★ Celebrity ★ V.I.P ★ Big Brother Albania ★ Gossip ★ Thashetheme ★ Lajme ★ Info ★ Celebs News Blog ★ Vipat Shqiptare ★
Arbana Osmani, një nga prezantueset më të njohura të ekranit shqiptar, në një eksperiencë të re shumë origjinale, duke vëzhguar dhe monitoruar jetën e përbashkët të banorëve të shtëpisë së Big Brother.

Një spektakël i ri i Top Channel, ku Arbana po kalon një tjetër provë të profesionalizmit. Në intervistën e dhënë për revistën “Shqip”, ajo tregon sekretet e suksesit të shtëpisë më të famshme të momentit, “Big Brother”, por na beson ne edhe disa sekrete private të saj. Dëshiron shumë të mos jetë në qendër të vëmendjes së botës së show biz-it, megjithëse prej vitesh i është përkushtuar një karriere interesante në radio dhe televizion. Ka zgjedhur një profesion që e do dhe respekton, atë të gazetares dhe prezantueses dhe dëshiron të tërheqë vëmendjen vetëm me punën që bën dhe asnjë faktor tjetër rrethanor. I kanë besuar të drejtojë programin më të fuqishëm të “Top Channel” për momentin, “Big Brother”, një sprovë e parë kjo si për televizionin, ashtu edhe për vetë Arbanën, që deri tani duket se po ecën në rrugë të mbarë.
“Asgjë tjetër nuk të bën të suksesshëm, vetëm gjërat që njeriu bën me perkushtim dhe pasion”, shprehet ajo. Dhe këtë pasion Arbana Osmani e ka brenda vetes, ushqehet me të dhe ia del të ushqejë dita ditës edhe publikun e gjerë. Një vajzë interesante, që famën e njeriut mediatik e lë tek dera e televizonit dhe pjesën tjetër të jetës kërkon ta ketë të shtruar, të qetë, pa bujë e zhurma të kota, pranë njeriut që dashuron dhe miqve të mirë. Një sukses i menaxhuar ndryshe. Vajza që ka nisur karrierën 16 vjeç në “Top Albania Radio”, pas drejtimit të suksesshëm të “Top Fest”, apo “Super Model of the World”, tani po zhvillon një projekt të rëndësishëm televiziv, duke treguar se asgjë nuk është e pamundur për të. Imazhi i ri i një prezantueseje shqiptare. Dhe kjo vetëm në “Top Channel”, televizioni i vetëm ku Arbana Osmani mendon se një gazetar mund të realizohet plotësisht.
Arbana, sa e shikoni të suksesshëm edicionin e parë të “Big Brother”?
Unë e gjykoj të suksesshëm për nga shkalla e lartë e shikueshmërisë që rezulton nga sondazhet e kryera, impakti pozitiv që ka patur tek njerëzit dhe fjalët e mira që degjojmë çdo ditë. Ky reality show erdhi në formën më të mirë origjinale në Shqipëri, për të cilin investimi ka qenë maksimal dhe realizimi ka qenë gjithashtu i një cilësie tepër të lartë.
Sipas jush cilat janë përjetimet që marrin njerëzit kur shohin “Big Brother”?
Unë kam vënë re që njerëzit identifikohen me personazhet dhe kjo gjë ndodh me shfaqjet reale, me telenovelat, apo me filmat. Shikojnë “Big Brother” sepse përmes atyre personazheve shohin veten: Për shembull paralelizma të tipit: si reagon Najada dhe si do të reagoja unë po të isha në vend të saj? Gjithashtu thashethemet dhe sjellja mbrapa krahëve dhe e fshehtë, që bëjnë “aktorët e Big Brother” në një ambient aq të ngushtë dhe në afrimitet me njëri- tjetrin, përbën një element tërheqës të lojës. Prandaj ky reality show është kaq i suksesshëm, sepse ata janë njerëz të panjohur të cilët marrin formë përgjithësuese, janë njerëz që shprehin karakteristika që ne i kemi dhe i shohim nëpërmjet lojës së tyre.
Sa i takon përzgjedhjes së banorëve keni deklaruar se jeni munduar të jeni gjithëpërfshirës. Vërtet keni arritur të jeni gjithëpërfshirës dhe nëse po, a është diçka pozitive të pëfshish kaq njerëz të ndryshëm në bashkëjetesë?
Eshtë e pamundur të përfaqësosh një popull vetëm nga 14 persona. Falë personazheve që janë në shtëpinë e Big Brother kanë dalë në pah disa nga cilësitë që na karakterizojnë neve si shqiptarë, si karakteri i fortë, thënia e gjërave në sy drejtpërdrejtë, e të tjerë. Eshtë marrë parasysh ideja e të qenit të ndryshëm nga njeri tjetri për të përfshirë sa më tepër karaktere, për të dhënë mundësinë e bashkëveprimit sa me të gjallë me njëri tjetrin. Pra mund të themi që secili është i ndryshëm, por kurresesi që grupi është gjithëpërfshirës për shkak të shkallës tepër të lartë të tipeve të racës njerëzore.
Ju thatë që banorët janë të drejtpërdrejtë. Po a nuk ju duken në një masë të madhe hipokritë, duke u marrë me biseda të vogla pas krahëve të njëri tjetrit?
Ai spektakël është jetë reale. Gjatë ditëve të para lojtarët mundohen të zgjedhin fjalorin dhe janë përgjithësisht më të kujdesshëm në veprimet apo mosveprimet e tyre, ndërkohë që më pas, duket qartë një lloj çlirimi në sjelljen e tyre që përafrohet shumë me atë që ata përfaqësojnë në jetën e tyre të përditshme jashte ekranit. Ne duhet të mendojmë sesi do të ishim ne në ato kushte dhe se si jemi ne në jetën reale. Të gjithë ne flasim gjëra drejtpërdrejtë, por bëjmë edhe thashetheme. Ka nga ata që e kanë të vështirë të pranojnë realitetin ashtu siç është në “Big Brother”, ka ende njerëz që nuk durojnë dot kur dikush flet me zhargon, apo në inat e sipër thotë një shprehje banale brenda në shtëpi. Apo ka nga ata që skandalizohen nga një puthje…
Po kjo gjë a ndodh në jetën reale kur nuk ka kamera?
Lakmia për para, për famë apo çfarë tjetër mendoni se i ka shtyrë personazhet të hyjnë në shtëpinë e Big Brother?
Them se sensi i protagonizmit. Pastaj jeta këtu nuk ofron shumë zgjedhje që të provosh eksperienca të ndryshme që të mbushin shpirtërisht. Për para patjetër. Pesëdhjetë mijë euro është një shumë e madhe që do t’i marrë më i miri…
Dhe që Arbëri ka thënë se do i japë për bamirësi….
Kjo është një zgjedhje e tij që e respektoj.
Cili është momenti më i vështirë për ju gjatë realizmit të “Big Brother”? Si e morët vendimin për t’i lëvizur? Cili ishte mendimi i parë kur ndodhi shpërthimi?
Momenti më i vështirë ka qenë shpërthimi në fshatin Gërdec. Ishte një moment i vështirë për të gjithë stafin, të cilët më lejoni t’i përgëzoj që me gjithë tmerrin që kanë përjetuar, kanë menduar vetëm për shfaqjen, duke respektuar rregullat e kompanisë “Endemol” dhe duke siguruar strehimin e menjëhershëm të banorëve si dhe monitorimin e tyre kudo me kamera. 13 konkurrentët janë dërguar në një hotel, ku janë ndarë në dhoma të veçanta. “Top Channel” ka filmuar çdo moment të tyre, megjithëse atë natë kameramanët duhet të ishin të gjithë në Gërdec. Të gjithë konkurrentëve iu është lejuar të bënin nga një telefonatë prej 30 sekondash me njërin nga familjarët që kanë dashur ata, për të vertetuar që janë mirë. Përpos kësaj, në dhomat e konkurrentëve kanë qëndruar autorët e programit, të cilët nuk kanë lejuar asnjë prishje të rregullit. Ne kemi transmetuar disa nga këto momente, por duke qenë se situata ishte vërtet tragjike jashtë dhe konkurrentët ende nuk e kishin kuptuar rëndësinë e kësaj tragjedie, ishte jo e këndshme që atë natë kur e gjithë Shqipëria ishte në lot, ne të transmetonim pamje nga grupi i “Big Brother”, të cilët vazhdonin të qeshnin e luanin si gjithmonë. Për këtë jam e bindur që publiku na ka mirëkuptuar.
Vetë ju a kaloni orë pa gjumë duke ndjekur jetën e banorëve?
Mos më fol! Fle, kur flenë ata, (që ndonjëherë shkon edhe ora 3-4) dhe kur zgjohem janë zgjuar para meje. Nuk e di si ia bëjnë vërtet, po me oraret e gjumit nuk po ia dal dot më! Por të paktën janë interesantë dhe t’i ndjekësh është një kënaqësi.
A ka sekrete të banorëve që nuk janë bërë transparente për publikun e gjerë?
Jo. Nuk na intereson të mos i tregojmë sekretet, afërmendsh!
Ju vetë do të hynit në shtëpinë e “Big Brother”?
Jo, sepse puna që unë bëj më kushtëzon që unë të jem para kamerave. Prandaj atë pjesë që e kam jashtë kamerave dua ta mbroj me fanatizëm. Ajo pjesë është vetëm e imja. Ndoshta po të mos bëja këtë punë dhe të kisha një profesion tjetër, do ta mendoja. Fundja kush nuk po e mendon sot si do kishte qenë po të ishte futur aty brenda?
Keni deklaruar se e keni ndjekur prej vitesh programin “Grande Fratello” në Itali dhe se ju ka pëlqyer prezantuesja e parë e tij, Daria Bignardi…
Unë nuk kam modele të përcaktuara, më pëlqejnë disa gazetarë italianë, disa amerikanë, apo francezë. Më pëlqen gazetaria e bërë mirë dhe Daria Bignardi nuk është thjesht një prezantuese, është një gazetare, të cilën e kam vlerësuar më tepër, në mënyrë të veçantë për pyetjet e zgjuara që ajo bën. Në fillim te “Tempi moderni”, që ka qenë programi i saj, pastaj te “Grande Fratello”, deri te programi që bën aktualisht në “La 7”, “Le invasioni barbariche”. Pra nuk vlerësoj vetëm drejtimin nga ana e saj të “Grande Fratello”-s, por edhe shumë të tjera që ajo ka bërë. Gjëja që më pëlqen më tepër është sensi i intuitës në pyetjet dhe komentet që bën. Por televizioni italian nuk është kurrsesi modeli më i mirë televiziv. Përpos skenografive mahnitëse dhe dritave marramendëse, mesazhet që ai po përçon, sidomos vitet e fundit janë pak si të thuhet banale.
Ndërkohë e ndiqni drejtuesen aktuale, Alessia Marcuzzi në drejtimin e “Grande Fratello”-s?
Jo, nuk e shoh sepse e kam ndjekur shumë këtë spektakël. Çfarë kam pasur për ta marrë, e kam marrë përmes televizionit. Po qe se do ta ndiqja aktualisht, edhe pa dashur, do të marr diçka nga ajo dhe në një farë mënyre do ta kopjoja, gjë të cilën preferoj të mos e bëj.
Duke qenë kaq e pranishme në televizion gjatë viteve të fundit, nuk ju duket se po e lini pas dore radion, nga ku ka nisur karriera juaj?
Kështu mendojnë të gjithë, por unë kam ende shumë njerëz që kur i takoj më bëjnë komplimente për emisionet të radio, të cilat vazhdoj t’i realizoj me të njëjtin pasion si më parë.
Megjithatë mes eksperiencave të deritanishme, cila ka qenë më e mira për ju?
Të gjitha janë shumë të bukura. Do veçoja “Top Fest”-in që është një spektakël që më ka dhënë shumë dhe më ka mbushur shpirtërisht. Sepse duke pasur kontakte të drejtpërdrejta me muzikën, që është një pasion i imi i madh, në “Top Fest” isha kokë e këmbë brenda, ashtu siç kam qenë në të gjitha gjërat. I tillë ka qenë edhe spektakli “Super Model of the World” në të cilin kam kuptuar sesi funksionojnë mekanizmat në bisnesin e modës për të cilin më parë nuk kisha kaq shumë informacion. Aty gjithashtu kam njohur nga afër një profesionist dhe një njeri të shkëlqyer, siç është Fadil Berisha. Për mrekulli po ndihem edhe në “Big Brother” ku ka marrëdhënie njerëzore shumë të fuqishme, por edhe shumë delikate, që mua më bëjnë më të kujdesshme në mënyrën sesi sillem dhe prezantoj.
Si e ndieni më shumë veten, si prezantuese apo gazetare?
Unë kam mbaruar studimet për gazetari në universitet. Për mua nuk ka rëndësi përcaktimi prezantuese, apo gazetare. Mjaft që unë veten e ndiej mirë kur njerëzit më shohin, më dëgjojnë dhe më pëlqejnë. E rëndësishme është që punën time ta bëj sa më mirë.
Ju vjen keq që e keni lënë përkohësisht “Top Fest”-in?
Më shumë më vjen keq që nuk ndihet fare mungesa ime, se ata e bëjnë punën shumë mirë dhe për këtë i kam marrë shumë inat. (bëj shaka! (qesh). Më vjen keq, por unë nuk jam shkëputur totalisht nga “Top Fest”-i. Unë vazhdoj, duke pasur mik shumë të mirë Bojkenin, të komentoj, të jap mendimet e mia, gjykimin mbi këngët, pra nuk jam shkëputur totalisht nga “Top Fest”-i, nuk do të mundesha kurrsesi.
Nëse i dashuri i juaj do të ishte në Big Brother dhe do të flinte me ndonjërën nga vajzat, siç ndodh me Olsin dhe Najadën, ju vetë si do reagonit?
I dashuri im nuk do të hynte në “Big Brother” për 100 vjet sepse nuk i pëlqen të jetë protagonist në ekran, e për më tepër në Big Brother. Eshtë jashtë natyrës së tij.
Ju kemi parë së fundmi në fotografitë e shtypit rozë në krahët e tij. Deri tani nuk kishte shumë informacion për jetën tuaj private, ndërsa tani diçka po fillon të duket…..
Unë kam dashur ta mbaj gjithmonë larg kamerave dhe fotografëve, atë dhe miqtë e mi, të cilët nuk bëjnë pjesë në show biz. Dhe ai e ka vlerësuar shumë këtë gjë. Mua do të më vinte shumë keq nëse do të vazhdohet të flitet për këtë histori, aq më tepër që tani ka më shumë se kurrë mundësi të flitet për punën time dhe jo për historinë time të dashurisë…Nuk dua të abuzohet me këtë gjë.
Megjithatë kjo është një kosto që duhet ta paguajnë të gjithë njerëzit e show biz-it….
Njerëzit që më vlerësojnë jam e bindur që më kuptojnë dhe e respektojnë këtë zgjedhje; pastaj ngadalë se nuk është sekret shtetëror siç po e bëni ju!
Pra s’do na tregoni asgjë për të dashurin?
(qesh)Jo, nuk është momenti.
Jeni xheloze?
Ju dukem që s’jam?! (qesh)
Si ndihet i dashuri juaj që Arbana është gjithmonë në qendër të vëmendjes?
Ai nuk e ndien shumë këtë gjë, sepse unë bëj një jetë shumë normale, domethënë nuk ka asgjë për të qenë e jashtëzakonshme. Arbana mbaron shfaqjen, vjen ai e merr, rri me të. Lokalet e natës nuk i frekuentojmë shumë, por edhe kur i frekuentojmë, e bëjmë me një rreth shumë të ngushtë shoqëror në ndonjë bar ku ndihemi rehat. Njerëzit e panjohur në rrugë kur më flasin me drejtohen si të më kenë njeri të familjes dhe kjo që më bën të ndihem akoma më e thjeshtë. Kështu që edhe ai është i qetë për sa i përket kësaj.
Ai ju bën vërejtje për programet?
Rrallë i sheh.(qesh) Ok, “Big Brother”-in e sheh, mblidhet me miqtë tek shtëpia jonë, ose tek shtëpia e ndonjërit prej tyre dhe e shohin ndonjëherë duke bërë edhe komente. Po, më bën vërejtje dhe unë i mirëpres gjithmonë vërejtjet e tij. Në fillim nuk i pranoj, por më vonë i mendoj. Përgjithësisht nuk flasim shumë për botën e televizionit, as me të dhe as me miqtë tane më të ngushtë. Bëjmë biseda të tjera, sikundër shumë prej tyre nuk kanë lidhje me televizionin.
A është e vështirë që të gjesh dashuri dhe mirëkuptim tek një njeri që nuk ka lidhje fare me atë që bën çdo ditë?
(Qesh). Megjithë profesionit krejt të kundërt nga imi, ai është shumë më i pjekur dhe më artist se unë, më besoni.
Si ju duket bashkëjetesa me të dashurin tuaj?
Kemi një lidhje shumë të gjatë dhe ishim të dëshiruar për të jetuar bashkë.
I ngjan folesë së Big Brother?
Jo, sepse nuk ka kamera. Dhe nuk bëjmë thashetheme për njëri tjetrin. (qesh)
Nëse do të kishte kamera, cilën pjesë do kishe dëshirë t’ia tregonim publikut?
Asnjërën. (qesh)
Ç’mendoni për modën më të re të programeve reality show që kanë filluar të shfaqen edhe në Shqipëri?
Në televizion ka vend për të gjitha. Ne televizionin shqiptar uroj që të tilla shfaqje reale të ndihmojnë në çlirimin e ndrydhjeve të mentalitetit, që fatkeqësisht i kemi të trashëguara nga e kaluara.
Po në një reality show me njerëz vip do merrnit pjesë?
Unë nuk e besoj se në Shqipëri do të kishte sukses ndonjë program me njerëz vip, pasi këtu nuk ka akoma vip-a, për të cilët njerëzit normalë duhet të ndihen kuriozë për jetën që bëjnë. Njerëzit e ekranit i takon në rrugë, në ambiente publike, në bare, restorante, sepse këtu nuk ekzistojnë ambiente të posaçme vetëm për vip-a. Shqipëria nuk është akoma gati.
Cili është ai program që nuk e keni bërë akoma dhe do donit ta bënit?
Kam disa projekte që kam dashur t’i zhvilloj në televizion, të cilët nuk dua t’i tregoj, sepse mund zhvillohen në fund të 2008-ës. Gjithashtu unë jam shumë e apasionuar pas filmit dhe një ndër dëshirat e mia më të mëdha dhe që shpresoj të bëhet realitet, kur unë të kem edhe eksperiencën dhe shkollimin e duhur, është të bëj një film. Në shtator dua të filloj studimet, për regji filmi. Skenarin e filmit të parë e kam gati. Është një libër i një autori shqiptar, që unë e pëlqej shumë dhe që s’dua ta zbuloj.
Udhëtoni shpesh?
Udhëtoj, sa herë që mundem. Më pëlqen eksplorimi i vendeve të reja. Udhëtimi të jep dimensione të reja, frymëzim dhe një qetësi të jashtëzakonshme.
Datëlindja 7 maj 1983 (Demi)
Arbana Osmani, (7 maj 1983) një nga prezantueset e spikatura të ekranit shqiptar, tani në drejtimin e “Big Brother”, një projekt i ri televiziv, në Top Channel.
“Mua më pëlqen puna që bëj, por nuk kam zgjedhur këtë punë për të qenë e famshme. Vetë jeta që bëj e tregon këtë. Mua më pëlqen shumë profesioni im, prezantimi, të qenit në televizion, por pas përfundimit të programit, menjëherë pasi dalin titrat, unë kam dëshirë të vazhdoj jetën time normale.”
“Jam shumë e apasionuar pas filmit dhe një ndër dëshirat e mia më të mëdha dhe që shpresoj të bëhet realitet, kur unë të kem edhe eksperiencën dhe shkollimin e duhur, është të bëj një film. Në shtator dua të filloj studimet për regji filmi.”
“Me të dashurin tim kemi një lidhje shumë të gjatë, ndaj ishim të dëshiruar për të jetuar bashkë.”
Revista Shqip
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
| By N2H | ||||||||
63 Responses for "Arbana Osmani, tregon sekretet e suksesit të “Big Brother Albania”"
Dua vetem ta uroj Arbanen sepse eshte nje talent i vertete dhe programit i jep nje plus te madh.
arbana eshte me e mira nga te gjith i dashuri i saj edhe njeri me fat qi e ka arbanen je me e miraaa
arbana je shum PeRfCt je moderatorja ma e mir heheh suksese shum te mdhaja klm nga prizreni
NiCe ……………
arbana ma e mira ta ha zemren
Arbana je shume e mire te gjitha komplimenetet nga ana ime….Unë jam nga prishtina edhe vetem njëdeshta me thon se jom shume e acarueme me organizatoret e BB se nuk e di qfar audicioni ka pas per hyrjen e personave ne shtepin e BB,shihet qart se kan zgjedh karaktere te ndryshme te njerzve,si p.sh.qytetar fshatar te edukuar te paedukuar e keshtu me radh,po se di pasi qe kan marr vetem nje nga kosova pse skan zgjedh nje person tjeter.Per faktin se dihet qe Besa eshte nje person shum e papervoj,naive,thjesht person qe nuk di per shume gjera ne as nje lemi.Ky eshte nje prej karaktereve qe paraqet nje pjes te njerzve si ne Shqipri ashtu edhe ne Kosovë.Po pse bash e Kosoves pe perfaqson kete shtres te njerzve mos eshte bere diqka me qëllim,sepse unë si kosovare po e ndjej veten keq edhe pse Besa nuk e perfaqson tere Kosoven sikurse ata tjeret qe nuk e perfaqsojn tere Shqiprin se me te vertet po dalim si popull pa vlera,une personalisht kisha dasht me u fokusu vetem te Arbri sepse vetem ai po me ben te ndjehem mire qe jam shqiptare,si person shume me kultur me shum dije per te gjitha lëmit.Pa marr parasysh qe disa te tjerë mendojn qëkultur eshte me i thon gjerat troq,me bo intriga ose me bo skena sexi para kamerave,e kan shum gabim.Edhe pse nuk jam kunder tyre.Deshiron te puthesh ok vazhdo eshte e drejte e jotja po nuk duhet menduar qe te gjith duhet bere ashtu sepse nese ti nuk ben sex nuk ke perdorur drogen nuk del ne pabe apo qar jan ato ose te na ne kosov diskoteka je demode………Jo eshet thjesht menyra e jeteses si deshiron ta besh,ata se di pse i bien ne qaf Beses kur dihet fakti se Besa eshte thjesht nje vajz provinciale ajo duket edhe shumë larg..edhe se besoj qe eshte e shtirur po ajo eshte vetja…
P.S. kanë mujt me marr dikend tjeter nga Kosova per me qene te barabrt ne loj…..me respekt nga Prishtina
arbana je shum e mir vetem vazhdo keshtu
te uroj shum fat
Arbana je shume e zgjuar,e bukur,i ke te gjitha qfar duhet ti ket nje femer,te uroj suksese edhe te uroj fat ne jete,se ti i meriton te gjitha te mirat.
te duam shume Arbana.je geniu i shqiperis,shqiptaret duhet te krenohen me ty.
Arbana je shume e bukur dhe do te deshiroja te shihja live.Une jam nje adhurues i flakt i yti.Qe nga dita qe ka filluar BIG BROTHER ume nuk ju kam ndar ekranit te shtunen nga ora 20:45 deri ne oret e vona.Arbana shqiptaret krenohen me ty.mesaszhi im eshte:Vazhdo me kete profesion se te shkon shume
tugn nga kosva arban nese e lexon ket leter kom deshir me fol me noqen romin olsin nana jem e don romin shum ja ka rrit fotott romit ekom deshir me kontaktu me ta ose ne net ose ne tel ju lutem,
Arbana je një femër e mrekullushme.Unë jam nje adhurues i flakt i yti
si je a jem mire me e mra jeaaaaaaaaaaaaa
Nese nje dite to kisha mundesi te behesha e famshme, do te doja te kisha karakterin tend. je e pa arritshme
arbana une te njoh ti je shoqja e Dones une jam bora me ke taku njehere te shtepia e Dones
je shume kot,shyqyr qe ke gojen pak se per tjerat je out fare ,duro dhe pak ti se per lesh do ikesh….s alketa vejsiu nuk behet njeri ne bote prezantuesja me e mire ne shqiperi….pse lodhesh dhe ate BIG BROTHER PER MENDIMIN TIM TIA JAPIN MARINES BJONDES TE TOP SELECT SE ESTE SHUME KINGE DHE DIN TE FLASE BUKUR…TI JE SHUME KOT CIAO
nice ma e mira je hahaha nga kosova vendi gjakov tung kaloni mirrrr
hi!KUR U BERE DHE TI MI FEMEN KOQE KANARI PO VDES PAK TI,DO ME IMITUAR ALESIAN NE GRANDE FRATELO
PO TI JE XHUXHULINE MOJ TA MARSHA,ALESIA E KA SHALEN 2 METRA JE SHUME KOT TA THEM ME PLOT GOJEN NUK JE ASPAK TERHEQESE,JE FEMEN POR ME NOTA MASHKULLI….I KENI VENE DHE KUSHTE BANOREVE NE BIG BRODHER QE MOS TE SILLEN SI TE DUAN ATO..PO PSE MI NE KOPESHT ME DREKE DO ME BO TI MI KATURA VOGEL EDHE FRYJI PAK BUZET SE KOT NUK THONE NJERIUN E MIRE SHIKOJI FYTYREN POR TI NUK KE FYTYRE,TI KE SURRAT MADE IN GABELI BARDHE
Arbana ke nje emer fantastik po nuk te shkon ty ky emer aspak rob koti edhe sillu mire me ato te big brother se kam me ta vene emrin LENKA CUKO
karuqe dhe shume burbuqe. O ARBANA TI JE BO ME SHKU TEK THANA ,PO TE FLAS ME RIM SE SHUME KARA KE FUT NE ATE BIR ENE LAGJA TE NJEH MIRE
arban sa here pjerdh ne dite moj vajze se shume je fryer
arbana eshte sh e mire.bravo te qofte.e ke drejtuar per mrekulli big brother.je sh e shkathet.nje psh nga larg Rezi kukes
te gjithe t’i marrin te keqen Arbanes se eshte unike dhe vajze e kompletuar,po njerezit nuk kane pune tjeter te merren,por vetem te shajne se jane vete inferiore!! Arbana vazhdo keshtu… Bravooo.
Je shume e mire dhe shume terheqese zonjushe arbana osmani,ke qene gjithmone e pergatitur,as mos i ve re se c’fare thone disa injoranta sepse nuk kane me se te merren.O popull po pse keni ngelur kaq mbrapa mer Zot! Po cfare doni ju tek nje prezantuese?Mos doni ndonje Bitch…?! Kush e ofendon arbanen jua kthefshin ne shtepite tuaja,motrat, mamin fare fisin ku ta keni.Arbana Zoti qofte me ty dhe nje BRAVOO TE MADHE SEPSE E MERITON JE ME E MIRA NE TOP CHANNEL GJITHMON TE KAM PELQYER.Urime dhe per Big Brother ia vlen shume ta shohesh.te puc folt
je shum e mire,doja me e dit a nga burreli je?
arbana osmani eshte dibrane me origjinen eshte si shpirt puc folt arbanaaaaaaa je yyyyyyyyyyyyyll
je shume dinake dhe e poshter ARBANA shume po e favorizon ate zhuljeten duke i bere komplimenta e moren vsh te gjith qe vjen nga origjina jote,ms e ke kushurire moj se vetem ajo e prish te gjithen aty ,pa pik yndyre eshte e shemtuar pidh jo interesant ,as nuk te ben pershtypje ajo lloj femre po ku di une si flet mire te per at ,eshte e dyta here qe i ben komplimenta per fustanin ke rene brenda me mashtrimet e tua dhe e kemi marr vesh qe dhe psikologeve u ke thene qe te flasin mire per ate mostren zhuljeta. e njohim mire poor mos u bej femer fallco por trego origjnalietin se po bie pre te atyre qe nuk e meritojne ,zhuljeta adi moza duhet te ikin urgjent se arjoni eshte alamet djali dhe po ia ul vlerat shume ajo zhuljeta kurva qe njohin te gjith ,ajo dy llafe nuk din ti lidhi,sic ka shpirtin ka fytyren boboboooo me rob shpie cfare goje ka hajde mos bej me numra por ndrysho arbana edhe ate kavajsen mos u mundo ta ulesh,se ajo ka per te dal me e nderumja edhe pse jam me DRITANIN ne fakt,te gjith do dalin nga pak te nderuar POR TI SI PREZANTUESE DO SHAHESH CDO DITE E ME SHUME AS NUK TE KA NJERI INAT MOJ VAJZE AS ZILI ,POR J E DESHTUAR SI NJERI E KEQE SHUME JE ,TURP TE VIJ KUSHURIRA ZHULJETES JENI MIKE SE U MOR VESH NDYRSIRE E QELBUR
Turp tju vije juve qe shani arbanen! Turp edhe per administratorin e kesaj faqe qe lejon keto komente. Arbana Osmani eshte nje vajze e perkryer dhe nje profesioniste. Une e kam patur ne klase ne fakultet dhe ka qene shume e sjellshme dhe e edukuar. Ajo eshte shume e thjeshte por ky popull ka kaq shume injornate dhe debila qe vetem vjellin vrer. Duhet te jemi krenare qe kemi nje prezantuese si ajo.
Nuk asht e vertet qi e man me hater zhuljeten. Arbana i ban komplimenta t’ gjithve njisoj mos ia fusni kot o popull
hi si jeni mire…… do te doja te dij nga eshte arbana
mua me duket arbana prezantuesja me e mire ne shqiperi . ajo eshte shume e shkathet eshte e qeshur dhe nuk mban asnje konkurent me hater . shpresoj qe te jete prezantuese edhe ne big brother-at e ardhshem .
Arbana eshte nje nder prezantueset me te mira,dhe padyshim eshte shum e shkathet,intelegjente por behanja e saj shum e vogel me trup hehehehhe por eshte simpatike
Arbana mos ia ve veshin ketyre katunareve qe shajne se duket niveli tyre zemer,je fantastike,je yll bote je ebukur ,vishesh bukur prezanton bukur ,je e cilter gji thcka pozitive ke,por vetem dua dhe kete te te them ju lutem mbeshteteni Adelajden sepse duket qe ka nje bote fantastike eshte shume e mire dhe duket qe nuk eshte hume e rrahur me jeten,eshte shume e sinqerte ndihmojeni me kurajo me fjale te mira aty te shtunen sepse ka shume nevoje,aty brenda eshte nje ujk qe quhet Aida dhe duket qe eshte rrahur me jeten dhe eshte bere shume e keqe,nuk dua te ofendoi njeri por ju lutem shikjeni me vemendje boten e ADELAJDES eshte shume shume vajze e mrekullueshme.te uroj suksese Arbana dhe jete te lumtur sic e deshiron ti te puth fort fort fort
oj arbana je shum e bukur edhe e ki gojen bilbil hiq nuk habitesh hallall e ki tung klm te dua shum nga elbesjana
Arbana ti gjithmon shkelqen ne ekran,me ta knaq shpirtin,jo vetem mua por te gjithve te uroj suksese perjete dhe bigbrother po me pelqen me mire se heren e pare ,bile edhe me bukur i uroj fitore 3-shes me simpatike dhe te forte QETESORI,ADELAJDA,DRITANI te tjeret i shumezoj me 0,nuk e them vetem une por e gjith shqiperia.Arbanate puth lali jot fort nga londra edhe je 1 ,fiksim vetem njehere te pij nje kafe me ty nese do pranoje mos ma merrper ters je yll femer …..love u
se harrova nje gje.kisha qef qe kete te shtune te te shoh te veshur very nice….me taka te larta me nje fustan te kuq dhe me aksesor florinj,kur te vij ne shqiper kam dhurate per ty dhe do vij te ti ergoj ne top channel je nice girl
arbana oshte ni prezentuese e mir
je shum e mijr arbana vazdo keshtu te dua shum lulzimi
arbana je ma e mira…. mbas mimozes tunggggg
big brother 3 ishall eshte vetem me djem
je shum cool un jam ebruuuu
ej arioni osht 1 fare….jo 1 po2 fare
une jam ma e mir se ti …normal te fejuarine kam memetin kosovarin …. edhe mimoza eshte e mir teper e jo si adelajda qura….hwhehhhheheheh……kkkiiiissssssss
askkkk bir kalbin incinde agliyor ask sizim sizim sizilatyor elerin de kacilmyor virane ettin biraktin askkkk…. seni seviyorum arbana
canimm ender + nermin yok
a e shiqoni filmin aci hayat ma i miri film nbot
shum e bukur je arbana
arbana me te vertet eshte yll por alketa vejisiu eshte edhe me yll
Vazhdo keshtu sepse je shume e kendshme dhe shkelqen vertete shume ne ekran je me e mira ne shqiperi te dua shume.
je shum e mir arbanaaaaaaaaaaaa
suksese
je e mir veq vazhdi kshtu te dueee shum je ma e miraaaa ne bote klm te deshiroj sukses ne jet love you
je shume nice sdi qfar te them veq vazhdo kshtu
te duaa shum je ma e miraaaaaaaaaaaaduee je yll qmendem per ty
tung arbana me pelqen shum se je e lezetshmeee qao kalo mir mpuq.?
tup per top-chanel e fitoj qetsori korropsion deri ne telefizor adela ka pas me e fitu jo aj idiot gjith votat kan ken per adelen sa e sigurt ishte motra e qetsorit per fitoren e tij turp te keni un per vete nuk e shoh ma big-brother ta shpif me poshtersina qe bejn nuk ja japin personit te duhur
je shum shum e bukur arbana pasha zoten yll je endrra jeme eshte me te perqaf nje her ne jeten teme po e di se eshte enderr e paralizuar po kjo eshte thjesht nje enderr qe ska sans te realizohet per mu je number one pasha zoten si moter te du ej nuk e sheh ti veten more qysh je me siguri ngajn djemt mas teje je shum shum shum shum shum e buk tej mases.Po pse bre arbana se la me fitu adelajden se valla ajo e ka meritu ma shum se qetesori edhe e meqme u kon dikitran tana te mirat i kam pas adea e sor thivi shka pat te mir e te kqija smunesh me i njeh se sa shum ka pas endre e kam edhe adelen me perqaf amo jo si ty vallai po e di se flas kot un se veq humbi koh e kjo eshte nje gje qe deri sa te vdes nuk me plotesoihet kjo deshir por ne at moment qe vdes kam deshir qe te me vish e te me perqafesh po e di se po te me sheh u per ty jam nje berllog qe as ne sport nuk humbet por nje gje qe nuk vlen hiq hiq.nejse kto fjal jan shka i shkruj per ty .tdu shum e te pershendes e die se je number one vallai.kalo jeten mir e mos merr tylefare se sja vlen asnjni sikur ti po bile nje grim meri ma te mir se kta tjeter se si ti ska kerkun .ok kalo mir e mos harro se shum te du
un kesh pra arjeta qe e shkruva ket sms ma nelt per arbanen
o ku je ma e mira e shqipris bre o mos ta nin se ma e mira je edhe ska me ty bre nr:1 je ti
Arbana je me e mira suksese………..
arbana je shume shume e mire dhe e talentuar
do te me pelqente shume te isha si ty
arbana je shum e bukur po behanja e jote eshte qe e ke 1 sy te gemaft te dua lockiiii.
arbana pershendetje je me e mire a do te udhheqesh edisjonin bigbrotheralbanian3?
shume je mire arbana por me syza me e mire a ndoj syzet me shpejt edhe te shnosheet syri te du loqkiiii (k)kisspo boj shaka se je ma emira pimat mirve
arbana je shum e mir un jam nga kosova dhe te pershendes ty dhe gjith spektaklin qe e ke udhhequr ti big brother te dua arbana kissss loqka ferdezi-arbana
arbana te pershendes shum tyyyyyyyyy nga mirjeta
te dua arbana nga fitorja kiiissss
Leave a reply