★ Celebrity ★ V.I.P ★ Big Brother Albania ★ Gossip ★ Thashetheme ★ Lajme ★ Info ★ Celebs News Blog ★ Vipat Shqiptare ★
E ka festuar 26-vjetorin vetëm në praninë e Ermalit dhe pak miqve të ngushtë.

Duket se Ami, prezantuesja e “Portokalli” nuk është shumë e dhënë pas festave të mëdha, ose të paktën është lodhur nga ceremoni të tilla dhe këtë vit ka preferuar diçka më intime.Kjo edhe për shkak të impenjimeve të shumta, që ka këtë vit. Mbrëmjen e 5
marsit, në ditëlindjen e saj të 26-të, ajo është fotografuar nga paparazzi ynë në një prej lokaleve të kryeqytetit, në afërsi të presidencës. Çifti ka qenë duke darkuar në prani të dy miqve dhe vëllait të Ermalit dhe ka qëndruar në lokal deri afër mesnatës.
Nëse vitin e kaluar Ermali organizoi një festë të madhe surprizë për 25-vjetorin e të fejurës së tij, këtë vit ata preferuan të mos bëjnë shumë zhurmë dhe të qëndrojnë larg vëmendjes së paparacëve, por pa arritur t’ia dalin mbanë. Gjithsesi duket se të dy e kanë shijuar praninë e mqive të ngushtë, ndoshta shumë më tepër se sa një festë e madhe me shumë të ftuar.Ajo, që nuk kemi arritur të shohim atë natë ishte dhurata, që Ermali kishte përgatitur. E për këtë arsye kemi pyetur disa nga miqtë e tyre të afërt, të cilët na tregojnë se bëhet fjalë për një palë syze dielli. Por, që Ami ende nuk ka arritur t’i marrë në dorë, sepse pret që porosia e saj të vij prej jashtë vendit. Një dhuratë jo tepër e kushtueshme, por gjithsesi domethënëse.Ndërkohë, me nisjen e sezonit të ri të “Portokalli”, Ami dhe Ermali vazhdojnë të jenë protagonistë në këtë spektakël të humorit shqiptar. Përveç kësaj, këtë vit ata janë të angazhuar edhe me biznesin e tyre privat, për të cilin thuhet se po ecën mjaft mirë.Por ndërsa oraganizojnë ceremonitë martesore të klientëve, që iu shkojnë çdo ditë në dyqan nuk dimë nëse kanë menduar seriozisht edhe për dasmën e tyre. Deri tani asgjë konkrete nuk shihet në horizont. PanoramaPlus
Foto nga Amarda Toska http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-112.html
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
| By N2H | ||||||||
One Response for "26-vjetori i Amit, pranë Ermalit dhe miqve"
shume seksi kiss nga une qendrimi ne goje puthe a bon hahahah
Leave a reply