24 Sep
Për momentin Alketa Vejsiu nuk mund të shprehë më tepër, megjithatë pohon se absolutisht nuk ka ndër mend të shkëputet nga ekrani dhe jeta publike.
![]()
Periudha e pushimit të paslindjes duket se ka marrë fund dhe Alketa po
mendon seriozisht për të qenë sërish në impenjimet e saj artistike dhe
televizive. “Rikthimi im në ekran është i sigurt në fillim të vitit të ardhshëm”, shprehet ajo, duke shtuar se bëhet fjalë për një projekt
të sajin, por pa dhënë,detaje të mëtejshme rreth konceptimit të këtij programi, përmbajtjes së tij dhe televizionit në të cilin ka vendosur të shfaqet. Gjithsesi, ajo ka vetë ka pohuar praninë e saj edhe
në spektaklin “Këngët eshekullit” ku mes dilemës për të qenë ose jo si prezantuese, (dilemë së cilës deri të enjten në mbrëmje ende nuk i kishte dhënë një drejtim) do të pranonte gjithsesi të ishte një e
ftuar speciale e këtij spektakli muzikor, edicionin e parë të të cilit e drejtoi vetë.
Sigurisht Alketa duhet ta ketë pasur të vështirë marrjen e një vendimi, po të kemi parasysh suksesin e saj në edicionin e
kaluar, seriozitetin e eventit dhe për më tepër edhe shkëputjen e gjatë nga jeta publike në kryeqytet. E ndërsa deri në orët e para
të ditës së premte organizatorët e “Këngët e shekullit” deklaronin si drejtues të spektaklit vetëm emrin e Pandi Laços, kurrsesi nuk përjashtohet ndonjë “po” e Alketës në momentet e fundit, ndonëse pak e vështirë për t’u besuar dhe realizuar. Jo vetëm kaq, por edhe në
provat përpara fillimit të spektaklit, Pandi Laço ishtei vetmi drejtues i tij.
G.Panorama
Pergjigju ose ler nje koment