Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Ardian Trebicka, përgatitet për një album të ri

Ardian Trebicka, përgatitet për një album të ri

Impenjimet me lokalin që hapi gati një muaj më parë nuk e kanë larguar kurrsesi nga muzika.

normal_ardian-trebicka0.jpg

Edhe pse nuk e kemi parë kohët e fundit me ndonjë prodhim të ri muzikor, kjo nuk do të thotë se Ardian Trebicka nuk është duke punuar në këtë drejtim. Mësojmë se
këngëtari i talentuar ka nisur punën për një album të ri, që pritet të jetë në treg së shpejti. Sigurisht një prej bashkëpunëtorëve të tij më të mirë edhe këtë radhë do të jetë i vëllai, i cili me tekstet që krijon ka ndihmuar në suksesin e këngëve të Adrianit. Ajo që Adriani do të sjellë të re? Në fakt duket se e tillë do të jetë përmbajtja e gjithë këngëve të albumit.

Mësojmë se këngëtari do të lëvrojë këngë edhe në zhanre të tjera muzikore, jo vetëm në stilet dhe ritmet me të cilat jemi mësuar ta shohim deri tani, por që i sollën suksesin. Ndërsa ka përfunduar një pjesë të këngëve, Trebicka është duke punuar për pjesën tjetër të krijimeve që do tëplotësojnë albumin.Njëkohësisht me ndihmën e bashkëshortes ai po vazhdon të menaxhojë edhe lokalin, që duket se tashmë është vënë në rrugë të mbarë.

PanoramaPlus

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

1 response to "Ardian Trebicka, përgatitet për një album të ri"

  1. benita says:

    noche moj e bukura noche pa ty big brother do të ishte i vdekur ti jep gjallëri dhe bukuri tër shttëpis së vllaut të madh nga qyteti gjakoves benita . Graniti.bimi dhe dea

Leave a reply