Ka vendosur të rikthehet pas një periudhe pauze dhe një mungese të gjatë në skenën shqiptare Adrian Gaxha. Sërish me një baladë të titulluar “Vetveten e mashtroj”, por kësaj here fabula e këngës së re duket se ka një emër real, që gjallon çdo ditë e më shumë në zemrën e Gaxhës.

normal_gaxha_by_gentii.jpg

Pikërisht kjo është arsyeja nga lindi ideja e këngës së re që sapo është lançuar, edhe pse nuk ka një videoklip. Kësisoj, këngëtari maqedonas na sjell një krijim muzikor njëqind për qind real. Një gjë të tillë e pohon vetë Gaxha në një prononcim për gazetën “Korrieri”. “Kam pak kohë që simpatizoj një vajzë nga Tirana, e cila nuk është e njohur, por mua më pëlqen. Prej këtej më lindi ideja që të shkruaja baladën të cilën,sapo e kam promovuar”.

Për detaje të mëtejshme lidhur me simpatinë e rastësishme rreth vajzës nga Tirana dhe aludimit të një lidhjeje intime mes tyre, Adriani lëviz kapelën dhe shpjegon: “Nuk kam pasur kontakte me atë vajzë. Thjesht më ka ngelur në memorien time si një kujtim i bukur, pasi nuk kam as numrin e telefonit”.Ndërkaq, për ndikimin e madh që pati vajza e panjohur në krijimtarinë e tij, ai shprehet se nëse nuk ia përkushton dikujt këngë të tillë, atëherë nuk ia vlen t’i bësh këngë të tilla. Për mos lënë vend për thashetheme të mëtejshme, Adriani shpjegon se ka ardhur në Tiranë për të performuar në një klubet e kryeqytetit dhe për promovimin paraprak të këngës dhe jo për arsye të tjera.Gjithnjë me një kapele të re, ai pohon se nuk mund të rrijë pa një të tillë, pasi i duket vetja si lakuriq. Ndërkaq, përveç baladës romantike, po përgatit edhe një këngë tjetër të titulluar “Luaj, luaj, luaj”, që do të jetë me ritme të muzikës moderne të momentit.

Korrieri

Fotografi nga Adrian Gaxha http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-114.html