3 Nov
Arbri: “Vizualisht kishte pëlqime, por me kohën vura re, që shumë gjëra prej saj më pëlqenin, pa specifikuar diçka.” Marsida: “Gjërat erdhën shumë normalisht dhe nuk besoja se mund të kalonim në një marrëdhënie të tillë. Me vetë historinë zbuluam edhe ne atë që ndjenim.”
“Hapa dashurie”. Kështu titullohet kënga me të cilën Marsida Saraçi dhe Arbër Arapi janë prezantuar në festivalin “Kënga magjike”. Por duket se të dy etheistët i kanë hedhur edhe në realitet këto hapa. E ndërsa kanë dy vjet, që jetojnë një marrëdhënie të bukur sentimentale, ata e pranojnë atë publikisht për herë të parë. Marsida, studente në vitin e fundit për punë sociale dhe Arbri, student në vitin e pestë për
mjekësi mendojnë tashmë, që edhe në lidhjen e tyre të hedhin
hapa më të mëdha.
Si lindi ideja e një bashkëpunimi mes jush?
Arbri: Meqë kemi kohë të gjatë, që qëndrojmë së bashku na lindi ideja, që të kishim edhe një duet. Kështu lindi kënga “Hapa dashurie”, me tekst dhe muzikë të Sokol Marsit e orkestracion të
Shpëtim Saraçit. Meqenëse është një festival rinor dhe me rryma të reja, ndryshe nga herët e tjera vendosëm të bënim një këngë me ritme latine, një këngë të kohës.
Si e gjen veten në të tilla rryma duke qenë se, zakonisht të kemi parë me balada dhe këngë të qeta?
Arbri: Njeriu ambientohet, megjithatë edhe Marsida më ka dhënë mbështetje shumë të mirë.
Marsida, është më mirë të këndosh me një partner apo vetëm?
Unë jam mësuar të këndoj vetëm dhe e menaxhoj më mirë veten ashtu, por duke qenë se duhet të këndosh në duet, duhet të përshatesh me karakterin, natyrën dhe zërin e këngëtarit, në këtë rast, Arbrit. Nuk më është dukur dhe aq e vështirë. Përderisa e morëm këtë vendim nuk e pashë të vështirë.
Të dy dilni në skenë pas një shkëputjeje të gjatë. Arbri pas një viti dhe Marsida pas dy vjetësh. Prisni çmim nga “kënga magjike”?
Marsida: Normalisht çmimi është diçka që të tërheq, sepse vlerësohesh për atë që ti bën, por dëshira jonë në një
festival, ku është hera e parë që marrim pjesë është prezantimi
dinjitoz.Arbri, më the pak më parë që me Marsidën u bë një kohë e gjatë që shoqëroheni.
Cila është arsyeja që kaloni kaq kohë bashkë? Ju nuk keni qenë në të njëjtin edicion të “etheve”, si jeni njohur së bashku?
(qesh) Njerëzit njihen edhe gjatë rrugës. Duke qenë se kemi shumë gjëra që na bashkojnë, kalojmë shumë kohë bashkë. Marsida: Duke ndenjur në ARBRI&MARSIDA MANJOLA BREGASI prova, apo edhe në kafene me shokët e tjerë të etheve, kemi gjetur komunikimin tonë të përbashkët.
Këto qëndrimet e gjata së bashku na bëjnë të besojmë se mes jush ka diçka më tepër se sa një marrëdhënie shokësh?
Arbri: Më pëlqen ta pranoj,po.
Sa kohë u bë, që e keni kaluar kufirin e shoqërisë?
Arbri: U bënë gati dy vjet tashmë.
Si keni arritur ta fshihni nga mediat këtë fakt?
Arbri: Bota e artit është komerc, por duke qenë se ne lidhjen tonë nuk e shohim si komerc kemi arritur shumë mirë ta mbajmë të fshehur, siç mund ta bënte çdo artist që e do ta ketë të tillë.
Po tani që vendosët ta publikoni, është edhe kjo pjesë e komercit?
Arbri: Mendojmë se tani ka ardhur koha të bëjmë hapa shumë më të mëdha. Marsida: (qesh) Hapa të reja dashurie, ashtu si titulli i këngës. Jemi në atë lloj faze, që nuk jemi aq të kujdesshëm si më parë.
Hapat e mëdha, do të thotë diçka më serioze?
Arbri: Kur dy njerëz njihen shumë mirë dhe arrijnë në një
moment, kur nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin, pse jo, duhet
menduar edhe për diçka më serioze, megjithatë ende nuk
kemi diçka konkrete.
Po familjet tuaja e dinë për këtë lidhje?
Arbri: Po.
Si kanë reaguar dhe si e kanë mësuar?
Marsida: E kanë pranuar shumë lehtë, sepse duke e njohur Arbrin nëpërmjet ekranit kanë krijuar edhe një lloj´opinioni pozitiv për të.
Arbri, çfarë të ka tërhequr tek Marsida, ka qenë një goditje me shikim të parë apo ka ardhur gradualisht ndjenja për të?
Jo, nuk ka qenë me shikim të parë. Vizualisht kishte pëlqime,
por me kohën vura re, që shumë gjëra prej saj më pëlqenin, pa specifikuar diçka.
Po për ty Marsida?
Gjerat erdhën shumë normalisht dhe nuk besoja se mund të kalonim në një marrëdhënie të tillë. Me vetë historinë zbuluam edhe ne atë që ndjenim.
Kush e ka bërë hapin e parë.
(Qeshin) Arbri: rrofshin sms-të. Na ka shpëtuar telefoni.
Nuk kishe guximin t’ia thoje në sy?
Natën njeriu mendon më shumë, e kupton më mirë se çfarë i mungon.
Dhe çfarë ke shkruar në atë sms?
Arbri: (qesh) Treguam shumë, e lemë për serinë tjetër.
Apo nuk dëshiron t’i tregosh armët e tua të joshjes?
Arbri: Mendoj se me kaq e kam mbyllur taktikën e joshjes.
Nuk të duket pak herët në moshën 24-vjeçare?
Arbri: Përderisa kam gjetur njeriun e duhur nuk më
duket herët.
Marsida si ke reaguar kur ke lexuar mesazhin e Arbrit?
Jam befasuar për mirë.
Kishe kuptuar diçka?
Le të themi imagjinuar. U ndjeva mirë. Me sa duket gjërat erdhën aq gradualisht, sa që nuk patëm ndonjë lloj tronditjeje.
Ku dhe kur ka qenë puthja e parë?
Arbri: Ka ardhur shumë normalisht mes ne të dyve. Vetëm kaq mund të them.
Marrë nga Panoramaplus
Nje koment per "Arbri dhe Marsida po jetojmë një lidhje të bukur dashurie"
eselam alejkum nga vllahu musliman sijeni aje ni mir
Pergjigju ose ler nje koment