31 Jan
Pas Dragotit, vëllezërve Belushi dhe Eliza Dushkut, një tjetër aktor shqiptar po afirmohet në Hollivud

Nga Nju-Jorku, Beqir SINA
Luan Bexheti, producenti e aktori i njohur nga Tetova, të martën në mbrëmje dha shfaqje në njërën prej teatrove të famshëm të Brodueit, kësaj here si komedian. Ai tashmë është afishuar në stendat e reklamat e këtij bulevardi mahnitës njujorkez dhe tërheq disi edhe vëmendjen e adhuruesve të këtyre shfaqjeve. Luan Bexheti, pas disa aktrimeve të suksesshme dhe realizmit të disa filmave, vjen në teatrin e quajtur “Gotham Comedy Club”, i cili ndodhet në adresën “208 W.23rd street” mes “7th dhe 8th Ave në Manhatan”. Bexheti thotë se kënaqësinë më të madhe si në aktrim, edhe në produksionin e filmave e ndien kur ndiqet me vëmendje, sidomos prej shqiptarëve. Kulmi i deritashëm i karrierës së Bexhetit mund të quhet pjesëmarrja në shfaqjen televizive “Majkëll Mur live” të regjisorit Majkëll Mur, i cili vitin që shkoi fitoi çmimin e parë të Kanës me filmin dokumentar kushtuar ngjarjeve të 11 shtatorit në Amerikë, “Farenhajt 9/11”.
Luan Bexheti ka lindur në Odri afër Tetovës, në Maqedoni, më 11 gusht 1972. Në moshën katërvjeçare familja e tij largohet drejt Norvegjisë, ku aktori shqiptar shkon çdo vit me pushime. Ndërsa pushimet verore Luani i kalon në Tetovë, ose në ishujt Karaibe.
31 Jan
Pervec kengeve te reja, rrepisti starton se shpejti prezantimin e nje emisioni radiofonik mbi kulturen hip-hop dhe te rinjte qe duan te rivijne ne kete fushe.

Pas disa bashkepunimeve te suksesshme qe e afirmuan ne skenen muzikore, kesaj here Big Basta ka vendosur te hedhe ne tregun muzikor nje kenge ku protagonisti do te jete vete ai. Eshte hera e pare qe “bastardi i madh” i muzikes se zeze promovon nje krijim, qe e perfaqeson ne ate cka ben. Ka zgjedhur nje titull ne gjuhen angleze, per te goditur me shume degjuesit. “Club Simphoni” eshte nje kenge teper e vecante per rrepistin, pasi i ka kushtuar kohe dhe nje vemendje te gjate. Vetem pak dite me vone, “Simfonia e klubeve” do te shfaqet ne stacionet e ndryshme muzikore, por jo vetem kaq… Ne te njejten kohe ka ne plan te nxjerre edhe nje tjeter kenge te titulluar “Gangsta”, nje bashkepunim me Julken. Sic duket, rrepisti e ka te veshtire te heqe dore nga bashkepunimet, te cilat jane edhe celesi i suksesit te tij. Per momentin po punon per albumin e tij te pare, qe pritet te hidhet ne treg se shpejti. Nderkaq, ne fillim te javes tjeter do te startoje nje emision radiofonik kushtuar kultures hip-hop. Per tri dite me radhe dhe gjate nje minutazhi prej 90 minutash, ai do te prezantoje emisionin “NRG Baze”. Per detaje te metejshme, Big Basta rrefen ne intervisten dhene per gazeten “Korrieri”.
30 Jan
Vildane Zeneli

Datëlindja: 8 Tetor 1985
Vendlindja: Prishtinë
Vendbanimi: Amerikë
Gjatësia: 1.77 cm
Pesha: 52 kilogramë
Studimet: HUNTER COLLEGE (Nju Jork) dhe NEW YORK UNIVERSITY
Motoja: Të kem besim te vetja
Ambiciet tuaja: Të jem dikushi në botë dhe të di të vlerësoj të tjerët, të cilët nuk e kanë këtë mundësi si unë
Vlerëson: Të besoj në Zot dhe të kem raporte të afërta me familjen time. Të jem mirënjohëse prej nga kam ardhur që të mundem të jem mirënjohëse për atë që kam dhe ku do shkoj.
30 Jan
Këngëtarja e njohur Soni Malaj, aktualisht po punon për një videoklip të ri, i cili pritet të jetë diçka tepër speciale.

Një zhanër i palëvruar kurrë më parë nga Soni, që edhe këtë herë do të realizohet në studiot më të mira muzikore në Maqedoni. Ka provuar baladën, muzikën pop e së fundi me “Zigzag” tentoi edhe në ritmet R/B, duke bashkëpunuar me reperin e suksesshëm Big Basta. Ndërsa hiti i fundit mendohet të jetë diçka tepër e veçantë, plot ritëm e melodi, e shoqëruar edhe me një videoklip të realizuar. Gjithë këtë e zgjodhi vetë Soni, për të ardhur ndryshe tek audienca dhe fansat e kudondodhur. Korrieri
30 Jan
Modeli shqiptar që ka ndërtuar karrierën e tij në tokën e kangurëve (Australi),gjithnjë ka qenë i rezervuar sa i takon jetën
së tij private. Por mësohet se Afrim Alia, i pagëzuar me emrin Alesio, nuk është më singëll, kështu që gjithë vajzat e çmendura pas imazhit të bukur të djalit tropojan bëjnë mirë ta harrojnë atë.

Sapo ka nisur një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare, e cila thuhet se është një femër e realizuar dhe me një të ardhme të sigurt. 30-vjeçari Alia është shprehur gjithmonë nëpër media, se lidhjet e tij dashurore kanë qenë kalimtare, pasi femrat kanë kërkuar martesë me të. E kush nuk do ta donte një djalë të pashëm, që nënshkruan disa kontrata milionere në vit e që premton një jetë luksoze?
29 Jan
Kur gazeta “Korrieri” ishte e para media qe publikoi nje foto te bukuroshes Eralda Hitaj duke u përqafuar me një futbollist të njohur si Eleandro Pema, ajo nxitoi që të mohonte lajmin, madje arriti deri atje sa akuzoi gazetarët për shpifje.

“Ajo është një foto interneti që gazetat e kanë gjetur nëpër site elektronike duke na vënë ne të dyve bashkë, e duke prerë njerëzit e tjerë më të cilët ishim të shoqëruar atë natë”, ishte kjo shprehja e Eraldës në atë kohë. Por, ja që e vërteta rezulton ndryshe! Angelina Jolie shqiptare eshte pare duke hecur e perqafuar neper rruget e Bllokut, nen shoqërinë e djaloshit me të cilin prej disa vitesh ndan jetën private. Tashmë nuk ka kurrfarë dyshimi! Eralda dhe Eleandro janë tejet të dashuruar bashkë, aq sa nuk kanë vonuar që t’a bëjnë publike lidhjen e tyre.
29 Jan
“Jam gjithmonë korrekt”

Mëngjeseve, e gjen te e njëjta kafe e preferuar, aty ku pak kohë më parë ka qenë edhe vendi i bashkimit të “Tre Muskëtjerëve”. Redoni, besnikërisht, vazhdon ta pijë aty kafenë e mëngjesit, para se të shkojë në punë, tek ish-Ansambli i Ushtrisë. Shumë shpejt do ta shohim në një koncert që do të bashkojë dy ish-grupe, “Arb” dhe “The fish”, ku këngët do të shoqërohen me kitarë akustike. Premton edhe për një videoklip, ndërsa ende mbetet ëndërr realizimi i një albumi, për shkak të faktorëve të jashtëm, siç shprehet edhe vetë ai.
29 Jan
Ne nje gazete te perditshme shqiptare po qarkullon nje foto e kengetares maqedonase Big Mama, ku ajo se bashku me nje mikun e saj jane kapur ne nje moment qe te le pershtypjen se ata po marrin kokaine.

Qe kengetarja eshte nje nga ato vajzat e thekura pas jetes se nates, kete nuk e kemi vene kurre ne dyshim, aq sa shpesh nga konsumi i tepert i alkoolit ajo ben gjeste aspak te hijshme, por deri tek droga jo. Edhe vete Bigu eshte shprehur e habitur nga ky perfundim i medias se ketushme, duke shtuar se ai moment i fiksuar nga fotografet nuk ka lidhje me drogen, “pasi une nuk perdor kurre droge”, ka perfunduar ajo.
Korrieri
29 Jan
Ka vendosur të rikthehet pas një periudhe pauze dhe një mungese të gjatë në skenën shqiptare Adrian Gaxha. Sërish me një baladë të titulluar “Vetveten e mashtroj”, por kësaj here fabula e këngës së re duket se ka një emër real, që gjallon çdo ditë e më shumë në zemrën e Gaxhës.

Pikërisht kjo është arsyeja nga lindi ideja e këngës së re që sapo është lançuar, edhe pse nuk ka një videoklip. Kësisoj, këngëtari maqedonas na sjell një krijim muzikor njëqind për qind real. Një gjë të tillë e pohon vetë Gaxha në një prononcim për gazetën “Korrieri”. “Kam pak kohë që simpatizoj një vajzë nga Tirana, e cila nuk është e njohur, por mua më pëlqen. Prej këtej më lindi ideja që të shkruaja baladën të cilën,sapo e kam promovuar”.
28 Jan
Jam tërësisht e dashuruar me gjithçka që më bën të lumtur

Modele, prezantuese, aktore, këngëtare. E çfarë nuk jemi mësuar ta shohim vajzën-seksi Ingrid Gjoni! E veshur sportive, si gjithmonë e këndshme dhe e hijshme, por edhe me shumë humor, rrëfen detajet e klipit të saj më të ri, të quajtur “Vitamina”. Në një intervistë, disi të veçantë e të parealizuar më parë, në makinën e saj, ku ajo e ngiste duke i rënë rreth e qark Tiranës, u përgjigjej shumë spontanisht pyetjeve të drejtuara. Si gjithmonë, Gjoni i mendon mirë klipet. Përpara se t’i realizojë, ajo thotë se është dakord me proverbin “Më mirë pak e saktë”.
28 Jan
Nuk konsiderohet koncert nëse mblidhen më pak se tri mijë njerëz

Këngëtarja e suksesshme kosovare Genta Ismaili, sapo ka nxjerr në treg albumin e saj muzikor, por ajo nuk pushon së punuari, pasi gjatë qëndrimit të saj në Amerikë kohët e fundit ka realizuar katër këngë në anglisht që priten të dalin së shpejti. Bota e muzikës për këngëtaren Ismaili është shumë e çuditshme, sepse të fut në labirinte dhe eksplorime të zhanreve të ndryshme muzikore. Ajo thekson faktin se “ndihet mirë në të gjitha këngët që i flenë në shpirt. Ndërsa në lidhje me të dashurin e saj Milotin të cilin e ka dhe menaxher ajo thotë se ndihet jashtëzakonisht mirë dhe e lumtur.
28 Jan
Loreta Kacka eshte kengetarja e njohur durrsake, e cila e ka ndertuar karrieren e saj artistike ne Kosove, por edhe me gjere. Pohon se eshte gjithe kohen eshte ne levizje, sepse ofertat per te kenduar i vijne nga te kater anet e botes. Ne kete interviste nuk ngurron te flase per ceshtje edhe me delikate te jetes se saj: si studioi mjekesi per t’i bere qejfin mamit, koncertet e panumerta, marredheniet me koleget kengetare dhe jeta private e biondines me sy bojeqielli
Klipi jua