Mungon Besarta dhe grupi i “xhelozëve” të fituesit

Nëse pak ditë më parë Arbri ishte paksa konfuz me ardhjen e Madalenës në Tiranë, dy ditë më parë është ndier më në formë, teksa vajza që ka dashur gjithmonë i ka qëndruar në krah, gjatë promovimit të nismës së tij. Ai ka hapur zyrtarisht zyrën e re për projektin e shumëpërfolur, për të startuar kështu ëndrrat që filloi t’i thurë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Nuk e dimë ende me siguri, nëse mes tyre ka nisur gjithçka nga e para, megjithatë fakti që Madalena ka qenë krahu i djathtë i Arbrit në nismën e tij, tregon se ata më në fund janë pajtuar. Madje vajza bukuroshe nuk ka nguruar që edhe të pozojë para medias, ndoshta për të konfirmuar se lidhja e tyre tani, nuk ka më ato tone mërzie që kishte kur Arbri hyri në “Big Brother”.

Por duket se ceremonia e promovimit ka qenë një festë e vërtetë, kur nuk kanë munguar jo vetëm disa nga ishprotagonistët e “Big Brother”, por edhe emra të njohur të politikës, të cilët duket se janë edhe mbështetës të Arbrit në projektin e tij, për një Shqipëri ndryshe.

Në listën e personaliteve që kanë qenë të ftuar Erion Bogdani, Lajla Përnaska, princi Leka, Arbana Osmani, si dhe miqtë më të ngushtë të Arbrit mes të cilëve Jonida, Ilda, Romina dhe Julinda, por kanë munguar disa prej tyre, mes të cilëve Besarta, për të cilën u fol se ata u lidhën gjatë udhëtimit të fundit në Kosovë. Nuk dihen ende arsyet e mungesës së Besartës, por së
bashku me të në ceremoni nuk u shfaq as Poli, Ina dhe Shkëlqimi. Arbri ka premtuar sërish se me shumën prej 50 mijë euro që ka fituar nga “Big Brother” projekti i tij parashikon që të fokusojë të gjitha problemet që shqetësojnë shqiptarët, mes të cilave ato ekologjike, trashëgimisë kulturore, ndërtimi dhe rikonstruksioni
i mjediseve shkollore, sportive apo argëtuese.Urojmë që në këtë projekt një vend të rëndësishëm të ketë edhe Madalena, që këto ditë i ka qëndruar afër Arbrit në realizimin e projektit të tij.

Gazeta Panorama

Fotografi nga Big Brother Albania  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html

  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Technorati
  • MySpace

Random Posts