31 Mar
Ina dhe Ervisi bisedojne ne mengjes lidhur me disa gjera qe ajo ka thene gjate nates se kaluar, sikur ajo nuk ka besim te Poli dhe Ervisi.

Ajo e kujton naten e kaluar si nje ’shfryrje’ te cilen as Ervisi as Poli se kane merituar, sidomos Polit. Ina thote se Polit do t’ia shperbleje gjithe javes. Po me shume se cdo gje tjeter, Inen e shqeteson e ardhura e re, Ilda, qe qenka miqesuar menjehere me Ervisin dhe Polin. Ina gjithashtu mendon se do dali te shtunen dhe ajo beson se tashme eshte me shume sesa shoqe per ata te dy. Ina i thote Ervisit se nuk flet nga xhelozia, por ne momentin qe ajo do dali te shtunen (sipas saj) Ilda do te afrohet me ata te dy, sepse ‘treshja ka rene shume ne sy’. Ervisi ia pershkruan situaten duke nderruar rrolet, edhe Ina i thote se ata te dy po bejne ate qe duhet te bejne, por ajo s’mund ta ndryshoje ate qe ndjen.
31 Mar
Olsi, i cili mbrëmë u braktis nga e dashura, vijon të komentojë atë që ndodhi.

Ai flet për të dashurën dhe i tregon Inës dhe Polit se nuk e di se si duken gjërat nga jashtë dhe se si mund ta gjykojnë, por në lidhje me këtë nuk ka ç’të thotë e nuk ia shpjegonte dot Lusit se çfarë ndodh brenda vetëm me 5 minuta takim. Megjithatë ai shton se nuk ka hyrë te “Big Brother” për të testuar dashurinë e tij ndaj Lusit, por për të. Lusi duhet të tregohet e fortë, thotë Olsi. Ai shprehet se në fillim kujtoi se mos Lusin e kishin futur në shtëpi dhe se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, do dilte ai nga shtëpia.
30 Mar
Por, ndër momentet më të veçanta mbrëmë, ishte përballja e Olsit me të dashurën e tij, e cila i komunikoi ndarjen përfundimtare në ambientet e magazinës së shtëpisë.
Nëse mes tyre nuk do ishte një paret xhami mes tyre ndoshta do kishte dhe përplasje fizike. E dashura e Olsit iu hakërrye atij duke e cilësuar të padenjë për të vijuar më tej raportin. Ky reagim i saj që kishte si kryefjalë shprehjen stereotipe: “mes nesh ka marrë fund gjithçka”, ishte si shkak jo vetëm për raportet e Olsit me Najadën, por dhe me të tjera në shtëpi.
Gazeta Shqip
30 Mar
Leonardi është banori i tretë që lë shtëpinë e “Big Brother”.
Pas dy femrave, Ingridit dhe Junës, Leonardi është i pari nga 7 meshkujt që del jashtë shtëpie. Gjatë daljes, ai ka kërkuar që deri te dera ta shoqërojë Najada, e kjo “dëshirë e fundit” i është plotësuar pa një pa dy nga drejtuesja e spektaklit, Arbana Osmani. Krah për krah, ata dolën në oborr e më pas, pas një përqafimi tejet miqësor janë ndarë; Najada rikthehet brenda e Leonardi del jashtë duke u takuar fillimisht me prezantuesin e dytë, Eno Popi, i cili i serviri atij një montazh me momentet më të veçanta në shtëpi.
29 Mar
“Jam e zhgënjyer nga niveli i ulët i konkurrentëve brenda shtëpisë”

Ka vetëm një javë që ka dalë nga shtëpia më e famshmë në Shqipëri, ajo e “Big Brother” dhe tregon se nuk ka gjetur akoma kohë që t’i takojë të gjithë miqtë e saj, ndëkohë që “Big Brother” e sheh jo më shumë se 2-3 orë në ditë. Në këtë intervistë ajo na tregon disa gjëra që nuk mundi t’i thotë natën e skualifikimit apo edhe më vonë.
- Mbase je në dijeni që në forume të ndryshme në internet, ka patur shumë reagime për daljen tënde ku shumicës iu vjen keq që ti je larguar. Çfarë mendon për këto debate virtuale?
- Me sinqeritet iu them se nuk iu kam dhënë rëndësi.Një herë i lexova dhe mu dukën budallallëqe. Nuk më interesojnë.
29 Mar
Në fakt është në natyrën e saj që kudo që të ndodhet të bëjë gjithçka për të rënë në sy dhe ia del për mrekulli.

Zaimina njihet nga të gjithë edhe si një frekuentuese e jetës së natës. Gjithashtu është përfolur edhe për një lidhje me një djalë që ka një pub të tijin. Por javën e kaluar Zaimina ra përsëri në grackën e paparacit tonë. Këtë radhë nuk ishte në shoqërinë e djalit me të cilin është parë disa javë më parë, por me një tjetër. Nejse, kjo është normale, pasi vajza mund të ketë shumë të njohur e miq me të cilët dëshiron të frekuentojë pub-et. Por anormalja qëndron tek veshja e saj. Siç e shihni edhe nga fotot, Zaimina ka zgjedhur
për në pub veshjen më të zhveshur që mund të ekzistojë. Një fustan super mini, super dekolte me shpinë totalisht të zbuluar. Pra, një fustan që nuk i lë asgjë fantazisë. Gjithçka në shesh.
29 Mar
“Tani dua t’i përkushtohem vetëm biznesit tim, agjencisë së eventeve”

Ka qenë me të vërtetë një nga çuditë pa dyshim aspak të pëlqyeshme fakti që në këtë edicion të “Portokalli” mungonte Ermal Mamaqi.Djali i ëmbël, i cili i bëri të gjithë për vete në fillim si këngëtar dhe më pas si humorist, nuk do të jetë më pjesë e “Portokalli”. Pikërisht atëherë kur të gjithë mendonim se Ermali tashmë do të ishte pjesë e pandarë e këtij spektakli, pasi ishte edhe njëri nga anëtarët e grupit të suksesshëm “SHBLSH”, ai
vendos të largohet ose të paktën kjo është ajo çka pohohet nga Ermali.
27 Mar
Mes Polit e Inës ka pasur disa çaste jo fort normale, ku ata gjysmë me të qeshur e gjysmë seriozisht, ia kanë veshur njëri-tjetrit me pëllëmbë.

Ina i thotë Polit se ai po ndryshon. Poli i thotë se ajo ia fut kot dhe shtrihet te krevati i saj. Ata të dy flasin kokë me kokë. Poli i thotë se Ina hyn në kontradiktë me veten e saj. Ina i thotë se ai nuk i kupton “kunjat” e saj, në mënyrë që ai ta kuptojë bisedën pa shumë detaje. Ina i gjuan me pëllëmbë në kokë Polit disa herë, ndërsa ai i thotë vazhdimisht të mos e bëjë atë gjest se e ka shumë bezdi. Ajo nuk e dëgjon. Poli ia kërcet me një pëllëmbë në fytyrë.
27 Mar
Prej disa ditesh nuk je me ne shtepine e Big Brother dhe pjese e lojes, si ndihesh?

Edhe mire edhe keq. Mire sepse kam lene nje pershtypje te mire aty brenda dhe keq, sepse doja te qendroja me teper. Do doja te rikthehesha serish aty brenda, qofte per t’i takuar edhe njehere.
Nese loja per ty do te kishte zgjatur edhe pak cfare mendon se do te kishe dhene me shume?
Do te kisha krijuar marredhenie me te mira me te gjithe, por nuk mund te dilja nga Juna qe eshte deshmuar ne ato jave qe une kam qene aty brenda, sepse nuk mund te dal dot nga vetja.
26 Mar
Elvana Gjata dhe Soni Malaj, partnere në kërcim
Kanë dëfryer e kanë festuar aq shumë sa nuk kanë nguruar edhe të kërcejnë.

Elvana dhe Soni të veshura tamam si për verë, kanë kërcyer bashkë nën ritmet e muzikës së ofruar me aq kujdes nga Andi DJ. Spektakli ka zgjatur për disa orë me rradhë dhe asnjë nuk është larguar nga ambjentet afër ish-bllokut në Tiranë derisa muzika të përfundonte.Mes ballokumeve dhe ëmbëlsirave të tjera për ditën e verës këngëtarët kanë festuar bashkë, duke i ngjasuar tamam një festivali veror skena e të cilit ishte ngritur në ambient të hapur.
26 Mar
Kalojnë gati gjithë ditën bashkë duke qenë se edhe puna i lidh mjaft.

Përveçse shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ata janë edhe pjesë të familjes së madhe Radio NRG, pas të cilës janë shumë të përkushtuar. Edhe në këtë festë Soni dhe Flori kanë qenë sigurisht afër njëri-tjetrit, por ajo që të bën më shumë përshtypje teksa i sheh është fakti që nuk largohen për asnjë moment nga njëri-tjetri dhe në rastet që një gjë e tillë ndodh, shoqërohen me sy.