3470” me 403 pikë. Me këtë këngë dy këngëtarët e njohur kanë rrëmbyer edhe çmimin “Kënga hit”. Ndërsa me vendin e tretë me 384 pikë është vlerësuar këngëtarja Elvana Gjata, “Ku jeton dashuria”, me të cilën Gjata është vlerësuar edhe me çmimin diskografik. Dje në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve festivalin e njohur e ka nderuar edhe vetë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha. Gjithashtu kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, por edhe deputetë të tjerë shqiptarë, si Blendi Klosi, Ben Blushi etj. Po dje në natën finale të “Kënga Magjike 2007” kanë qenë të pranishme edhe dy vajzat e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, Nada dhe Etida. Mbi një skenografi të mjeshtrit Bashkim Zahaj, ku ngrihen të larta porta kalash, me mure të rënda gri, ku ndërthuren elementet e mesjetës dhe metropolitanen, për tri net me radhë kanë performuar rreth 40 artistë të njohur mbarëshqiptarë. Spektakli i njohur “Kënga Magjike 2007”, i cili ngriti siparin në Pallatin e Kongreseve mbrëmjen e së premtes, është pritur me mjaft duartrokitje të zjarrta përgjatë tri netëve. Por gjatë gjithë spektaklit, regjisorët Agron Vula dhe Astrit Idrizi, të dy nga Kosova, kanë sjellë te publiku një imazh për t’u admiruar.
26 Nov
E mbani mend djalin rebel të grupit nga Kosova “Ritmi i Rrugës”? Memlin, këngëtarin e këtij grupi, djaloshin e veshur me veshje sportive të gjëra, të ngjashme me veshjet e çdo këngëtari të muzikës Rap në botë? Me siguri e mbani mend, por pak gjasa ka që ta keni parë protagonistin kryesor të këtij grupi të suskesshëm edhe në Shqipëri, brenda një kostumi firmato, e me një kollaro, duke folur për politikën e duke planifikuar një karrierë pranë majave më të larta të politikës së re të Kosovës.Memli Krasniqi mund të konsiderohet sot si një prej njerzve më të afërt të Hashim Thaçit. Ai do të jetë një prej anëtarëve më të rinj në moshë të Kuvendit të Kosovës dhe pret që shumë shpejt të angazhohet me punë edhe pranë ekzekutivit të ri të dalë nga zgjedhjet e fundit në Kosovë. Ka një rrjedhë logjike angazhimi në politikë i këtij djaloshi që ka bërë shumë fansa në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetkë, e që së fundi ka marrë edhe votat e qytetarëve të Kosovës. “Hyrja ime në politikë nuk ka qenë krejt e papritur”, thotë ai në këtë intervistë ekskluzive për MAPO.
24 Nov
Unë e kam njohur shumë kohë përpara, se të lidhesha me të dhe e di karakterin e tij. Për këtë arsye miqësia jonë kaloi në diçka më tepër. Sepse unë e vlerësoja për ato cilësi, që ai kishte në karakter. Kur jemi njohur ne kemi qenë adoleshentë, 17-18 vjeç. Me kalimin e kohës Flori është rritur, është bërë shumë më i përgjegjshëm, shumë më i pjekur, sepse ka qenë shumë çapkën.
Prej më shumë se një viti janë duke jetuar një lidhje sentimentale. Megjithatë pavarësisht asaj, që në media është shkruar rreth kësaj marrëdhënieje duket, se as Soni dhe as Flori nuk kanë preferuar të japin detaje. E ndërsa i gjejmë gjithmonë së bashku, në studion e punës,në lokalet e natës e së fundi edhe në skenë, duket se çifti ende nuk ka provuar bashkëjetësën, ndonëse ky është një fakt, të cilin vetë këngëtarja nuk preferon ta komentojë.
Si po shkon lidhja juaj deri tani?
Shumë mirë. Nuk po them mrekulli, se na marrin më sysh.(qesh)
24 Nov
Se do të kishim shumë shpejt ndonjë lajm të ri nga Elsa Lila, e se ky lajm do të kishte lidhje me festivalin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, nuk qe e vështirë të merrej me mend, ndërsa ajo u shfaq pak ditë me pare duke zbritur shkallet e këtij televizioni. Por ndërsa hamendesimi ynë mund të shkonte deri tek ndonjë ftese speciale drejtuar Elsa Liles për te qenë e ftuara e nderit ne këtë eveniment, ne zyrat e RTVSH-se ishte përgatitur ndërkaq një tjetër surprize. Jo vetëm për ne, por edhe për Elsen vete.
Ditën kur Edmond Zhulali i ka telefonuar për t’i percjelle ftesen ne emër te gjithë organizatoreve, edhe hamendesimi i saj deri tek ajo ftesa speciale për naten e fundit te festivalit- siç kishte ndodhur pesë vjet me pare, kur kendoi “Moj e bukura more”- kishte mberritur. Ndërkohë qe zëri ne telefon i kishte kumtuar një tjetër lajm, atë qe s’ kishte për ta çuar kurrë nëpër mend: te prezantonte Festivalin e RTVSH-se. Si? Me ke? Kujt i kishte shkuar nder mend se ajo mund te drejtonte një festival te tillë? Këto e shumë pyetje te tjera Elsa Lila do të donte t’ia bënte menjehere, aty ne telefon Edmond Zhulalit, por nuk harxhoi asnjë impuls me shumë. Do të kishte gjithë kohën qe do t’i duhej për t’u sqaruar për gjithçka po ndodhte. Ne canten e saj ajo kishte ndërkaq bileten e prerë për udhetimin e radhes (pak ditë pas asaj telefonate) drejt Tiranës, ku duhej të vinte për disa pune te sajat personale. Një koicidence e bukur kjo, qe i vlejti shumë këtë here. Duke u gjendur këtu Elsa Lila do të kishte mundësi te kuptonte me mirë se çfarë kerkohej këtë here prej saj e kështu do ta kishte me te lehtë te vendoste se çfarë duhej te bënte, te pranonte apo jo.
23 Nov
Edhe pse tashmë është në vitin e fundit të gjimnazit vazhdojnë ta konsiderojnë si një vajzë të vogël. Ndoshta kjo, edhe për shkak të shtatit dhe portretit të saj. Në moshën 14-vjeçare u ngjit për herë të parë në skenën e festivalit, ndërsa këtë vit duket se muzika ka zënë një vend të konsiderueshëm në impenjimet e saj. Ky fakt e ka privuar disi gjimnazisten e “Sami Frashërit” nga koha e lirë me shokët e shkollës, megjithatë i ka dhuruar emocione të reja.
Je rritur me këngën dhe gjithmonë ke spikatur për pjesëmarrjen në festivale, që në moshë të vogël. Edhe këtë vit e shohim sërish emrin tënd…
Është hera e tretë, që marr pjesë në festival dhe shpresoj, që për këtë arsye të kem më pak emocione.
Duket se këtë vit, Samanta ka pasur një bum në daljet e saj
publike…
Po, ka nisur me “Këngët e shekullit”, për të vijuar me festivalin
“Kënga magjike” dhe për ta mbyllur me festivalin e fundvitit.
Përse kjo zgjedhje?
Në të vërtetë disa gjëra kanë ardhur spontanisht dhe jo të menduara gjatë. Pjesëmarrja në spektaklin “Këngët e shekullit”,
ka ardhur pas një oferte, që më është bërë nga Adi Hila dhe të cilën e prita me shumë kënaqësi. Është një aktivitet i ndjekur dhe me vlera. Të “Kënga magjike” ka qenë sërish një ofertë e kompozitorit, ndërsa festivali mund të them, një traditë që edhe këtë vit nuk doja ta prishja.
23 Nov
E lançuar në botën e muzikës si një etheiste, duket se Rosela Gjylbegu i hedh të matura dhe me kujdes hapat e saj. Nuk është një nga ato këngëtare, që e shohim në çdo ekran apo e dëgjojmë në çdo radio, por e gjejmë si pjesëmarrëse dinjitoze në evente të ndryshme, që zhvillohen në vend. Pas bashkëpunimit të suksesshëm me kantautorin Pirro Çako një vit më parë, Rosela është sërish pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit në RTSH, ku pse jo mund të pretendojë edhe çmimin. Njëkohësisht studente në vitin e fundit për psikologji duket se ka vendosur të gjejë të mesmen e artë, midis muzikës dhe profesionit.
Prej katër vjetësh je pjesëmarrëse në festivalin e këngës në RTSH dhe duket se ky është një ndër të paktat aktivitete që Roselën e shohim të shfaqet. Përse kjo zgjedhje?
Thjesht është një kënaqësi mundësia që na jepet për të marrë pjesë në këtë event. Emocioni i festivalit të RTSH-së është i veçantë në raport me çdo spektakël tjetër.
Kush janë bashkëpunëtorët e tu këtë vit?
Muzika është e Sokol Marsit, teksti Sokol Marsi dhe Jorgo Papingji, ndërsa orkestracioni është i Shpëtim Saraçit.
Vjet ke zënë vendin e dytë. Këtë vit ke tendencë për çmim?
Nuk jam natyrë që fluturoj. Nëse kënga do të dalë bukur dhe do të vlerësohet, pse jo do të pretendoj edhe për një çmim. Megjithatë këto janë eksperienca dhe unë kam nevojë të rritem artistikisht. Këtë vit ka shumë konkurrencë,që e rrit nivelin e festivalit dhe për mua është´kënaqësi.
23 Nov
Intervistë me organizatoren e “Miss Kosova 2007”, aktiviteti mbahet më 9 dhjetor në “Sheshi 21”. “Miss Kosova 2007” pas një muaji shkon në Egjipt
Seleksionimi i vajzave do të bëhet me datën 26 nëntor, ndërsa
spektakli do të mbahet më 9 dhjetor. Kështu që mendoj se jemi vonuar paksa në aspektin e mbajtjes së spektaklit, mirëpo fituesja do të merr pjesë nëpër disa spektakle me përmasa ndërkombëtare gjatë vitit 2008. Mund të theksoj se në fund të
muajit janar fituesja, pra “Miss Kosova 2007” do të udhëtoj për Egjipt, ku do të mbahet konkursi “Top Models of the World”.
Agnesë Vuthaj është vajza që në vitin 2003 është zgjedhur “Miss Kosova”.Ajo më pas pati edhe shumë suksese duke u shpallur një vit më vonë “Miss Albania”. Ka pasur edhe shumë pjesëmarrje nëpër konkurse ndërkombëtare, ndërsa ajo për dy vite me radhë ka të drejtën të organizoj “Miss Kosovën”.
Kjo është hera e dytë që ju po merreni me organizimin e spektaklit të bukurisë “Miss Kosova”. Cili është ndryshimi që shihni si organizatore nga viti i kaluar?
Agnesa: Kemi premtuar vitin e kaluar se do ta bëjmë këtë si një traditë dhe kjo na ka shtyrë më shumë që të vazhdojmë prapë përkundër vështirësive që kemi hasur vitin e kaluar.Mendoj se një ndryshim nga viti i kaluar është se këtë vit do ta kemi më lehtë sepse kemi marr një përvojë më shumë. Vitin e kaluar kemi pasur disa vështirësi që këtë vit i kemi eliminuar.
22 Nov
Një histori rozë që do ta kishte zili çdo vajzë apo djalë. Një modele e suksesshme dhe një këngëtar po kaq i suksesshëm në një lidhje të bukur dashurie, që fshin edhe distancat mes Miçiganit dhe Shkupit. Dy vite janë mjaft për ta mbajtur sekret. Tani, kur të dy ndihen më të pjekur dhe të sigurt, në kulmin e karrierës së tyre, ata pranojnë se më në fund kanë gjetur njëri tjetrin. Një intervistë me Afërditën zbulon jetën prej modeleje dhe sekretin e saj të dashurisë.
Shumë vajza shqiptare ëndërrojnë të jenë në krah të këngëtarit simpatik Shpat Kasapi, por vetëm një miss ka mundur të pushtojë zemrën e Shpatit. Ajo është Afërdita Dreshaj, një ndër modelet e suksesshme shqiptare të Amerikës. Ajo sfilon, pozon në sesione të ndryshme fotografike, reklamon produkte prestigjioze si marka e makinave “Ferrari”, apo shfaqet në kopertina revistash. Është e mahnitshme dhe çdo mashkull do të dëshironte ta kishte këtë bukuroshe në krah.
Por nuk ka më asnjë shpresë për të tjerët. Afërdita dhe Shpati kanë zgjedhur njëri tjetrin dhe prej dy vitesh jetojnë një histori të bukur, ku distancën mes tyre e shkurtojnë avionët.
Asnjëri nuk i trembet largësisë. Njëri jeton në Amerikë kurse tjetri në Maqedoni, por kur ndjenja, besimi dhe dashuria është e fortë të gjitha mund të kalohen.
Kjo lidhje dashurie u mor vesh vetëm pak javë më parë, sigurisht, në formën e një thashethemi, por që në këtë intervistë, Dreshaj e ka konfirmuar vetë. Të dy janë njohur në SHBA, ku Shpati kishte për të dhënë një koncert. Janë pëlqyer dhe kanë krijuar këtë marrëdhënie, të cilën të dyja palët e konsiderojnë të mrekullueshme.. (more…)
21 Nov
Eranda Libohova po përjeton një rini të pafund. Në karrierë, në jetë dhe imazh. Ndër këngëtaret më interesante dhe të pëlqyera të një publiku të gjerë, ajo tashmë e di se çfarë kërkon: perfeksion në muzikë dhe një jetë emocionale aspak stresante.
Për mua dashuria nuk ka përkufizim, sepse është aq e ndryshme aq e gjerë aq e madhe sa nuk ta krijon mundësinë ta kufizosh”. Është ky koncepti për dashurinë i këngëtares Eranda Libohova, e cila vjen në një intervistë speciale për revistën “Shqip”. Nuk e ndjen asnjëherë veten vetëm dhe nuk e sheh më martesën si një domosdoshmëri. Janë këto disa nga mendimet e këngëtares, që aktualisht po prezantohet plotësisht shkëlqyeshëm në spektaklin “100 këngët e shekullit”. Pas një stine, jo pak të suksesshme në aspektin profesional, dy klipe të reja do të jenë surpriza e radhës e Erandës. Ndërkohë që Eranda ka gjetur kohën për të na treguar për projektet dhe jetën e saj. Për më tepër, le të udhëtojmë së bashku në këtë rrëfim me Erandën.
Çdo të thotë për ty të jesh një nga këngëtaret VIP në spektaklin “100 këngët e shekullit”?
Ndihem e nderuar që jam 1 ndër 10 artistët e përzgjedhur për të përcjellë këngët më të bukura shqiptare. Unë kam kënduar përkrah të mëdhenjve të muzikës tonë Avni Mula, Gaqo Çako, Vaçe Zela, sepse në fillimin e karrierës time kanë qenë pjesëmarrjet e tyre të fundit në festivale. Atëherë i shihja me admirim dhe këngët që ata interpretonin sigurisht që ishin materiale të zgjedhura. Pikërisht ato unë kam fatin që t’i risjellë sot para një publiku që i njeh, por edhe te një brez që nuk i njeh.
Cila është një nga këngët e repertorit të këtij edicioni, që ty të ngacmon dhe të pëlqen më shumë?
Nuk mund të bëj ndarje kategorike, por më të veçuarat janë “Kënga e Mrikës”, e N. Dokos, “Udhëtuam së bashku” e E. Shëngjergjit.
20 Nov
Ho Ho Ho sup’ sup’ sup! Babgjyshi vitit të ri ju sjell 50 cent dhurate!!! Albaniac ka mësuar dhe ka te KONFIRMUAR 100% ardhjen e rreperit 50 cent ne Prishtinë për koncert. Me 17 dhjetor ne stadiumin e Prishtinës, rreperi 50Cent do të mbaje një koncert ne kryeqytetin e Kosoves.Ai është i ftuar nga kompania Ipko e cila promovon atë ditë lancimin e linjes se dytë celulare ne Kosovë.Ky lajm është konfirmuar nga kompania e menaxhimit Charmenko, e cila ka sjelle ne Shqipëri edhe Vaya Con Dios,Europe, Apollo 440,Panjabi MC etj.Ne faqen e 50cent ende nuk është publikuar data,por për ata qe kanë ndonjë fije dyshimi, ai do të jetë me date 16 për koncert ne Spanje dhe ne 19 për koncert ne Marok, pra 17-18 TBA d.m.th. To Be Announced (Për tu njoftuar). Burime nga zyrat e Ipkos tregojnë lajmi është i vërtetë dhe me 17 dhjetor 50Cent do jetë ne Prishtinë. Shake it loqki se o jor birthday!
albaniac