29 Feb
Evertoni nuk heq dorë nga Lorik Cana, pasi ka bërë një tjetër ofertë në adresë të mesfushorit shqiptar, duke vënë në “pjatë” 14 milionë euro.

Anglezët i kanë bërë një tjetër ofertë zyrtare Olimpikut të Marsejës për kapitenin e tyre dhe ndryshe nga hera e parë, këtë radhë, menaxherët e klubit nga Liverpuli kanë kontaktuar edhe me vetë futbollistin. “Përgjigja ime ka qenë negative, pasi ashtu siç e kam thënë edhe më parë, nëse do të largohesha nga Marseja, këtë do ta bëjë vetëm për një klub të madh të arenës evropiane”, ka thënë futbollisti. Një nga skuadrat që i pëlqen Canës, përveç Milanit, është edhe Bajerni i Mynihut dhe duke qenë se aty luan një nga shokët e tij, Frenk Riberi (ish-marsejez), nuk përjashtohet mundësia që të bëhet ai ndërmjetësi i fillimit të tratativave.
27 Feb
Këngëtari prishtinas hap një lokal tek “Blloku” në Tiranë

Këngëtari Ermal Fejzullahu tashmë ka një motiv më tepër për të shtuar vizitat e tij në kryeqytetin shqiptar. Kjo, sepse prej disa ditësh nuk do të jenë vetëm evenimentet muzikore dhe ftesat për koncerte që do e sjellin në Tiranë, pasi djaloshi ka menduar seriozisht për një të ardhme të sigurt, që këtë herë duket se nuk është muzika. Ermali ka hapur lokalin e tij në qendër të zonës së ish-Bllokut, si një pikë strategjike që mund të thithë shumë klientë.
26 Feb
Parukierja shqiptare në Hollywood.Disa orë me Suzana Nezirin, vajzën që ndryshon imazhin e Roberto De Niros, Britney Spears, Sara Jessica Parker, Kim Cattrall, Julianne Margulies, Bridget Moynahan etj.

Para se pop ylli amerikan, Britney Spears t‘i kapte vet në duar gërshërët, flokët e saj shpeshherë ia ka prerë dhe parukierja shqiptare, tetovarja Suzana Neziri. Por, lista e aktorëve të Hollywood-it që kanë punuar me Suzanën është shumë e gjatë. Ajo është shpërblyer me shumë çmime ndërkombëtare për punën e saj me njerëzit që kanë kërkesat më të çuditshme në botë. E stolisur me një “Emmy Award”, Suzana thotë se nuk është aspak e lehtë që të punosh me artistë, aktorë, gazetarë apo këngëtarë. Përveçse gjithmonë i kanë flokët të pastruara, ata kanë kërkesa shumë të mëdha. Në përpjekje për t‘u bërë sa më të bukur, shpeshherë aktorët dhe këngëtarët me të cilët ajo ka punuar janë të neveritshëm. Por nuk është i tillë aktori Robert De Niro.
26 Feb
Pas përfundimit të spektaklit, flasin fituesja Kejsi Tola dhe dy Dorinat.
Kejsi Tola: “Qava kur përqafova Garucin”, Dorina Garuci: “Vendi i dytë?! Mirë dhe jo mirë”, Dorina Xërxa: “Jam më tepër rok, se pop”

Për Dorina Xërxën, “Ethet” kanë qenë vërtet një eksperiencë e bukur, gati si një lloj pikniku eksplorues në zona të panjohura dhe çlodhës njëkohësisht. Temperamenti i saj tërësisht sportiv nuk e lejon t‘i vendosë vetes barra të rënda psikologjike apo ankthe mbi fatin e saj. I mjafton një siguri mbi veten; një bindje se di të bëjë diçka dhe madje shumë mirë. Mbrëmë ajo ishte e eliminuara e fazës së parë të finales, pasi u kishte “mbijetuar” disa nominimeve, por që gjithmonë ia kishte dalë të mos ishte ajo që duhej të largohej. Mbrëmë nuk ndodhi kështu, por asgjë nuk ka ndryshuar në temperamentin e saj prej “macke të lezetshme”. Ja si shprehet për veten vajza nga Gjakova, e cila ndjek studimet e mesme për matematikë dhe informatikë?
26 Feb
Kengetari shqiptar do te perfaqesoje Maqedonine me nje kenge te kenduar sllavisht

Ka mbaruar finalja e Festivalit të Shkupit dhe trioja Tamara Vrcak dhe Adrian Gaxha janë shpallur fitues të këtij festivali me këngën “Vo ime na Ljubovta”, duke marrë një total prej 24 pikësh. Duket se këtë herë suksesi i ka prirë Tamarës dhe Adrianit, të cilët kanë konkurruar edhe më parë në këtë festival, por kanë arritur të kualifikohen në vend të dytë (Tamara në 2007 dhe Adriani në 2006). Ndërkohë, Gaxha dhe Vrcak nuk janë të huaj për njëri-tjetrin, pasi një prej hiteve të vitit të shkuar në Maqedoni, “Magjia”, ishte një bashkëpunim i dy artistëve. Fatkeqësisht dhe çuditërisht, një prej pretendentëve kryesorë, Tuna, u rendit në vendin e shtatë, gjë që habiti jo vetëm fansat e këngëtares.
26 Feb
Këngëtarja: “E kuptova që klipi ishte i vjedhur”

Pasi i kishte munguar ekranit për një kohë relativisht të gjatë, në daljen e saj të fundit, këngëtarja Genta Ismajli, u përball edhe me qortimet për klipin e ri, “të vjedhur”.Një lajm i bërë i ditur nga revista albaniac në internet dhe i shoqëruar më pas me reagimet dhe qëndrimet e ndryshme të fansave, rreth klipit dhe imazhit skenik të Gentës. Bëhet fjalë për videon e këngës “Sa ilaçe”, në të cilën vërehen sekuenca të ngjashme me klipin e
këngëtares portorikane Jenifer Lopez, në këngën “Hold it, don’t drop it”. Këtu mori rrugë edhe pyetja: A ishte zgjedhje e Gentës apo e regjisorit të klipit? E kontaktuar nga gazeta, këngëtarja rrëfen për sekuencën e ngjashme të klipit të saj dhe videos së Jenifer Lopez.
25 Feb
“Ethet”, triumfon Kejsi Tola
Mbrëmë përfundoi edicioni më spektakolar i show-t të madh të këngës dhe interpretimit, realizuar nga “Top Channel”

Kejsi Tola është fituese e edicionit të katërt të “Etheve”, që kësaj radhe u njësuan me emrin e një televizioni të madh si “Top Channel”, duke u renditur si një ndër spektaklet më të arrira në fushën e teknologjisë televizive. Kjo u vu re dhe mbrëmë, në natën finale, ku idetë e Adi Krastës dhe Pali Kukes, dyshes që ka ngjizur që në embrion këtë show gjigand të këngës, u shpërfaqën me një realizim perfekt nga ana e stafit artistik, teknik e organizativ të “Top Channel”.
25 Feb
Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Nora Istrefi, gëzimin për pavarësinë e vendit të saj ka dashur ta shprehë me çdo mënyrë.

Ka festuar bashke me familjen e me të afërmit e saj të dielën e madhe, kur Kosova u bë shtet i pavarur. Ka uruar shumë miq e të njohur me anë të mesazheve, dhe një të tillë nuk ia kurseu as gazetës ‘Bluetooth’.
25 Feb
Ilva Tare vërtet nuk u pa nga publiku shqiptar përgjatë transmetimeve maratonë të televiz ioneve në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por ajo nuk i mungoi ekranit, dhe këtë herë erdhi fuqishëm, duke surprizuar të gjithë, ndoshta edhe parashikimet e saj duke u shfaqur në studiot e televizionit “Al-Xhazira”.

Rrjeti prestigjioz i transmetimit “Al-Xhazira”, që njihet ndryshe dhe si CNN-i i Arabisë Saudite, tani ka bërë të tijin Ilva Taren në pozicionin e analistes për çështjet e Ballkanit. Nuk bëhet fjalë aspak për një thashethem, është krejtësisht e vërtetë. Fotot e siguruara nga ‘Bluetooth’ flasin vetë, Ilva Tare në transmetim të drejtpërdrejtë për minuta të tëra.
25 Feb
Reagimit i këngëtarit Shpat Kasapi, pas publikimit të fotove, në shtrat me dy meshkuj

Publikimi i disa fotove të këngëtarit Shpat Kasapi në shtrat me dy meshkuj të tjerë nga një e përjavshme në Tiranë do të bëhej objekt bisede gjatë ditëve të muajit shkurt në shumë ambiente. E për më tepër komenti që i përfshinte ata në skena erotike do të ishte edhe më i çuditshëm. Për herë të parë këngëtari flet duke rrëfyer të vërtetën e natës 9 shkurt, ku ai gjendej në Tiranë për një koncert. Arsyet përse gjendej në shtrat me dy meshkuj dhe përgënjeshtrimi i gjithë akuzave të tjera të hedhura mbi të.
25 Feb
Edicioni i ‘Top-Fest’ i këtij viti ka bërë që të ketë shumë prurje të reja në muzikë, secila interesante në llojin e vet. Këngë këto që u bashkohen edhe artistëve VIP të skenës. Një ndër këto prurje të reja në muzikë është edhe Enxhi e cila në fakt ka qenë pjësëmarrëse edhe ne edicionin e vitit të kaluar në këtë konkurs madhështor të muzikës.

‘Limonata’ quhej kënga e cila në bashkëpunim me Don Enion shfaqi mjaft sukses në skenë. Është vetëm 16 vjeç dhe është e integruar edhe nëpër koncerte në shtetin fqinj në Maqedoni. Vajza nga Durrësi, po përgatitet edhe për këtë vit me një këngë me të cilën do të konkurojë.
23 Feb
Tre etheistet rrëfejnë emocionet para natës finale

Por çfarë do të ndodhë këtë vit? Nga gjithçka kemi parë në skenë edhe ne besojmë,që vajzat janë të treja rivale me pretendime të njëjta, ku është vështirë të veçosh dukshëm ndonjërën prej tyre. Duke llogaritur këtu edhe faktin, që Dorina Xërxa mund të rrëmbejë votat e kosovarëve, duket se raporti mes Tiranës dhe Shkodrës që kanë dominuar çmimet në të shkuarën, këtë radhë rrezikon të prishet.
Janë të treja shumë të reja, por të sigurta drejt mbrëmjes finale. Dorina Xërxa, Kejsi Tola dhe Dorina Garuci janë tashmë vajzat finaliste të spektaklit “Ethet”. Ndërsa i gjejmë duke punuar në studiot e Top -Albania Radios,duke lënë mënjanë modestinë ato nuk e mohojnë dëshirën dhe synimin, për të triumfuar mbrëmjen e së dielës në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.