Pervec kengeve te reja, rrepisti starton se shpejti prezantimin e nje emisioni radiofonik mbi kulturen hip-hop dhe te rinjte qe duan te rivijne ne kete fushe.

normal_big-basta.jpg

Pas disa bashkepunimeve te suksesshme qe e afirmuan ne skenen muzikore, kesaj here Big Basta ka vendosur te hedhe ne tregun muzikor nje kenge ku protagonisti do te jete vete ai. Eshte hera e pare qe “bastardi i madh” i muzikes se zeze promovon nje krijim, qe e perfaqeson ne ate cka ben. Ka zgjedhur nje titull ne gjuhen angleze, per te goditur me shume degjuesit. “Club Simphoni” eshte nje kenge teper e vecante per rrepistin, pasi i ka kushtuar kohe dhe nje vemendje te gjate. Vetem pak dite me vone, “Simfonia e klubeve” do te shfaqet ne stacionet e ndryshme muzikore, por jo vetem kaq… Ne te njejten kohe ka ne plan te nxjerre edhe nje tjeter kenge te titulluar “Gangsta”, nje bashkepunim me Julken. Sic duket, rrepisti e ka te veshtire te heqe dore nga bashkepunimet, te cilat jane edhe celesi i suksesit te tij. Per momentin po punon per albumin e tij te pare, qe pritet te hidhet ne treg se shpejti. Nderkaq, ne fillim te javes tjeter do te startoje nje emision radiofonik kushtuar kultures hip-hop. Per tri dite me radhe dhe gjate nje minutazhi prej 90 minutash, ai do te prezantoje emisionin “NRG Baze”. Per detaje te metejshme, Big Basta rrefen ne intervisten dhene per gazeten “Korrieri”.

Deri tani ju keni qene pjese e shume bashkepunimeve muzikore, te cilat ndihmuan shume ne afirmimin tuaj per me tej. Keni menduar te dilni si protagonist, me nje krijim tuajin?

“Kam gati nje kenge te titulluar “Club Simphoni”, ku debutoj vetem dhe qe promovohet javen tjeter. Per mua eshte nje kenge e vecante ne stilin e vet, per faktin se pas veres kam punuar per te tjeret, cka me ndihmoi te studioj tregun muzikor dhe preferencat e njerezve. Keshtu pata mundesine qe tekstin ta beja gjate nje kohe te gjate, por ajo cka e ben vertet speciale jane tingujt e muzikes te mrekullueshme”.

Dicka mbi fabulen e kenges dhe perse zgjodhet nje titull te huaj?

“Ka nje tekst me nota te theksuara humoristike, duke qene se rrepi ndertohet nga e perditshmja, e zakonshmja qe ne e perjetojme cdo dite. Nje muzike qe neper klube e kercejne te gjithe dhe per me teper me nje klip shume te nxehte. Per sa i perket titullit, e zgjodha ne anglisht, pasi me duket me e pershtatshme dhe me e gjetur se nje titull ne shqip. Titulli i kenges ka me teper lidhje me muziken, sesa me tekstin”.

Projekte te tjera qe keni ne dore apo kane perfunduar?

“Njekohesisht me singllin tim do te dale edhe nje bashkepunim me Julken, i rrymes hip-hop, R&B. Kenga titullohet “Gangsta”, ku une jam ne rolin e te fortit dhe bej gjithcka per te rene ne sy te nje vajze. Pra “flirtoj” me Julken, pas mbresave te medha qe i lene fjalet e mia. Dua te theksoj se imazhi i Julkes si nje kengetare tashme e afirmuar me ka ndihmuar shume”.

Nuk ju tremb fakti se duke promovuar dy klipe njeheresh, perben nje rrezik qe njeri prej tyre te mbetet ne hije?

“Tashme cdo gje eshte vendosur, por nuk besoj se do te ndodhe nje gje e tille, pasi secili prej tyre ka vecantine e vet, por edhe ne qofte se ndodh, e rendesishme per mua eshte te promovoj kenget dhe me vone te publikoj nje album, pastaj publiku mund te perzgjedhe ate qe deshiron”.

Pak me lart permendet albumin. Ne cfare faze gjendet Big Basta dhe krijimtaria e tij?

“Jam duke perfunduar albumin tim, qe se shpejti do te hidhet ne tregun muzikor dhe per kete u jam shume mirenjohes producenteve Flori Mumajesi dhe Ervin Gonxhi, te cilet jane nje skuader qe me kane mbeshtetur gjithnje. Gjithashtu dua te falenderoj edhe “Supersonic” per promovimin qe na ben”.

Albumi do te jete ne hip-hop, apo do te kete edhe bashkepunime?

“Kryesisht do te jete i tille, pasi ajo eshte rryma qe me frymezon dhe per te bere muzike. E rendesishme eshte qe te pelqehet”.

Per sa u perket vjedhjeve te kengeve, nje dukuri qe po ndodh shpesh ne tregun muzikor, a ka ndonje lidhje Big Basta me keta te fundit?

“Nuk jam une qe kam shpikur muziken dhe keshtu te ndikohesh eshte normale, dua te them te perfitosh me te miren e me te mireve. Por te vjedhesh eshte dicka tjeter qe s’ka lidhje me mua. Nderkaq, kengetaret ketu vjedhin nga pamundesia financiare dhe mungesa e kreativitetit”.

Perflitet se ju do te nisni se shpejti nje emision radiofonik per hip-hopin…

“Javen tjeter starton emisioni im i pare radiofonik ne “NGR Radio”, qe titullohet “NRG Baze” dhe i kushtohet teresisht kultures se hip-hopit. Formati eshte realizuar i tille, qe do te terheqe rreth vetes shume fansa te kesaj muzike. Te marten, te premten dhe te dielen nga ora 14:30 deri ne 18:00 do te keni mundesi te ndiqni emisionin tim”.

Dicka me teper rreth emisionit…

“Te marten do te jete dita e te ftuarve qe duan te promovojne muziken e tyre. Prandaj gjej rastin per te ftuar gjithe ata qe kane gati nje krijim hip-hopi. Ndersa te premten do te vijoje hit-parade i kengeve me te mira hip-hop, shqiptare dhe te huaja, ku te dyja do konkurrojne bashke. Degjuesit kane mundesi te votojne kenget e tyre me te preferuara me ane te sms-ve dhe postes elektronike. Ndersa e diela do te sjelle rubriken profil, ku secili i ftuar do te vije si portret i plote. Nderkaq, prezantimi im do te jete i lirshem, pasi nuk mund ta kufizoj veten ne ate cka bej. Per nje gje jam i sigurt, qe emisioni ofron cilesi dhe variacion”.

Sonila Merolli