Pasi është kthyer nga udhëtimi disaditor në Vjenë të Austrisë, këngëtarja e mirënjohur Besa Kokedhima i është futur menjëherë punës për të nisur përgatitjet rreth këngës së re, me të cilën ajo do të prezantohet në “Top festin” e sivjetshëm. Bëhet fjalë për një këngë me ritme të forta, që anon më tepër nga zhanri i rock-alternativës, që pritet të bëhet hiti i radhës e ndër më të parapëlqyerit për audiencën shqiptare. Surpriza nuk qëndron vetëm tek kënga, por edhe tek imazhi ndryshe me të cilin ajo do të prezantohet në këtë kompeticion muzikor, duke sjellë kësisoj, siç do herë tjetër, një Besë të kompletuar dhe mjaft kualitative jo vetëm në vokal, por edhe në pamjen e jashtme. Korrieri
