22 Oct
Stilisti është përzgjedhur mes 170 emrave nga Med Moda
Emri i tij është përzgjedhur mes 170 konkurrentëve për të marrë pjesë në edicionin e 13-të të festivalit etnik të modës, që si çdo vit tërheq vëmendjen e stilistëve të ndryshëm nga e gjithë bota. Në uebsajtin zyrtar të këtij aktiviteti gjenden emrat e 10 stilistëve, që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në këtë event të përvitshëm dhe mes tyre është edhe emri i Ardi Asllanit, i vetmi stilist nga Shqipëria.
Bëhet fjalë për një aktivitet tepër dinjitoz mode, që do të regjistrohet më 25 tetor në kanalin televiziv Raiuno, ku edhe do të transmetohet pak ditë më vonë. Eshtë tepër pozitive pjesëmarrja e një stilisti shqiptar, që edhe një herë përcjell vlerat e vendit tonë në një fushë shumë të kërkuar dhe të lakmuar vitet e fundit siç është moda, por me pak profesionistë të vërtetë. Nga sa shihet në listën e konkurrentëve Ardi Asllani është i vetmi stilist madje në të gjithë rajonin, që është përzgjedhur nga bordi drejtues i Med Moda për të prezantuar koleksionin e veshjeve të tij në këtë event, në sfilatën që do të zhvillohet në një prej teatrove më të njohur të Siçilisë. Med Moda është prej 13 vjetësh një festival etnik i modës që tërheq çdo vit në Siçili stilistë, por edhe gazetarë nga e gjithë bota. Gjatë vitit të kaluar bordi drejtues kishte marrë më shumë se 170 kërkesa, nga të cilat u pranuan në mbrëmjen finale 12 stilistë. Duke qenë një eveniment ndërkombëtar Med Moda mund të cilësohet edhe si një aktivitet që është në gjendje ta shndërrojë modën në një spektakël të madh. Për më tepër ky event ndjek ritmin tipik të një programi televiziv. Gjithashtu, vitet e fundit Massimo Pastorello Management ka idenë për ta çuar këtë aktivitet edhe jashtë Italisë, duke e shndërruar në një prej eventeve më të mëdha në botë në lidhje me modën etnike.
PanoramaPlus
Pergjigju ose ler nje koment