28 Oct
Në Kosovë, për shkak të rrethanave, deri më tani kam qenë vetëm një herë. Mirëpo natyrisht se me Kosovën më lidh familja ime e cila jeton atje.
Anita Berisha është një aktore shqiptare nga Kroacia. Ajo ka lindur në Pozhegë, në janar të 1986-tës. Prej katër sezonesh ajo luan rolin kryesor në telenovelën “Dashuri e ndaluar”. Një film që e ka nisur në moshën 17 vjeçare duke interpretuar rolin e Petrës.
Ju konsiderojnë yll të serialit “Dashuri e ndaluar”- seriali më i shikuar në Kroaci- ju përkëdhel egon ky kompliment? Ndihem mirë për faktin se më njohin shumë njerëz. Nuk mund të them se ndihem si yll, mirëpo natyrisht se më vjen mirë kur dëgjoj fjalë të mira, e sidomos prej të rinjve.
Anita a ka ndonjë gjë te përbashkët me Petrën e serialit?
Në fillim ndoshta kam gjetur ngjashmëri ndërmjet meje dhe Petrës, e tani mbas katër sezonave me kënaqësi e them se jeta ime është shumë më e qetë se ajo e Petrës. E natyrisht se për sa i përket karakterit, i kam shfrytëzuar edhe disa nga virtytet e mia duke ndërtuar personazhin e Petrës.
Si u zbulua talenti yt për aktrimin?
Në klasën e katërt të shkollës fillore është mbajtur një përzgjedhje në disa shkolla të Zagrebit e organizuar nga ana e pedagogëve të dramës së teatrove të
Zagrebit për të rinj e nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, ku edhe më zgjodhën mua. Më duhet të pranoj se
aktrimi ishte i vetmi aktivitet jashtëshkollor me të cilin
nuk u mërzita dhe i cili u bë “dashuria” ime.
Si u përzgjodhët pikërisht ju për personazhin e Petrës, personazhi kryesor apo jo?
Rolin e Petrës e kam fituar nëpërmjet provës të cilin e ka organizuar PRODUKSIONI FREMENTAL. Kam hyrë në përzgjedhje të ngushtë, edhe pse atëherë nuk e kam ditur saktësisht se për çfarë rol është fjala. Mbasi është kryer, më kanë thënë se është fjala për rolin kryesor. Ndërsa, tani mbas katër vjetësh është e natyrshme që nuk është më vetëm një ndër rolet kryesore.
A jeni e angazhuar edhe në ndonjë projekt tjetër?
Për projekte të reja ka kohë. Siç e thashë edhe më lartë, prioritetet i kam Fakultetin dhe këtë punë, si dhe shitoren “FUNKY FISH” të cilën e kam hapur në Bjelovar.
A do t’i pranonit të gjitha rolet që do të ju ofroheshin?
Dëshiroj që roli i ardhshëm të jetë nxitës. Çka do të thotë se duhet të më pëlqejë. Nuk do të kisha pasur dëshirë të punoja diçka, pas së cilës nuk qëndroj!
Do të pranoje të aktroje në ndonjë projekt në Kosovë po të të ofrohej?
Natyrisht! Do të isha e lumtur po të merrja pjesë në
ndonjë projekt në Kosovë.
Jeni studente e juridikut në cilin vit dhe si ju ecën provimet?
Për fat të keq, për shkak të tempit të jetës, studimet e juridikut më është dashur t’i ndërpres. Tani jam studente e vitit të dytë të Ekonomisë, të cilat me këtë punën time që e kryej shkojnë më mirë. Jeni vajza e një shqiptari nga Kosova.
Cilat janë lidhjet tua me vendlindjen e babait?
Në Kosovë, për shkak të rrethanave, deri më tani kam qenë vetëm një herë. Mirëpo natyrisht se me Kosovën më lidh familja ime e cila jeton atje.
Të qenit shqiptare ju ka penguar ndonjëherë në [përmirësoje fjalorin!]-rierë?
Asnjëherë nuk kam lejuar të gjendem në rrethin e njerëzve të cilët i gjykojnë të tjerët, në bazë të ngjyrës së lëkurës, fesë ose racës! Kështu që kurrë nuk e kam ndier se dikush më shikon dhe përjeton si shqiptare. Unë jam së pari Anita Berisha, me të gjitha të mirat, virtytet dhe po edhe të metat.
Jeni shqiptare por nuk flisni shqip, pse? Keni provuar të mësoni gjuhën e babait?
Tani, më duhet të pranoj se kam bërë gabim që nuk e kam mësuar gjuhën. Kam dëshirë ta di gjuhën shqipe, mirëpo është shumë e vështirë për ta mësuar tani. Jo se nuk kam provuar por sa herë që kam provuar, nuk kam pasur shumë
sukses…Unë kuptoj dhe flas ngapak por jo shumë mirë
dhe pastër.
Sigurisht keni pasur arsye të fortë?
Derisa ishte lufta në Kroaci, babai ishte shumë larg shtëpisë, më pas unë fillova shkollën, kanë vazhduar obligimet shkollore dhe jashtëshkollore, kështu që kemi qenë pak bashkë me babain. Tani jemi bashkë por jo aq sa ta mësoj gjuhën, pastaj edhe puna etj, etj. Siç e thashë edhe më lartë e kuptoj shqipen, e flas por jo aq sa të krenohem.
Flora Durmishi-redaktore ne radion “Blue Sky”RTK, Prishtine
Panoramaplus
5 Komente per "Anita Berisha, nje tjeter yll shqiptar ka lindur"
Pershendetje,
Lexova intervisten me aktoren nga Zagrebi, Anita Berisha. Eshte e habitshme se si nuk figuron emri i autorit te intervistes, ne kete rast emri im. Mendoj qe intervista nuk do te zbehej edhe sikur ta kishte emrin e vertete te autorit, apo jo?
Gjithe te mirat,
Flora Durmishi-redaktore ne radion “Blue Sky”RTK, Prishtine ( njera nder vizitueset e shpeshta te kesaj faqeje)
Flora na vjen keq per kete problem. Ne fakt shkrimi eshte marre nga PanoramaPlus dhe problemi duhet te kete lindur qe atje. Sidoqofte po ju japim menjehere kreditet e duhura. Gjithe te mirat!
Faleminderit qe, te pakten, u pergjigjet! Disa gazeta ne Kosove e kane botuar ,dje , dhe nuk kane permendur autorin e intervistes me arsyetimin se e kane marre prej jush. Besoj te me kuptoni drejt, jam per bashkepunim, pse jo, mirepo nuk ka asnje kuptim te hiqet emri i autorit. Reagova sepse kjo eshte bere praktike neper shume media. Sa e sa intervista dhe shkrime te tjera me jane botuar neper web faqe te ndryshme e edhe ne mediat tjera duke mos permendur autorin. Kjo jo vetem qe eshte obligim por edhe do te nderonte te dy palet!
Duke ju kerkuar falje per kohen qe ju mora,
Ju uroj pune te mbare dhe gjithe te mirat!
Flora
Na vjen vertete keq qe ndodhi kjo gje, por sic ju shpjegova ne keshtu e kemi gjetur dhe te tille e kemi marre. Per cdo shkrim qe marrim vendosim kreditet qe i perkasin autorit dhe mediumit ku eshte botuar. Sidoqofte mjafton qe tani cdo gje eshte e qarte
Jemi gjithashtu dhe te hapur per bashkepunim. Nese deshironi te komunikoni ne privat ju lutem shkruani tek oltjoni@gmail.com
Gjithe te mirat!
Më vjen mirë, që ende ekzistojnë talente\a shqipëtarë në Ballkan, po edhe në Evropë dhe gjithë kontinentet tjera, me të cilat mund të mburremi, që janë shqipëtare, edhe pse nuk e dijnë gjuhën e tyre të vërtetë ,përndryshe unë e përcjell filmin në të cilin luan Anita, nga i vetmi shkak që është shqipëtare, dhe mund të them se është një aktore e shkëlqyer.Përshëndetje të gjithëve
Pergjigju ose ler nje koment