Archive for May, 2008

Bashkë me ta, del edhe qeni Big.

Pas tetë nominimeve, Romina ka lënë dje aventurën brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ajo zgjodhi Olsin për ta shoqëruar ndërsa dilte nga shtëpia. “Është një emocion shumë i madh. I vetmi moment që nuk do të doja kurrë, ishte të isha dyshe me Olsin në fund të të nominuarve, pasi ka qenë një nga personat me të cilin isha lidhur me shumë brenda shtëpisë”, u shpreh Romina. E përlotur ajo ka ndjekur një video me momentet e saj brenda shtëpisë. Duhet thënë që Romina ka qenë një personazh që ka spikatur shumë brenda shtëpisë së “Big Brother”.

(more…)

Sapo publikuam lajmin se Olsi është i martuar në Londër me një zonjë rreth të 60-ve që punon menaxhere e një banke dhe quhet Margarita, njerëzit që kishin informacion për këtë histori, filluan të na sinjalizojnë për më shumë detaje.

Por më interesanti ishte një set fotografish që na i ka sjellë një person, identitetin e të cilit nuk do ta tregojmë. Ai dispononte këto foto të bëra më 3 mars 2005 në një nga plazhet e SharmelSheik. Ai ka qenë vetë duke bërë pushime dhe rastësisht ka takuar aty Olsin, meqë e njihte që në Tiranë.

(more…)

Arberi sapo u zgjua lexoi shenimin me urimin qe i kishte shkruar Besa ne emer te te gjitheve. Ai e puth edhe e perqafon Besen duket se i pelqen kjo surprize, pasi rri e i lexon letrat me urime disa here.

Nata per Besarten dhe Joniden ka kaluar duke pergatiur surprizen e ditelindjes se Arbrit, qe sot mbush 21 vjec. Ajo ka bere gjithcka qe Arbri mos ta marri vesh qe po pergatisin nje dhurate, duke marre si roje here Polin dhe here Joniden.

(more…)

Sapo kemi mësuar se një prej cifteve me te njohura te “Estrades shqiptare” janë ndare.

Soni dhe Flori dy prej kengetareve me te suksesshem te viteve te fundit ne Shqipe, ndërsa ne dukje te dashuruar marrezisht i kanë thënë “lamtumire” njeri-tjetrit. Burime shumë te afërta me ciftin na e kanë sjelle këtë lajm, i cili ende nuk është konfirmuar nga Soni apo Flori.Ne mendje po më vjen një intervistë e dhënë prej tyre ku i pyeten “Jeni te dashuruar dhe qe ne momentin e pare i kendoni një ndarjeje(Për këngën Fluturimi 3470)?” e përgjigjja e tyre ish “Nuk është ndarje.

(more…)

  • 7 Comments
  • Filed under: Soni Malaj
  • Poli e dua Inen

    Me ne fund Poli e pranoi se ai ka krijuar nje lidhje me Inen dhe se do te vazhdoje te kete, pasi te dali. Pas shume ngacmimesh gjate dites se sotme per te edhe Inen ai me ne fund e thote troc se ai do te kete nje lidhje me Inen pasi te dali.

     

    Eshte Najada qe ia nxjerr kete, duke e pyetur direkt dhe Poli e pranon. Ai thote se ngjarjet ne kete sens jane te natyrshme dhe pelqimi eshte i dyanshem, keshtu qe nuk ka pse mos te ndodhi. Najada i kujton ate gocen tjeter, qe ai ka thene se e ka te dashur dhe Poli i pergjigjet se i vjen keq qe u morr vesh ne kete menyre, por kur gjerat ndodhin, s’ke ca ti besh tjeter, vecse t’i pranosh.

    (more…)

    Sonila Vjeshta mbase në Shqipëri është një emër krejt i panjohur. Në Britaninë e Madhe, falë talentit dhe vendosmërisë, ajo dalëngadalë po bëhet një emër gjithnjë e më i njohur në arenën e kinematografisë së këtij vendi. Ajo është një aktore, tashmë e afirmuar në Britani, ku jeton që prej nëntë vitesh.


    Një kërkim i shpejtë në motorin kërkues “Google” me emrin Sonila Vjeshta, të drejton në dhjetëra faqe online, ku emri saj është prezent. Emrin e aktores shqiptare e gjen në bankën më të madhe me të dhëna për njerëzit e artit e quajtur “The Internet Movie Database”. Krahas një fotoje artistike në këtë faqe, të dhënat që dalin janë shumë domethënëse. Vendlindja e saj është Berati.

    (more…)

    Ekskluzive nga produksionet : Dea, Supersonic Records dhe Albanota

    Del ne shitje albumi me i rri i Adelina Ismajlit me titull ” Fenix ”

      1.Sepse je ti,  2.Lajmëro!,  3.Ujk,  4.Hej Kaqanik,  5.Na jena na,  6.Bota ndryshe,  7.Më merr, 8.U kall be daj (duet me Vedatin e stupcav),  9.Diva, 10.Trimit tim…

    Adelina Ismaili-Diva

    Po e zhvesh krenarinë,vesh fustanin e ri,
    sytë e lodhur nën grim,s`kan shkëlqim,
    buzëqeshja gënjim, fsheh zhgënjim,
    duhet aktrim,ndal çdo guxim.
    Do vallëzoj e do këndoj,se bileta ka qmim,
    e harroj çdo nënqmim,s`ka dëshprim.

    Reff:
    Diva, erdh diva që ju e doni, admironi,
    diva, jam kjo diva vdis, lind,
    vdis sikur një feniks…!

    E ushtroj kënaqësinë,
    kontrolloj bukurinë,
    shërbëtore e mirë, e q`nderuar, u
    rdhëro shef i madh, i tërbuar ,
    unë jam në shërbim..
    Unë fal ndjenjë e gëzim,
    unë ndrydh çdo pikëllim,
    nuk guxoj as me u lodhë, duam Showwwwww…

    (more…)

    Shkelqimi pas daljes nga shtepia e “Big Brother”: Nuk kam manipuluar askënd

    Astriti, i drejtë, por i djallëzuar. Poli, vetvetja. Najada, fytyra më antipatike dhe të paktën pas daljes sime duhet ta hiqte emrin që i vura unë. Romina, e paqëndrueshme. Arbri, i parritur, flet për gjëra të mëdha pa i ditur. Besarta, nuk e njoh në jetën reale, por u afeksionova sepse ishte si fëmijë.

    Shkëlqim, me gjithë këtë angazhim që ke në komunitetin rom, ndihesh më shumë rom apo shqiptar?

    Ndihem shqiptar, por edhe rom. Kontibuti im tek ky komunitet i mrekullueshëm njerëzish, por që kanë mangësi në sistemin arsimor dhe shëndetësor me gjithë tiparet që vijnë nga kjo, më bën të them se ndihem rom, pasi ata janë njerëz shumë të mirë.

    Kë ke rom, babain apo nënën?

    S’kam asnjë. S’kam gjak rom, por them që ndihem i tillë nga kontributi, sepse shqiptarët dhe romët janë njerëz, vetëm se këta të fundit janë të diskriminuar dhe kanë nevojë për ndihmesë.

    (more…)

    Sërish një baladë dashurie vlerësohet maksimalisht në festivalin më të madh të muzikës moderne shqiptare

    Besa është shpallur fituese e edicionit të 5-të të “Top Fest”, festivali më i madh i muzikës moderne shqiptare. Fjala është pikërisht për Besa Kokëdhimën, një këngëtare e afirmuar vitet e fundit haps pas hapi, e cila njëherësh fitoi dhe çmimin e më të votuarës në internet. Ajo u përfaqësua në këtë edicion me një ndër baladat më të bukura të dashurisë të titulluar “Engjëjt vrasin njësoj” duke iu bashkuar kështu dy baladave fituese në edicionin e dytë dhe të tretë, interpretuar nga Alban Skënderaj, e në të dytën së bashku me “Kthjellu”.

    (more…)

    Ina takon Polin dhe e puth në buzë


    Shkëlqim Broshulli ka lënë dje aventurën dymujore në shtëpinë e “Big Brother”. Pas një jave të mbushur me akuza për thashetheme kundër tij, ai nuk ka mundur t‘i shpëtojë nominimit dhe pse ishte një ndër lojtarët e fortë brenda shtëpisë. Çimi është 37 vjeç dhe është i martuar me dy fëmijë. Ai ishte një ndër banorët më të mëdhenj të shtëpisë. Çimi ka shërbyer për shumë kohë në Policinë e Shtetit, me funksione të ndryshme. Ai ka bërë edhe disa specializime për profesionin e tij, si në Marsejë të Francës dhe në Londër.

    (more…)

    Lysika Hajdari, një vajzë e gjatë, bionde dhe shumë simpatike, papritur ka ndjerë interesin mediatik mbi jetën e saj edhe pse vetë ajo tregon se nuk e ka kërkuar këtë gjë pasi ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe për karrierën e saj si modele. Dhe kjo është shumë normale, pasi Lusi ishte e dashura e Olsit, njërit prej konkurrentëve të spektaklit shumë të ndjekur “Big Brother”. Të gjithë e mbani mend Lusin disa javë më parë ku në mënyrë demonstrative në mes të spektaklit shkoi dhe i kërkoi Olsit që të ndahen, pasi ai kishte fyer dashurinë e saj. Mirëpo figura e Olsit ndërkohë përbën shumë interes jo vetëm për lidhjen intime që ai ka filluar me Najadën brenda shtëpisë së “Big Brother”, (e intensifikuar sidomos mbas ndarjes me Lusin), por edhe për shumë thashetheme të tjera që qarkullojnë për të kaluarën e tij. Lusi mund të na hedhë dritë mbi disa të vërteta pasi ka qenë e dashura e tij për më shumë se tre vjet dhe natyrisht me një të dashur me të cilën edhe ka bashkëjetuar, konfidenca është shumë e madhe.

    (more…)

    Ka rritur suksesin duke u bërë e njohur edhe në muzikën botërore. Këngëtarja kosovare Rita Ora Sahatçiu ka arritur të këndojë përkrah yllit të muzikës britanike Craig David në albumin e tij më të fundit, “Trust me”.

    Bëhet fjalë për këngën “Awkward”, e cila ka arritur majat e klasifikimeve në Britaninë e Madhe por edhe më tej. Vetë Craig David është shprehur se ka ngelur i mahnitur nga taleti i vajzës së re kosovare dhe është mahnitur nga talenti e saj. David ka theksuar se është duke punuar edhe për nxjerrjen në treg të albumit të saj. Rita Ora, 17 vjeçare, erdhi në Londër me familjen e vet kur ishte më pak se një vjeç.

    (more…)