Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Bamir Topi ndër presidentët më të bukur të planetit

Bamir Topi ndër presidentët më të bukur të planetit

Mediat greke i kanë kushtuar më shumë vëmendje figurës së Bamir Topit, sesa qëllimit të vizitës së një presidenti shqiptar në tokën greke.

bamiri.jpgKështu, përtej kërkesës së Tiranës zyrtare për mbështetje nga Athina për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, apo zgjidhjen e çështjes çame, mediat vendase kanë komentuar performancën e Topit. Madje, vizita e Presidentit Topi nuk i ka shpëtuar dhe emisioneve më të mëdha të thashethemeve greke, duke e cilësuar si “top-ten” i presidentëve më të bukur që ka planeti i ynë. Ndërkohë që pritja që i është rezervuar Topit në Athinë është renditur e treta për nga radha, pas pritjeve të ish-presidentit të SHBA-së, Klinton dhe kreut aktual të Rusisë, Vladimir Putin. Ajo që është vënë re pothuajse në të gjitha rrugët kryesore të Athinës, kanë qenë të bllokuara me shirita të kuq të policisë rrugore, e cila duhej të priste dhe të përcillte presidentin shqiptar dhe pastaj të lejonte lëvizjen e lirë të makinave. Madje, në disa vende trafiku kishte kapur disa kilometra duke bllokuar rrugën kryesore ku do të kalonte eskorta e Topit.

G.Panorama

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

2 responses to "Bamir Topi ndër presidentët më të bukur të planetit"

  1. anila says:

    eshte e vertete qe eshte presidenti me i bukur i globit.
    nuk ka se si te jete ndryshe eshte race e paster , e bukur dhe mbi te gjitha e mencur.

  2. beni says:

    Jam plotesisht dakort me ty Anila,jo vetem qe jemi race e paster por edhe inteligjente.Nje popull kaq i vogel sa ne ka nxjere shume figura te shquara ,tani jo vetem greket por e gjithe bota po e shikojne SHQIPERIN dhe SHQIPETARET ME SY TJETER……..KOHA TREGON TE VERTETEN

Leave a reply