19 Jul
Shkëlqimi: Noçen e kam pështyrë kur dolem nga shtepia. Ina: Nuk komunikojmë fare. Najada: “Nuk shoqërohem me ta” se sme pelqen.I kisha për tre muaj në shtëpi dhe nuk kam ndër mend, që jashtë të qëndroj akoma me ta.
Pas daljes nga shtepia e “Big brother”, raportet mes banoreve kane ndryshuar. Ne te kundert, nga sa kemi pare gjate kohes se zhvillimit te spektaklit, ata kane kaluar tashme ne te tjera marredhenie dhe pozita midis tyre. Ishim te qarte per lidhjen e Olsit me Najaden, te Ines me Polin dhe miqesine e tyre me Visin, per kontradiktat e Romines me Shkelqimin, per miqesine e Besartes me Julinden. Por, ndersa kane dale nga shtepia dhe i jane rikthyer jetes se tyre normale, duket se banoret kane ndertuar raporte te reja, disi ndryshe nga ato, qe ishin shfaqur ne shtepi. Miqesite dhe lidhjet brenda shtepise tashme jane zhvendosur ne nje plan tjeter dhe ne kendveshtrim te ri. Megjithate, ajo cfare shihet ne pergjithesi eshte pakenaqesia e pjeses me te madhe te banoreve, ndaj Olsit dhe Najades, por duket se nje fryme e tille ekziston edhe ndaj Arbrit.
Shume prej banoreve nuk komunikojne me Arbrin, Najaden dhe Olsin. E nese ne lokalet e nates ne kryeqytet kemi gjetur me se shumti Visin, Inen, Polin, Shkelqimin, Rominen dhe Dorinen, duket se Ilda, Nardi, Julinda dhe Besarta kane krijuar nje tjeter grup. Nderkohe jashte gjithe pjeses tjeter te banoreve kane mbetur Najada dhe Olsi. Me sa duket, cifti nuk ka preferuar te perzihet me te tjeret, qe nga ana e vet, tashme kane nisur turnete brenda dhe jashte Shqiperise, duke e shfrytezuar emrin e fituar edhe nga pikepamja komerciale. E cuditshme duket ne kete mes, marredhenia e Arbrit me Besarten. Kjo e fundit prej disa ditesh vazhdon te qendroje ne shtepine e Arbrit, ndersa eshte pare shpesh ne shoqerine e Julindes.
Shkëlqimi: Noçen e kam pështyrë.
Kur e pyet për marrëdhënien e tij me Olsin dhe Najadën, Shkëlqimi përgjigjet i indinjuar. “As emrat nuk dua t’ua dëgjoj”, pohon ai duke shtuar se ka qenë i detyruar të qëndrojë në një shtëpi me ta. “Noçja më është dukur e pështirë dhe kur kemi dalë nga shtëpia e kam pështyrë në fytyrë”, tregon Shkëlqimi.
Ina: Nuk komunikojmë fare
Edhe Ina me Polin pohojnë të njëjtin fakt, që marrëdhëniet e tyre me Najadën dhe Olsin janë tërësisht të ftohta. “Nuk komunikojmë fare, madje edhe kur kemi qenë të detyruar të ndodhemi në të njëjtin vend, nuk i kemi folur njëri-tjetrit”, shprehet Ina. Ndërsa në lidhje me Arbrin, ata pohojnë se kanë një përshëndetje të ftohtë.
Najada: “Nuk shoqërohem me ta”
“Unë nuk shoqërohem shumë me ta”, kështu shprehet Najada, ose Noçja, duke iu referuar pjesës tjetër të banorëve dhe më saktë, Ervisit, Inës, Polit, Shkëlqimit, Dorinës, por edhe të tjerëve . Ndërsa kur iu referohemi marrëdhënieve të saj me Rominën, që të paktën besohej se shokë të vetëm në shtëpi kishte Olsin dhe Najadën, kjo e fundit shprehet: “Nuk dal për kafe me të, por nëse e takoj përshëndetemi.I kisha për tre muaj në shtëpi dhe nuk kam ndër mend, që jashtë të qëndroj akoma me ta. Kam shoqërinë time dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloj me miqtë e mi. Ruaj marrëdhënie vetëm me Nardin”. E pyetur, nëse ajo ka pasur një konflikt jashtë shtëpisë me pjesën tjetër të banorëve, Najada mohon këtë fakt. “Kur del jashtë, secili ka punët e veta dhe kjo ndoshta është arsyeja. Unë nuk kam dëshirë të bëhem me ta. Ato që, kanë ndodhur aty brenda janë lënë aty. Tani unë kam krijuar një përshtypje për të gjithë banorët dhe të dal me ta, të pi kafe e të shkoj nëpër turne do të thotë, që të dal me zor, sepse nuk më pëlqen të rri me ta”.
Koha Jone
Foto nga Big Brother Albania http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html
4 Komente per "Banoret e “Big brother” kunder Olsit dhe Najades"
PO VJENE KEQ PER BANORET E SHTEPIES ”BIG BROTHER”ALBANIA QE JAN NDARE KESHTU NE GRUPI PAS NJE MARDHENJE TE MIRE QE KAN PAS NE BRENDA SHTEPIES BIG BROTHER POR QKA TI BOJSH KESHTU E KAN JETA PO VJEN KEQ ARBRI DHE BESARTEN.
po as njani qift nuk jan mate mir se tjetri dy part jan te kqij mos vet hhhaaaaaaaa. pershendetje per http://www.celebritete.com
hey a do ta mbani premtimin qe keni thene se do vini ne te gjitha qyetet e kosovevs…………………….. athua
olsi dhe noqe do te ndahen heret ose vone
Pergjigju ose ler nje koment