Your are here: Home // Big Brother // Arber Cepani, i famshem ne 100 dite

Arber Cepani, i famshem ne 100 dite

Hyri në shtëpinë e Big Brother me flamurin kombëtar në dorë dhe doli pas 100 ditësh prej aty, sërish me flamurin mbi shpatulla, por edhe me kurorën e fitimtarit. Arbër Çepani, një model i shkëlqyer për të rinjtë shqiptarë në një intervistë për revistën “Shqip”, tregon se vazhdon t’i përmbahet ëndrrës së tij që të bëhet pjesë e ndryshimit të shoqërisë sonë. Historia dhe jeta e një djali sa ëndërrimtar aq edhe racional, mes vendlindjes, vendeve ku ka jetuar, studimeve dhe Madalenës, dashurisë së tij italiane.

Nga Neritana Kraja

Zakonisht në këtë garë fitojnë gjithmonë, personazhe që nuk shfaqen që në fillim si protagonistë agresivë. Nuk fitojnë asnjëherë ata të zhurmshmit, apo që luftojnë egër për dominancë. Zakonisht fitojnë ata personazhe që dinë ta menaxhojnë mjaft mirë veten e tyre, ditë pas dite dhe javë pas jave. Personazhe që plotësohen përditë e më tepër në sytë e konkurrentëve të tjerë dhe sytë e publikut që i sheh dhe voton nga jashtë.Nuk përbën më diçka të paditur. Arbër Çepani, djali 20 vjeçar, që la përkohësisht jetën e studentit në Itali, për t’u bërë pjesë e programit “Big Brother”, është fituesi i merituar dhe i pakontestuar i garës së fortë të mbijetesës dhe sfidës për t’u dashur nga të gjithë shqiptarët. Inteligjent, i edukuar, me një bagazh të pasur intelektual, i formuar si personalitet, simpatik në paraqitje dhe look interesant, në mënyrë krejt të natyrshme, ai u bë sfidanti i 18 konkurrentëve që hynë në garë. Një djalë nga i cili bashkëmoshatarët e tij, por jo vetëm, kanë çfarë të mësojnë. Në intervistën që kemi zhvilluar me Arbrin, pak ditë pas fitores së tij, për lexuesit e revistës “Shqip”, spikat edhe një herë personaliteti i bukur i këtij djali si dhe dëshira e tij e fortë që t’i shërbejë me sa mundet shoqërisë së cilës i përket.

     

Arbër, ishte më e vështirë të menaxhoje situatën brenda shtëpisë, apo suksesin jashtë saj?
Si situata brenda, ashtu edhe situata jashtë janë shumë të ndryshme. Brenda ishte një situatë e veçantë sepse duhet të mbaje komunikim etik dhe të merrje diçka nga konkurrentët që kishe përballë. Ishin fillimisht 14 konkurrentë që më pas u bënë 18, me 18 karaktere të ndryshme dhe me këto karaktere të ndryshme, ndoshta në jetën normale nuk do të kisha dalë. Izolimi të bënte që të gjeje pikat e përbashkëta me ta. Kjo ishte e veçanta e menaxhimit brenda. Pas 100 ditësh fitorja më e madhe që morëm secili prej nesh, ishte që përfituam mjaft nga njëri tjetri. Sa për menaxhimin e suksesit jashtë shtëpisë, është gjithçka një kënaqësi. Thjesht fakti që takon njerëz në rrugë, njerëz të cilët më përpara nuk i njihje, që i përqafon, njerëz që të urojnë, afria me ata, është kënaqësia më e madhe për mua. Më shumë se menaxhim është të jetosh këtë lloj kënaqësie.

Si ju duket fakti që jeni në gojën e mijëra shqiptarëve që prej 100 ditësh e më tej?

(qesh) Kur mendon se je në gojën e mijëra e mijëra shqiptarëve!….Ndonjëherë mendoj, vërtet jam unë?! Më mirë të mos e mendosh dhe të shijosh vetëm përqafimet jashtë….. Gjithsesi është situatë interesante, sepse ne ishim të izoluar totalisht dhe hymë në një program që bëhej për herë të parë në Shqipëri, nuk e kishim fare idenë se si përceptohej jashtë. Ne vetëm kur dolëm në natën finale dhe pamë ata qindra mijëra vetë që bënin tifo, kuptuam impaktin që programi dhe ne kishim pasur te njerëzit.

Vini nga një eksperiencë e jetës në Itali ku jeni familjarizuar me një spektakël të tillë si “Grande Fratello”. Si ju dukën konkurrentët shqiptarë, krahasuar me to?

Këndvështrimi është gjithmonë relativ, kur flitet për konkurrentët. Në Shqipëri ishin 18 karaktere të ndryshme. Normalisht ka një ndryshim mes Italisë dhe Shqipërisë, sikurse ka një dallim mes Italisë dhe Francës apo Anglisë. Konkurrentët që hyjnë në secilin prej këtyre vendeve përfaqësojnë atë që përfaqëson shoqëria. Kam përshtypjen që kjo ka ndodhur edhe në Shqipëri, ku janë përzgjedhur karaktere që përfaqësojnë shoqërinë shqiptare në linja të përgjithshme. Kështu që ka ndryshime mes karaktereve, sepse është ndryshimi i shoqërisë.

Ju jeni shquar si djalë i debateve konstruktive, por që jo gjithmonë gjenit debatues të të njëjtit nivel. Cili është komenti juaj?

Gjithsecili dinte diçka në fushën e tij dhe në atë çfarë bënte në jetë. Unë jam munduar gjithmonë, megjithëse këtë ma kanë cilësuar si strategji, që të paktën të kisha një komunikim rreth fushës së tyre dhe të bashkëbisedonim rreth saj. Edhe në qoftë se nuk kisha një përgjigje nga debatet që bëja, përpiqesha të merrja nga gjërat që më jepnin personat që kisha përballë.

Çfarë mendoni se bëri që ju të fitoni, intelekti, formimi, edukata, apo karakteri?

Besoj se është një ndërthurje e pak nga të gjithave. Më e rëndësishmja është se unë aty brenda nuk i kam rënë në qafë asnjërit. Kisha pikat e mia të forta dhe u fokusova aty, nuk kisha pse fokusohesha te defektet apo mangësitë e të tjerëve. Nuk doja t’i luftoja të tjerët në mënyrë të pabesë dhe të dilja vetë i pari. Pika e fortë e Arbrit ishte që të fokusohesha te pikat e forta të Arbrit, të nxirrja se kush është Arbri. Që është një person me të mirat dhe të këqiat e veta, që nuk dëshiron t’i bjerë në qafë të tjerëve. Beson tek ajo që mund të japë dhe fokusohet tek ajo që mund të japë. Koha ecën shumë përpara dhe besoj se asnjëri prej nesh nuk ka kohë që të merret me të tjerët. Po të merremi me të tjerët do i hiqnim kohë vetes dhe fatkeqësisht, karakteri dhe personaliteti ynë do të shkojë në regres dhe jo në progres.

Ky këndvështrim, mos është tipar i fituar nga jetesa jashtë?

Normalisht që kur jeton jashtë merr eksperienca të ndryshme dhe të zgjerohet edhe horizonti. Por kam përshtypjen se jam 110 për qind puro shqiptar dhe jam shumë krenar që i përkas dhe mbroj këtë kulturë. Ajo çfarë kam marrë jashtë është thjesht një plus që e performon akoma më shumë kulturën time. Sa i takon diskutimeve brenda në shtëpi, nuk ka të bëjë me faktin që kam jetuar jashtë dhe diskutimi im ishte etik.

Cilat kanë qenë stacionet ku ka qëndruar Arbri, gjatë jetës së tij?

Kam lindur në Tiranë dhe menjëherë u nisëm për në Havanë, në Kubë. Aty kalova fëmijërinë time e më pas u ktheva në Shqipëri dhe nisa shkollën fillore. Në moshën 11 vjeçare u nisa për në Itali ku vazhdoj akoma sot të jetoj. Dhe si perfundim, në moshën 20 vjeçare u nisa për në shtetin më të ri në Shqipëri…Republika “Big Brother” (Qesh). Të gjitha këto udhëtime dhe spostime janë bërë për shkak të profesionit të babait tim si diplomat karriere.

Ishte e vështirë apo e thjeshtë për ju të fitonit, domethënë të nxirrnit në pah vlerat tuaja?

Kjo ishte pikërisht sfida, sepse kur je në një shtëpi me persona si ty, normalisht që arrin edhe të diskutosh, edhe të nxjerrësh më të mirën tënde. Por këtu ishte sfida më e bukur, të arrije të komunikoje dhe të nxirrje vetveten edhe me persona që ndoshta as nuk donin të të dëgjonin fare. Unë arrita të jap e marr me këta persona dhe këtë e vlerësoj. Sepse çdo njeri ka aspektin e tij pozitiv dhe negativ. E rëndësishme është që ne të marrim anën pozitive, anën negative ta njohim, por të mos e përdorim te të tjerët. Kjo është më e rëndësishmja.

Eksperienca televizive e Arbrit qëlloi e suksesshme. Mendoni të provoni eksperienca të tjera televizive, qoftë edhe të natyrave të tjera?

Personazh televiziv do e shihja veten, vetëm në një program social. Do më pëlqente shumë që të kisha një program social që të lëvizte anëkënd Shqipërisë dhe të kapte problemet e shqiptarëve në përgjithësi. Do të ishte një program që do e vlerësoja dhe ku do të merrja pjesë me kënaqësi.

Çfarë ka ndryshuar te ju që nga momenti kur hytë në shtëpi deri tani?

Arbri është gjithmonë ai që ka qenë më përpara. Thjesht tani është shumë më afër me njerëzit. Kjo është fitorja më e madhe që kam marrë nga Big Brother. Në aspektin e eksperiencës ka qenë e jashtëzakonshme. Sfida u kalua me sukses dhe sigurisht që është rritur besimi në vetvete që mund të fitoj në këtë lloj sfidash. Nga ana tjetër ishte edhe sfidë në komunikim, unë do e quaja një master në komunikim me njerëzit. Është pikërisht kjo që të rrit nga ana e karakterit. Në qoftë se kam ndryshuar, kjo sepse kam fituar më shumë besim në vetvete.  

Kë shihnit si rival dhe pse?

Sidomos në finale ishim të gjithë rival. Duke qenë të izoluar totalisht ne nuk e kishim idenë se si perceptoheshim, se si komentoheshim dhe a pëlqeheshim nga pjesa jashtë. Në një farë mënyrë e shikoja si rival dhe doja që të shkonte sa më larg Astriti, për atë që ai përfaqësonte. Përfaqësonte diçka shumë të madhe në Shqipëri dhe doja që ai të vlerësohej sa më shumë. Gjithashtu do të doja që të vlerësohej sa më shumë në atë lojë edhe Besa, gjithmonë për atë që përfaqësonte. Doja që t’i shihja të dy sa më larg.

Gjithsesi ishte kënaqësi shumë e madhe që isha në finale me Olsin. Ai është një person me të cilin kam patur komunikim mjaft etik që nga fillimi i Big Brother. Kishim një komunkim xhentelmenësh në një farë mënyre, kështu që ishte kënaqësi që isha me Olsin deri në fund.

Studioni për shkencat politike në Itali. Mendoni të hyni realisht në politikë, apo keni hyrë?

Varet si e shikojmë konceptin e politikës. Në qoftë se do ta shikoja politikën si një person që do të kalonte nga parlamenti në komisionin parlamentar dhe nga komisioni parlamentar në konferencë shtypi, atëherë nuk do të doja kurrë të isha pjesë e politikës. Nëse e shohim politikën si pjesë e një mjeti për të sjellë ndryshim, atëherë sigurisht që do të doja të bëhesha pjesë e politikës për të ndryshuar diçka bashkë me të tjerët. Më shumë se politikan do të doja të bëhesha një qytetar, të cilit i ka fjala më shumë vlerë se një deputeti. Kjo është ajo që dua të jem.

Çfarë do të donit të ndryshonit?

E rëndësishme është që të jepet një mesazh se mund të ndryshohet. Pa u fokusuar në gjëra të veçanta, në Shqipëri themi shpesh herë se ky vend nuk bëhet, se s’ka për t’u bërë kurrë, as për 50 apo 100 vjet. Por mendoj se e rëndësishme është që të jepet mesazhi që po të duam ne, me punë mund të bëhet ndryshimi. Ndryshimi nuk vjen nga perëndia por nga puna e secilit prej nesh. Në qoftë se nuk ndryshojmë të gjithë dhe e fusim në mentalitet ndryshimin, nuk do të arrijmë ndryshimin.

Keni premtuar një fushatë sensibilizuese dhe bamirësie. Ka filluar ajo?

Ka filluar, jemi në përfundim të planit se ku do shkojmë, jemi duke përfunduar edhe website-n dhe me promovimin e tij do të iniciojmë zyrtarisht iniciativën. Kemi dhe një grup të hapur vullnetarësh dhe është surprizë e madhe që çdo ditë vijnë me dhjetëra e-maile të vullnetarëve që duan të angazhohen. Kjo ishte e papritur nga ana ime. Ata vijnë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Është pikërisht mbështetja e këtyre personave dhe e shumë të tjerëve, që na forcon besimin se duhet vazhduar dhe luftuar.

Sa kohë do zgjasë?

Do shkojë gjatë gjithë muajve të verës dhe në fillim të stinës së vjeshtës. Për të gjitha shpenzimet do të ketë transparencë totale. Kemi disa gjëra në plan, nga do të veçoja projektin për mbrojtjen e natyrës. I tillë është projekti për ndalimin e prerjes masive të pyjeve në Lurë. Aty ku janë bërë masakra ne do të mbjellim fidanë. Tjetër projekt ka të bëjë me mbështetjen e njerëzve në nevojë, si për shembull jetimët, talasemikët, mosha e tretë, njerëzit me aftësi të kufizuara, etj. Kemi shumë ide për të bërë diçka në favor të tyre. Ndërkohë që nisja e fushatës do të jetë nga Gërdeci, ku do të japim mesazhin që pavarësisht fatkeqësisë së madhe, jeta duhet jetuar. Do të shkojmë në shkollat fillore ku do të ndërtojmë fusha sportive për fëmijët, kënde lojrash, etj.

Vjeshta do ju gjejë në Tiranë, apo do vazhdoni studimet në Bari të Italisë?

Kam përshtypjen se sapo të mbaroj fushatën do i rikthehem studimeve, t’i mbaroj sa më shpejt ato. Askujt nuk do i duhej një Arbër pa shkollë. Kur t’i kem të gjitha të përfunduara do të kthehem përfundimisht në Shqipëri.

Ky është premtim?

Këtë ide e kam pasur gjithmonë. Kam jetuar jashtë, kam përjetuar eksperienca të ndryshme, por gjithmonë me idenë fikse që një ditë do të kthehem në Shqipëri dhe këto eksperienca do t’i vë në shërbim të vendit tim.

Cila është një ditë e zakonshme e Arbrit në Itali?

Paradite jam në universitet për të ndjekur leksione të ndryshme, para dreke e kam rutinë një ecje të shpejtë buzë detit për rreth 2 orë pasi kam fatin e mirë të jetoj në një qytet bregdetar, pasditen mundohem t’ia dedikoj miqve dhe nata deri në orët e vona i përket studimeve të ndryshme. Po më duket pak si ato paketat turistike kjo dita ime e zakonshme (qesh)

Si e pritën miqtë në Itali fitoren tuaj?

Isha përpara dy ditësh në Itali, ku ndenja vetëm dy ditë. Ata më bënë një festë surprizë, të cilën e vlerësova pa masë. Janë persona që më kanë mbështetur shumë në çdo inisiativë në Itali. Pjesa më e madhe janë italianë, por mes tyre ka edhe shqiptarë. Me shokët italianë, në një farë mënyre, jam rritur sepse kam shkuar në Itali që adoleshent. Aty kam kaluar një pjesë të bukur të jetës. Një pjesë e tyre më kishin ndjekur gjatë spektaklit përmes satelitit. Zakonisht ata mblidheshin të shtunave te njëri prej tyre dhe e shihnin spektaklin së bashku.

Po me Madalenën si vazhdon historia?

Vazhdojmë historinë bashkë. Normalisht duhet kuptuar se zonjushat janë më sentimentale se ne çunat dhe një mungesë prej muajsh nuk është pak, ndihet nga të dyja palët. Ajo ndihej në një fare mënyre e mënjanuar nga 3 muaj izolimi që unë kalova në Big Brother. Kjo ishte e gjitha dhe nuk ishte historia aq sa ç’u zmadhua. Shpresoj që gjithçka tani të shkojë edhe më mirë. Jemi takuar dhe shpresoj që gjithçka të kthehet si më parë. Jemi në rrugën e duhur. Është një person me të cilin kam kaluar shumë aventura të bukura në jetë, kështu që nuk dëshiroj ta humbas. Duheshin thjesht të sqaroheshin disa gjëra të vogla.

Si jeni njohur me Madalenën dhe si nisi historia juaj?

Kishim kohë që njiheshim, pasi kishim dhe shoqëri të përbashkët…dhe Madalena ishte zonjusha tipike që i vërtiteshin shumë “peshkaqenë” që nuk ia dilnin me sukses…Më tërhoqi shumë tipi i saj, dhe në ndryshim nga “peshkaqenët” e tjerë gjeta disa mënyra më elegante dhe fine për ta zënë në rrjetë (qesh). Kam më shumë famën e një peshkatari të mirë sesa të një peshkaqeni të egër (qesh).

E përcaktoni veten si idealist apo racional?

Idealizmin e kam për vete, jam tip ëndërrimtari, por ëndrrën dhe idealin i kam për vete. I shikoj si një horizont i largët dhe e kam si forcë dhe shpresë për vetveten. Kur është puna për kontaktet me njerëzit dhe për punë konkrete, jam shumë racional dhe me këmbë në tokë. 

Çfarë pëlqeni te vetja?

Të qenurit i hapur ndaj çdo lloj gjëje. Ndaj eksperiencave pozitive dhe negative. Të qënurit i hapur ndaj çdo lloj kulture.

Çfarë nuk pëlqeni nga vetja?

Kur nuk marr mësime nga një gabim.
Cili është pasioni më i madh i Arbrit?

Pasioni më i madh i Arbrit është që të ketë sa më shumë pasione.

Revista Shqip

Fotografi nga Big Brother Albania  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html

Random Posts

filed under: Big Brother

10 responses to "Arber Cepani, i famshem ne 100 dite"

  1. lina says:

    shym i mire be arber po apet me qat madalenen a
    qekjo spo me pelqen

  2. lelja says:

    valla na i humbe shpresat se kemi pas qef me kon ti edhe besa bashk

  3. lelja says:

    kokrra mashtrusit je ,veq besa se ne rrs te kisha qu kurr me ty skisha fol ……….ja ke lshu beses ksaj here po ka me ta lshu ajo ty sa mendja ska me ta marr lesh bre

  4. fore says:

    e fort kjo qa paska than kjo lejla edhe une me ty jom ok klm

  5. Qendrim says:

    Shqyre qe nuk eshte e vertete lidhja e jot me besen jam shume buker

  6. ****** says:

    a po e sheh mori bes se ky asht mashtrues se ka ndejt brenda shtepis me ty veq per votat e kosoves e kur dole sta futi hiq krejt qito jan thashetheme se ky nuk ka than jam i dashuruar me besen ok mos u bon budallic hiqu ti

  7. lona says:

    arber je njesh veq vazhdo keshtu te deshiroj suksese te metutjeshme dhe me vjen mir qe je ende me madalenen normal secili i din arsyet e punt e veta akush smunet mu perzi ne jeten e kerkujt

  8. era says:

    asnjeri nuk perzihet ne punet e tij por perderisa pranoi te na tregonte jeten e tij ne mundemi te japim nje mendim.nqs perpara te quanim si dhendrin qe do te donte te kishte nje mama,si djalin qe ajo donte te kishte tani ndryshon puna te quajme mashtrues apo egoist.e theksoj qe ne fillim ishe i preferuari im.prsh kosovaret kudo jane besen julin.

  9. eva pr says:

    je shum shum i pashum arber veq vazdho te kam loqk

  10. mimoza says:

    ani cyky shpati po ky lidhje me jet bre nuk ka hii;
    vec budallicat martohen me ket pederac

Leave a reply