Ka vetëm pak ditë që këngëtari Alban Skënderaj është kthyer nga një udhëtim në Gjermani. Dhe menjëherë u mendua se kjo ishte një vizitë pune, me synim integrimin e tij në tregun muzikor gjerman. Por, jo! Sipas, disa miqve të afërt të këngëtarit, arsyeja e vërtetë e vizitës së tij disa ditore në Gjermani, nuk ka qënë për shkaqe pune, por dashurie.

 alban-skenderaj1.jpg   miriam1.jpg

Kështu, Albani duket se ka menduar për një rikthim tek dashuria e tij e vjetër, këngëtarja me origjinë nga Elbasani, e banim në Gjermani, Miriam Cani. Gjatë kohës që ajo shkeli për herë të parë në Shqipëri, mediat e këtushme nuk vonuan të binin në gjurmët e takimeve të shpeshta mes njëri tjetrit dhe një shkëndijë dashurie lindi mes tyre.

Pas largimit për në Gjermani, gjërat mes tyre u shkëputën sepse sipas asaj shprehjes së urtë popullore „Larg syrit, larg zemrës“. Por, këngëtari i njohur i ka hipur avionit këto ditë për të qënë edhe njëherë pranë dashurisë së vjetër, Miriamit. Korrieri