30 Jan
Modeli shqiptar që ka ndërtuar karrierën e tij në tokën e kangurëve (Australi),gjithnjë ka qenë i rezervuar sa i takon jetën
së tij private. Por mësohet se Afrim Alia, i pagëzuar me emrin Alesio, nuk është më singëll, kështu që gjithë vajzat e çmendura pas imazhit të bukur të djalit tropojan bëjnë mirë ta harrojnë atë.

Sapo ka nisur një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare, e cila thuhet se është një femër e realizuar dhe me një të ardhme të sigurt. 30-vjeçari Alia është shprehur gjithmonë nëpër media, se lidhjet e tij dashurore kanë qenë kalimtare, pasi femrat kanë kërkuar martesë me të. E kush nuk do ta donte një djalë të pashëm, që nënshkruan disa kontrata milionere në vit e që premton një jetë luksoze?
Por këtë herë fatlumja është një vajzë shqiptare, ndryshe nga historitë e deritanishme të Afrimit. Korrieri
Me shume rreth jetes e biografis se Afrimit e gjeni ketu : http://www.zeriyt.com/moda-dhe-estetika/afrim-aliaj-topmodeli-tropojan-i-famshem-ne-disa-kontinente-t34018.0.html;msg587458
Pergjigju ose ler nje koment