29 Apr
Si t’u duk vetja nga ana tjetër e ekranit, tani që ke dalë? Cili është ndryshimi për ty, ndërmjet të qenit brenda dhe jashtë tij? Cilat janë pishmanet dhe gjërat për të cilat krenohesh, tashmë që ke parë …le të themi gjithë pazellin?
Ndryshimi: tani që i shoh gjërat nga jashtë më duket ireale, tamam sikur po luaja një film, jo sepse unë luaja një rrol, po sepse e tillë është kur e sheh veten në ekran. Ndërsa brenda çdo gjë ishte reale. Çdo gjë e prekja me dorë, çdo person aty brenda. Kur je brenda ata janë tepër të vërtetë, edhe pse nga jashtë këtë gjë nuk mund ta dallosh. Pishmane ka. Mendoj se duhet ndoshta të fshi ca skena që kanë ndodhur aty brenda, kur e kemi tepruar me shakatë dhe pijet. Në ato momente nuk isha unë. Mund të kisha sulmuar më tepër disa persona. Edhe pse e kam thënë që më pëlqejnë rregullat dhe s’më pëlqen t’i ofendoj njerëzit, por kjo u gjykua nga jashtë si dobësi. Krenohem që nuk e humba çiltërsinë dhe logjikën time.
26 Apr
Ç’të të them, shumë veta e kanë marrë seriozisht dhe në fakt nga njëra anë më keni prishur punë, pasi tani kanë filluar të më ngacmojnë edhe femrat. Por unë jam e vendosur në shijet dhe preferencat e mia drejt meshkujve.
“Aha, ju jeni të Panoramës, ju që më nxorët në foto sikur jam lesbike”, - na drejtohet Ilda sapo ne i telefonojmë dhe i kërkojmë disa prononcime për gazetën. Dhe atëherë kur ne mendojmë se ajo do hezitojë të përgjigjet, në fakt gabohemi pasi Ilda me shumë thjeshtësi dhe dashamirësi i përgjigjet pyetjeve tona për të cilat padyshim ka kuriozitet lexuesi, sidomos ata fansa të spektaklit të famshëm “Big Brother”. Kujtojmë që Ilda edhe pse ndenji shumë pak në shtëpi, arriti të tërheqë vëmendjen me pamjen dhe performacën e saj. Grindja me Mardiolën i kushtoi humbjen e lojës. Por padyshim Ilda nuk është nga ato tipa që mund të kalojë në harresë. Madje për të ka gjithmonë kuriozitet.
26 Apr
Ina: Ilda kishte hyrë aty me një strategji për të më zënë vendin tek Poli dhe Visi, por ishte shumë e vogël për të goditur diçka të madhe. Jashtë Ilda është askushi, ndërsa sjellja e saj në shtëpi ndikoi negativisht tek të gjithë banorët.
U bënë dy javë, që ajo ka dalë nga shtëpia e “Big brother” megjithatë vazhdon të jetë po aq interesante për mediat. Jo vetëm për marrëdhëniet, që ka ndërtuar me banorët që tashmë janë shtëpisë, por veçanërisht edhe për lidhjen e saj me Polin, banorin, që vazhdon të mbetet në shtëpi. E kemi fjalën për Inën, që tani ka hequr bishtalecat dhe në kokë mban një kapele sportive. E gjejmë zakonisht tek “La voglia”, ku mblidhet shpesh me mikeshat e saj, një prej të cilave është edhe Lusi, ish e dashura e Olsit. Ndërsa ende nuk është kthyer në punë, duket se Ina ka rigjetur normalitetin e jetës, që kishte përpara se të hynte në shtëpi. Me ndryshimin, që tashmë njerëzit kthejnë kokën dhe reagojnë kur e shohin në rrugë.
25 Apr
Besarta me Julindën janë në kuzhinë, duke pritur të piqet revania. Besa i thotë Julindës se në këtë pikë ajo mendon se stresi i nominimit të parë sidomos, por në përgjithësi, të bën të bësh gjëra, por pa e ditur se do të gjykohesh për to. Besa është e çuditur që Romina dhe Najada s‘e kanë ndryshuar mendimin për të. Ajo thotë se ata i akuzojnë që janë të mbyllura, por nga ana tjetër ajo nuk e sheh Julin gjithë ditën. Ajo thotë se gjithë ditën ajo ka ndenjur me Olsin e me Rominën, dhe prapë ata i thonë se ajo është më e lidhur me Julindën. Besa i thotë se kjo është e vërtetë, por jo që ajo nuk u ka dhënë mundësinë të tjerëve ta njohin. Julinda i thotë se nuk ka asgjë të keqe që ato janë më të lidhura me njëra-tjetrën, pasi të njëjtën gjë bëjnë edhe Olsi, Najada dhe Romina. Julinda i thotë se ka një parandjenjë të keqe për veten. Ajo ka frikë se do të dalë dhe ka frikë gjithashtu se në fund të fazës së eliminimit do të jetë ajo me Besën.
Besa mundohet t‘ia heqë këto dyshime, duke i thënë se ato kanë mbetur katër goca, ndaj kësaj radhe duhet të dalë një djalë.
21 Apr
Debati mbi Cimin, kalon tek Besa. Eshte Olsi qe e fut ate ne debat, duke i thene Cimit se perse ai sulmon vazhdimisht Romin per mungese karakteri, por p.sh. edhe Besa ben gjera qe hedhin dyshime mbi personalitetin e saj.

Cimin e akuzojne se ai i del krahe Beses ne disa momente delikate, kur te tjeret kane dashur ta sulmojne.
Cimi e mbron pozicionin e vet duke thene se per aq sa e njeh Besen ka folur per t’u dhene te tjereve prespektiven e tij per kosovaren.
Najada eshte kundershtarja kryesore e Cimit, lidhur me argumentin “Besa”. Ajo mendon se Besa ndryshoi vetem ne varesi te nominimit dhe jo se e ndjeu ose sepse vinte nga vete ajo.
Olsi thote se Besarta eshte shprehur se vlereson me shume virgjerine e saj sesa te dashurin dhe kjo per shkak se Besarta i beson me shume paragjykimeve sesa dashurise se vet.
Besa i pergjigjet Olsit me ton te ashper, duke i thene ta mbylli gojen dhe Olsi e le kete bisede.
19 Apr
Olsi ndodhet në kuzhinë duke gatuar sultjash për banorët, ndërsa Najada i bën shoqëri. Ata flasin për lidhjen e tyre, e cila, mesa duket, ka marrë fund. Është pikërisht Najada ajo që ka vendosur të ndërpresë lidhjen e saj me Olsin, gjë që nuk është pritur mirë nga ky i fundit. Mes tyre lind një debat i tillë:
Olsi - Po si e bërë kështu, na more në qafë na more, ç’pate? Ishim mirë, ç’pate?! Të paktën ta ulim, flemë dy herë në javë, po kështu fare s’ka kuptim. Apo s’e përballon dot?
Najada - Po aq e kisha qejfin unë, meqë ti e ke qejfin për më shumë mbaje tani. S’ta plotësoj dot dëshirën.
19 Apr
Nëse dikur ishin të lirë të dilnin lokaleve të Tiranës, pa u shqetësuar se dikush mund t’i fotografonte dhe t’i nxirrte në gazeta, tani janë shndërruar në protagonistë. Dhe për aq kohë sa “Big brother” po tërheq audiencë, edhe ata do të vazhdojnë ta shohin veten nëpër faqet e shtypit. Në fakt, duke qenë se në një farë mënyre po e shijojnë këtë pjesë të publicitetit, nuk iu largohen fotografëve edhe kur i vënë re. Këto ditë në fokusin e paparacit tonë kanë rënë tre protagonistë të “Big brother”, Ina, Visi dhe Juna. Fotot e realizuara tregojnë, se mes tre banorëve vazhdon të ketë një marrëdhënie të mirë shoqërore, që i bashkon edhe në jetën e natës.
Gazeta Panorama
19 Apr
Me keqardhje ka dalë nga shtëpia e “Big brother”, dhe dalëngadalë po hyn në rrjedhën normale të jetës. Ervis Xhako, ose shkurt Visi siç e njohin të gjithë, tregon marrëdhëniet me banorët, jetën e tij pas “Big brother” dhe synimet për vazhdimësinë.
Sa ke arritur të hysh në normalitetin e jetës pas daljes nga “Big brother”?
Me pak vështirësi, edhe pse kam 2 javë që kam dalë nga shtëpia. Por, po ia arrij të hyj në normalitet. Megjithatë duhet pasur parasysh, që 100% nuk mund të jesh i njëjti si në momentin para hyrjes. “Big brother” kishte ndikimin e tij tek mua, ndaj tanimë është pak e vështirë, që t’i kthehem rrjedhës normale të jetës sime së përditshme.
Cilët janë banorët që të zhgënjyen dhe cilët mbeten miq edhe pas daljes nga shtëpia?
Marrëdhëniet e mia me banorët në shtëpi kanë qenë shumë të mira. Megjithatë, mund të them, se i vetmi banor, që më ka zhgënjyer është Arbri. Thjesht për faktin, se gjatë kohës që isha brenda në shtëpi ai mu betua se nuk më kishte nominuar. Ndërkohë me daljen time jashtë mësova që Arbri më kishte nominuar, pra më kishte gënjyer. Të gjithë banorët e shtëpisë do të mbeten miq të mi, por më shumë miqësi do kem me Inën, Polin dhe Shkëlqimin, pasi ata në fakt, ishin miqtë e mi më të mirë edhe brenda shtëpisë së “Big brother”.
18 Apr
Hija e vajzave që “e ndotën” atmosferën e shtëpisë me sharje nga më të ulëtat e me tentativa për kacafytje fizike, vijon të endet në ambientet e “Big Brother”. Banorët e tjerë nuk kanë temë tjetër prej 48 orësh, por flasin veç për atë që ndodhi parmbrëmë, ku për një pjesë sallatë, Mardiola e Ilda, njëra nga Vlora e tjetra nga Tropoja, gati sa nuk u shqyen me njëra-tjetrën
Që mbrëmë, temë kryesore në bisedat mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother” është sherri deri në prag-kacafytjeje mes Ildës dhe Mardiolës, dy banorëve të reja të shtëpisë, të cilat më pas u përjashtuan nga “Vëllai i madh” për shkelje të rregullores. Efekti që ka pasur te të tjerët përplasja e tyre e më pas përjashtimi, ka qenë i madh. Dhe duket se ajo ngjarje do kryejë funksionin e një apeli ose një shembulli për çdokënd që do të tentojë ta kalojë masën. Dy vajzat e nisën replikën mes tyre, sipas një shprehjeje popullore, “me u zënë në petulla”, pasi ishin duke ngrënë, ku si shkas ishte sallata e përbashkët në një pjatë, ku njëra prej tyre pretendonte se sallata duhej të ishte e ndarë në nga një pjatë për çdo banor në tavolinë.
17 Apr

Bukuroshja me sy blu tregon projektin e saj te fundit per videoklipin e ri dhe per jeten e saj sentimentale
Baby-seksi me sybojëqielli, që dikur e quanin një lolitë simpatike nuk është më e tillë! Orinda tashmë është rritur, pasi ka provuar të dalë çdo ditë nga ajo ndjenja fëminore që karakterizon vajzën e vogël të familjes Huta. Eshtë me këmbët në tokë dhe pranon të flasë për hapa seriozë siç janë fejesa e martesa në jetën e një vajze të moshës së saj. Por, 20 vjeçarja duket se po kalon periudhën e artë të dashurisë, por jo vetëm! Sapo ka publikuar edhe këngën më të re, si një bashkëpunim mes saj dhe grupit kosovar NRG Band. Të tjera detaje, Orinda i zbulon në intervistën e mëposhtme.
16 Apr