Your are here: Home // Adelina Ismaili, Vipat Shqiptare // Adelina Ismajli në zi, i vrasin të dashurin !

Adelina Ismajli në zi, i vrasin të dashurin !

adelina221.jpg

Një histori dashurie e mbushur me sakrifica, madje e kundërshtuar dhe nga familja e saj, u mbyll dhimshëm. Këngëtarja e njohur kosovare Adelina Ismaili është veshur me rrobat e zisë, pas vrasjes së të fejuarit të saj Triumf Rizës, ditën e djeshme në Prishtinë. Ka qenë dashuri e fortë, ashtu siç është shprehur dhe ajo vetë para disa kohësh në media, dashuri që e bëri vajzën kosovare të linte Prishtinën për të jetuar në Kaçanik, pranë të dashurit. Ashtu siç ndodhte çdo mëngjes, ato janë përqafuar me njëri-tjetrin pa e ditur se kjo do të ishte dita e fundit së bashku. Një paradite e mbushur me telefonata mes të dashuruarve dhe një mbasdite fataliste. Dhimbja nuk ka fjalë. Asnjëherë nuk e kishte menduar të tillë fund. As në ëndrrën më të keqe nuk do ta kishte parë të tillë ndodhi.


Ngjarja
Ngjarja ka tronditur të afërmit e tij, e më së shumti Adelinën vetë, e cila është parë e shokuar në spitalin ku çuan më pas trupin e pajetë të të dashurit të saj. Lajmi bëhet edhe më i prekshëm për faktin se Adelina ishte shtatzënë me Triumin, i cili nuk arriti ta shohë krijesën e vet. Triumfi u qëllua për vdekje dje pasdite. Ai ishte polic i Shërbimit Policor të Kosovës dhe pjesëtar i Njësisë për Mbrojtje të Afërt, ndërsa kishte shërbyer edhe si truprojë e presidentit Fatmir Sejdiu. Ai për një kohë të gjatë kishte në lidhje dashurie me këngëtaren e mirënjohur, Adelina Ismajli.
Adelina la karrierën për Triumfin
Vetëm pak javë më parë, Gazeta publikoi se Adelina ishte shtatzënë me Triumfin. Fillimisht u tha se Adelina është shkëputur për një kohë të pacaktuar nga të kënduarit pas problemeve serioze me fytin. Ndërkohë që arsyeja ishte tjetër gjë. Madje një motiv mjaft i fortë. U përfol se këngëtarja kishte shtuar kohët e fundit disa kilogramë në peshë dhe se ajo kishte vendosur të mos dilte më në skenë, duke shmangur kontaktet me publikun. Pas kësaj u përfol shtatzënia e saj. Adelina Ismajli u tërhoq nga Prishtina për të jetuar në një qytet të vogël, në Kaçanik. Arsyeja ishte se aty jetonte edhe i dashuri i saj, Triumfi. Vendim i Adelinës ky, që mërziti tej masë familjen e saj, të cilët edhe pse nuk ishin dakord, nuk mund ta ndalonin kokëfortësinë e saj për t’u larguar nga Prishtina dhe për të braktisur karrierën e saj, qoftë edhe përkohësisht. Ajo nuk pyeti askënd dhe vendosi të tërhiqej pranë të dashurit të saj. Ndërkohë që lajmi i shtatzënisë së saj u bë një fakt, të cilin Adelina ua kishte konfirmuar vetëm miqve të besuar të saj.
Historia e dashurisë
Historia e dashurisë së Adelinës me Triumfin do të publikohej vetëm në kohën që këngëtarja mbeti shtatzënë. Në fakt, ajo e kishte pohuar prej kohësh që kishte marrëdhënie me dikë, për të cilin ishte shprehur se ndihej mjaft krenare, por nuk kishte treguar asnjë gjë rreth tij. Edhe pse në Prishtinë e kishin parë shpesh me Triumfin, ajo nuk do të prononcohej për dashurinë e saj në asnjë media. Vetëm kur ajo mori vendimin për t’u larguar nga Prishtina dhe për të nisur bashkëjetësën me të dashurin e saj, gjë e kushtëzuar edhe nga shtatzënia e saj, lajmi do të merrte dhenë. Madje, kohët e fundit ajo ishte parë gjithmonë në shoqërinë e tij, në kafenetë dhe lokalet e qytetit, duke e publikuar më së fundi me fakte dhe jo me fjalë këtë lidhje. Vetëm një javë më parë ata janë parë në baret e Prishtinës, në shoqërinë e miqve të tyre kryeqytetas.

Nga Ilda Lumani G.Shqiptare

ADELINA NE VARRIMIN E TRIUMIFITADELINA NE VARRIMIN E TRIUMIFITAdelina vajton per dashurine e saj….

Random Posts

772 responses to "Adelina Ismajli në zi, i vrasin të dashurin !"

  1. diana says:

    shum e keqe je o zot ma e mir o daffy sesa kjo dhiiiiiiiiii

  2. leta says:

    je ma e mira une jom adhurusja jote ty te dua shum veq vaxhdo mos e ngo kerkon hiq kisha pas qef veq ni her mu taku me ty te dua shum je ma mira ne ks dhe je miss puq qao tung nga leta

  3. landa says:

    adelina je yll i vertet

  4. adelin me vjen shume keqe shume per kete gjarje te dua me gjidhe shpiret elahmi bajrami

  5. te dua me gjidhe shpiret ade veqe vazdo

  6. dana says:

    pranoj ngushllimet e mia je shum e mir

  7. tina says:

    Adelin je ma e mira je valla ok te dua shum

  8. diana says:

    o zot emen e urrej cncnncnnc shum e keqe osht si dhompir heheheh zanfina osht si llokum kurv pirdhuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu! haha

  9. arlinda says:

    oj gent je shum e qart te dua shum une jam adhurusja jote te pershendes shum veq vazhdo qyshtu e qart je a qao te dua shum

  10. arlinda says:

    edhe ti adelin je shum najs a ju dua qao

  11. tinna says:

    ti mos em shkruj ktu per genten ok

  12. tinna says:

    beli vertet kam deshir te njof ty qe aq shum e adhuron MBRETRESHEN ton adelina ismjalii e cila nuk ka zevendesimmm,,,, adelina vazhdooooo

  13. PianoTrade says:

    PianoTrade…

    [...] Good piano performance. Thanks heaps for this!… if anyone else has anything it would be much appreciated. Great website http://www.fr.Grand-Pianos.org Enjoy!…

  14. trimi says:

    je ma e mira ne bot

  15. trimi says:

    je ma mir ne bot me vje keq qe dothi nje tragjdi ishall je shnosh kalofsh mir

  16. fatos aliu says:

    pershendetje adeln shumm caric je bre ti je me ka krejta prefkeht shka po tanin

  17. liridona says:

    oj adelina je mbretresh veq vazhdo te dua shum je yll fare tung nga un dona

  18. ibbeee says:

    me vjen keq per at ngjarje te dua per jet mos na harro po vazhdo se kshtu e ka jeta te dua shum klm ne karier e vazhdo

  19. diity says:

    oj adelinnn iiie shumm e keqee ikk baiiuu shumm mma e miir oshht daffuu tte duu shum daffyy

  20. tesa says:

    oj adelin je me e bukur vetem vazhdo veq kush ta ka inati te qesh tung qao.

  21. enveri says:

    me vjen keq ade po me mua eshte me mir
    ngushllime per ket rast vdekje

    tung adelina je e bukur per
    mua mpuq

  22. gentiana says:

    oj adelin je shum e mir veq vazhdo je si big mama ne emisinin te labit 2009 op labi te dhe big mama keni qen ma te mira te dua shum .

Leave a reply