Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Alma Ajazi Miss-i qe ka hobi Fotografine

Alma Ajazi Miss-i qe ka hobi Fotografine

almaajzi.jpgAlma Ajazi është e para shqiptare që ka fituar konkursin e bukurisë në Amerikë. Ka emigruar në Amerikë në moshën 9 vjeçare dhe është shumë e lidhur me vendlindjen e saj. Sot studion për filozofi dhe është e angazhuar tërësisht në përgatitjen e saj adeguate për politikën ndonëse nuk ka harruar pas dore dhe fotografinë që sot është një nga pasionet e saj më të mëdha.

Keni kujtime të mira apo të trishta nga Shqipëria?

-Jeta nuk është gjithnjë një fushë me lule. Çdo njeri ka kaluar vështirësi dhe probleme në jetë,dhe unë nuk mund të bëj përjashtime. Por e ndjej veten me fat pasi vështirësitë e jetës më kanë bërë një femër shumë të fortë duke më përgatitur për të ardhmen. Kam kujtimet e nënës sime që qëndiste për të më rritur mua dhe motrën time. Kam kujtimet e shkollës, ku pikonte shiu në fletoren time. Dhe kujtimet e tim eti që mori kurajon dhe sakrificën për të shkuar në emigrim në periudhën kur u hapën ambasadat.Prindërit i konsideroj si heronjtë e mi, si shumica e prindërve shqiptarë.

A do ketë kthim për ju në Shqipëri?

-Shpresoj një ditë. Nuk e di se kur…por do të kthehem…

Ç’mendim keni për femrën në Shqipëri dhe veçanërisht në politikë?

-Duke qenë vetë femër e mbështes angazhimin e kësaj pjese të shoqërisë në politikë. Femra nuk ka patur mundësinë të ecë dhe aq shumë përpara, pasi politika veçanërisht ka qenë gjithnjë e dominuar nga meshkujt dhe femra është quajtur e paaftë dhe e pazonja të merret me politikë. Mendoj se këto gjykime janë anakronike sepse ka ardhur koha që femra të angazhohet më shumë në politikë.

Aktualisht jeni duke u marrë me…

-Jam e angazhuar me studimet e mia dhe duke studjuar fushën e emigracionit për të përfunduar diplomën. Nuk kam shumë kohë të lirë. Koha më del vetëm të pijë ndonjë kafe të shpejtë pranë shoqërisë së babait tim në ambjentin e ngrohtë që ofron “Kafe Tirana” duke më dhënë mundësinë të njohë shumë prej bashkëatdhetarëve të mi që ndodhen në Amerikë, në mënyrë që të bëhemi një komunitet më i fortë dhe më me peshë.

E keni nisur me fitoren e një kurore miss-i…

-Ishte këmbëngulja e babait tim që më shtyu të merrja pjesë në konkursin e parë që u bë në SHBA për Miss Albaninë që u zhvillua në New Jersey. Ka qenë një kurorë që më shërbeu shumë dhe më hapi disa dyer.

Sa e rëndësishme është bukuria për një miss?

-Nuk mendoj se është e rëndësishme vetëm bukuria. Mendoj se çdo femër ka veçantinë e vet. Është mendja e femrës, inteligjenca, besimi në vetvete, mënyra se si prezanton klasin e saj që kanë rëndësi. Mendoj se Miss-i është një femër  kompletuar në të gjitha aspektet.

Jeni kërkuar nga Moda dhe keni refuzuar. Pse?

-Unë kam patur shkollën ambicjen kryesore tani për tani sepse fushën e politikës e adhuroj. U jam shum mirënjohëse prindërve të mi që kanë sakrifikuar për mua në mënyrë që të shkollohesha në shkollën më të mirë. Ka kohë për të gjitha.

Një nga pasionet tuaja mbetet dhe fotografia…

Shpirti misterioz dhe realistik, bota e thellë që fotografia ofron më kanë robëruar. E konsideroj fotografinë si një libër, lexim, përallë ose poemë. Nëpërmjet fotografisë njeriu shikon bukurinë, dramën, dhimbjen, misterin, dallgët e jetës dhe kap sekuencat e shpirtit të tij. Fotografinë e quaj si “një piano” melodi, duke ofruar mundësinë të shikoj të kaluarën dhe të mësoj nga ajo.

Një nga fotografitë tuaja është përzgjedhur për një konkurs që ka si çmim 10 mijë dollarë?

-Shpresoj t’i fitoj ato para. Do kisha dëshirë që ato para t’i jepja për bamirësi në Shqipëri duke u përpjekur të ndryshoj ambjentin e ndonjë shkolle në një nga fshatrat e Shqipërisë ku shkollat janë të shkatërruara.

Marre nga Suplemti i G.Panorama Une Gruaja

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

Leave a reply