Archive for December, 2007

vipat.jpgNata e ndërrimit të viteve do të festohet në mënyra të ndryshme nga personazhet VIP. Më të preferuarit mbeten Mali i Zi dhe Maqedonia ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre, kryesisht politikanët, trokitjen e 1 Janarit do e presin në shtëpi. Ja si do e presin Vitin e Ri disa prej tyre…

Elvana Gjata – Data 31 Dhjetor do e gjejë në Zvicër. Këngëtaren e presin një sërë koncertesh dhe nata e ndërrimit të viteve do të jetë e rastësishme në këtë vend. ‘Kam patur shumë koncerte dhe jam ende e angazhuar me to. Pres që në Tiranë të kthehem në datën 10. Do bëj pak pushim dhe koncertet nëpër vende të ndryshme të Europës do të nisin sërish’- tregon ajo.

(more…)

normal_arbana-osmani.jpgKur shkruam se Arbana Osmani ishte kandidatura më e mundshme dhe më e pranueshme për të drejtuar “Big brother” në Shqipëri, me siguri nuk gabuam. Jo vetëm për faktin, që informacionet jozyrtare brenda “Top Channel” ishin të besueshme, por edhe pse prezantuesja e suksesshme e disa spektakleve ishte mundësia më e mirë për të qenë drejtuese e “Big brother”. Tashmë emri i Arbana Osmanit është zyrtarizuar nga drejtuesit e “Top Channel”.Dhe ajo ndjehet shumë e kënaqur për këtë mundësi, që i është dhënë. “Jam shumë e kënaqur”, vetëm kaq mund të them, pohon ajo.

(more…)

Ornela Bregu posesive në dashuri

normal_ornela-bregu0.jpgImazhi i saj prej një femre të butë dhe të brishtë duket se këtë radhë ka marrë nota më posesive. Prej vitesh e larguar nga skena muzikore Ornela Bregu i është rikthyer sërish këngës, por në një mënyrë tjetër. Jo në skenë, por në ekran. Pak ditë më parë në kanalin muzikor BBF është shfaqur klipi i ri këngëtares dhe kënga “Dashuri me patjetër”. Me një luk tepër ndryshe nga sa e kemi parë zakonisht, Ornela Bregu vjen me një këngë që e prezanton posesive edhe me ndjenjë.Nuk dimë nëse kjo është natyra e Ornelës, apo e autorit të tekstit, megjithatë ky është një imazh, të cilin publiku deri më sot nuk e ka njohur deri tani. Përveç veshjeve, një pjesë të të cilave i kemi parë edhe tek “Tirana Fashion Week”, nuk mund të themi nëse kjo dalje muzikore e Ornela Bregut do të shoqërohet edhe me të tjera performanca apo ndoshta ky rikthim në muzikë ishte thjesht një pasion. E shkëputur nga skena dhe ekrani prej një kohe të gjatë, Ornela Bregu është impenjuar momentalisht me punën e saj në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës. Pak kohë më parë ajo u rishfaq edhe si prezantuese në “Tirana Fashion Week”, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë impenjim tjetër artistik më serioz.

PanoramaPlus

Vesa Luma ndryshon stil

vesaluma.jpgVajza e ëmbël bionde, që është bërë e njohur në Shqipëri falë pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Ethet…” duket se ka vendosur të ndryshojë stil. Dhe jo vetëm në mënyrën e saj të prezantimit në skenë, por edhe në pamje. Ndonëse gjithmonë, që nga dalja e saj e parë ka qenë me flokët e verdha këtë radhë Vesa Luma e ka errësuar paksa ngjyrën e tyre, gjë që realisht ka egërsuar disi edhe portretin e saj. E megjithatë duke qenë se ekrani kërkon vazhdimisht ndryshime gjithçka është e pranueshme. Por përveç pamjes, siç e thamë kohët e fundit Vesa ka ndryshuar edhe mënyrën e të kënduarit. Baladat e qeta apo këngët e gëzueshme, tashmë ia kanë lënë vendin këngëve ritmike,në të cilat Vesa, tashmë´si një zonjushë e pjekur nuk ngurron të nxjerrë në pah edhe hiret e saj
femërore.

(more…)

  • 6 Comments
  • Filed under: Vesa Luma
  • anbeta.jpgNëse prej vitesh kanë ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në Itali duket se për të festuar Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani preferojnë vendlindjen. Të dy balerinët e njohur shqiptarë, janë parë këto ditë në Tiranë, e madje në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku jo vetëm janë takuar me miqtë dhe kolegët, por edhe janë bërë spektatorë të koncertit të organizuar me rastin e festës së Krishtlindjeve. Nga sa mësojmë të dy balerinët kanë ardhur në Shqipëri vetëm për të pushuar dhe festuar dhe pa ndonjë angazhim artistik. Kledi tregon se tashmë ka përfunduar me sukses në Itali shfaqjen “Romeo dhe Zhuljeta”, ku ishte në rolin e Romeos, një personazh, që e ktheu në skenën e baletit klasik.

    (more…)

     Jo me Ermal Mamaqin por me lider të grupir Florian Mumajesin. Ashtu siç kishin qenë që në fillimet e tyre. E kur u ndanë për ca arsye që ata i rrëfejnë sot për herë të parë. Sepse tani nuk ka më të fshehta. Flori, Soni dhe Eriosti zbulojnë pse janë u bënë përsëri bashkë.

    normal_the-dreams.jpg

     Që Flori Mumajesin ta shohësh shpesh herë të ngjisë e të zbresë shkallët që të çojnë në studion e tij në ambientet e Nrg Radio, kjo nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme.Sepse ai kalon atje pjesën më të madhe të ditës.E ndonjëherë edhe të natës.Këtë e dinë të gjithë. Që të shohësh teksa edhe Soni hyn e del shpesh aty, as kjo nuk përbën habi. Bashkëpunimi i tij me Florin dhe radion Nrg është i hershëm. Ndërsa të shohësh edhe Eriostin që së fundmi bën të njëjtën gjë, kjo po, të bën të dyshosh. Çne tre djemtë e ish-grupit The Dreams, të ndarë prej kaq shumë vitesh, të shihen kaq dendur së bashku? Mos vallë…? Në fakt po. Është e vërtetë. The Dreams u ribashkuan! Pas shtatë vjetësh të ndarë…

    (more…)

    rovenadilo1.jpgNë një intervistë për gazetën “Sot”, këngëtarja e mirënjohur flet për vitin që po mbyllet dhe atë që po afron.Por dhe mbi planet në aspektin profesional, duke treguar detaje mbi videoklipin dhe albumin e ri që do të nxjerrë. Ndalet në urimet për shqiptarët duke treguar pse dëshiron të ndalet në ato që i cilëson “halle tradicionale”. Si dhe me cilët do të kalojë mbrëmjen e shumëpritur të ndërrimit të viteve.
    -Jemi në ditët e fundit të 2007-ës dhe për rrjedhojë pyetja është si ka qenë për ju ky vit?
    Mund të them se viti që po mbyllet ishte i mbushur me veprimtari të cilat në aspektin profesional, atë të këngës, sollën jo vetëm suksese por dhe risi. E them këtë sidomos kur kam parasysh faktin se në muajt e parë të 2007-ës, në tregun muzikor doli kënga “Dorëzohem”, me një videoklip që mendoj se ishte i arrirë.

    (more…)

    golemi_eva.jpgËshtë një nga zërat më brilante të muzikës lirike, e cila ka disa vite që është pjesë e pandarë e roleve kryesore në vepra të ndryshme operistike. Tashmë ajo e ka krijuar rrugën e saj artistike duke u bërë një nga zërat më të talentuar edhe në skenat evropiane. Këngëtarja lirike Eva Golemi e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1996 pa mbaruar akoma Akademinë e Arteve me rolin e ‘Dona Anës’ në operën “Don Xhovani”. Pas këtij roli ajo vazhdoi rrugën e saj në TOB ku deri tani ka interpretuar rreth 21 role ku më të rëndësishmit janë: roli i Violetës në operën “Traviata”, roli i Xhildës në “Rigoletë”,roli i Lju në “Madam Butterfly” etj, por një nga interpretimet më të shkëlqyera së fundi është edhe roli i Rosalindës tek opereta “Lakuriqi i natës”. E vlerësuar si “Femra e vitit 2006” këngëtarja lirike Eva Golemi pranon me shumë dëshirë që në këtë fundviti të na tregojë rrugën e bukur dhe të vështirë të karrierës së saj.

    (more…)

    Vajzat e Kalendarit

     Kalendari Miss Shqipëria 2008 Miss-et veshin muret

    erisa-mancellari.jpgNga studente të zellshme në vajza që pozojnë për kalendarët. Pothuajse të gjitha aspirojnë të bëhen ekonomiste, ndërsa sfilatat apo moda përbëjnë një hobi të jetës së tyre. Me shumë dëshirë kanë pozuar për kalendarin “Miss Shqipëria 2008”, si për të përmbushur një dëshirë të moshës dhe për t’u treguar të gjithëve se viti nis bukur, kur nis me ta. Vajzat e mbara të kalendarit 2008!  

    Kalendarët e miseve: një burim estetik shumë i mirë për t’i kujtuar të gjitha femrave një mundësi të veshjes me shije, sipas muajve të caktuar. Objekte të një koleksioni ku koleksionohen jo thjesht datat, muajt apo vitet, por edhe emancipimi shoqëror, estetik, kulturor, përmes imazhit të vajzave të bukura dhe prezantimit të natyrës sonë.   
    “Kalendari Miss Shqipëria 2008”, si për të përmbushur të parën traditë të kalendarëve krijuar nga “Deliart Association”, këtë vit sjell një ide krejt të re të prezantimit të misseve në kalendar. 

    (more…)

    I kemi parë duke kënduar. Por ja që ato kanë synuar përtej kësaj. Të bëhen edhe modele. Sepse janë të gjitha vajza që dinë të vishen bukur, kanë shije të holla dhe fizik elegant.Ç’duhet më shumë për përshkuar një pasarelë apo reklamuar veshje para një aparati fotografi ?Është loja e tyre e preferuar.Që ndonjëherë të kapërcejnë kornizat e këngëtares dhe të shfaqen si modele të njëmendta, duke pozuar ose duke sfiluar. E fundit që e bëri ishte Jonida Maliqi. E para saj edhe Adelina Ismaili, Soni Malaj, Orinda Huta dhe Elvana Gjata.

    elvana-gjata0.jpg

    Elvana Gjata mund të quhet imazhi i Taxi Mapo. Sepse përveç fotografive që t’i kap syri anë e kënd dyqanit, edhe një reklamë televizive ka për imazh pikërisht këngëtaren Elvana Gjata. Në ekran dalin një nga një fotot ku ajo ka pozuar me veshjet e këtij dyqani dhe zëri është sigurisht i saji.

    (more…)

    Familja presidenciale Topi

    E diela e parë e këtij gushti, e gjen familjen Topi në shtëpinë e e tyre rrëzë Dajtit. Koha paksa e vrenjtur dhe disa takime jo pak të rëndësishme të këtyre ditëve të para të fillimpunës pas zgjedhjes nga parlamenti si President të Bamir Topit, e kanë detyruar kreun e ri të shtetit të mos largohet nga Tirana.

    normal_familjatopi0.jpg

    Por ka ndoshta edhe një tjetër dilemë: në familjen e Presidentit të ri të Shqipërisë, akoma nuk ka zënë vend ideja se Bamir Topi është presidenti. Dhe natyrshëm nëse do të donte të kalonte një fundjavë ndryshe me familjen e tij, mund të pushonte në çdo vilë qeveritare që është përcaktuar enkas për krerët e shtetit, në Pogradec, Vlorë, Durrës apo…Dajt.
    Por ndërkohë për të pushuar në Dajt nuk e ka fare problem. Ja vila e tyre private gjendet rrëzë malit, dhe familja me katër persona, nuk do ta zëvendësonte për asgjë në botë, komoditetin që u krijon shtëpia. E pse duhet të ndodhte ndryshe? Bamiri, kujdeset këtë mëngjez të diele për kopshtin e madh të vilës që në orët e para të mëngjezit; Teuta, si një amvisë e mirë merret me punët e shtëpisë dhe bërjen e gjellës për drekë, ndërsa dy vajzat Nada dhe Etida, kalojnë orët e para të mëngjezit ose duke dalë për ndonjë kafe me shoqet, ose duke lexuar, e parë televizor.

    (more…)

    Vajzat e presidentit. I pëlqen Nadës dhe Etidës t’u thërrasin kështu. E madhja, Nada, është më e lirshme, ndërsa e vogla, petroninsja, është më e turpshme. Të dyja vajzat i ngjajnë Bamirit. Kanë marrë prej tij pothuajse gjithçka, edhe nga sytë, por ajo që bie më shumë në sy është shtati: vajzat janë të gjata sikurse i ati.