Njihuni me shume me te dhenat personale te personazheve te “Big Brother Albalia” si Emrat e Mbiemrat, qytetet nga cilet  jane, shkollimi, punesimi etj

Arbër Çepani, 21 vjeç Vendlindja: Tiranë

Student i Shkencave Politike në Universitetin e Barit

arberi.jpg

Arbër Çepani, është 21 vjeç dhe studion në Bari të Italisë për Shkenca Politike. Megjithatë dëshira për të marrë pjesë në “Big Brother” e ka bërë që të spostohet nga studimet për momentin. Ka lindur dhe është rritur në Tiranë dhe shquhet si njeri mjaft social. Madje në të gjitha prononcimet e tij ka deklaruar se të gjithë shumën e çmimit, në rast se ai fiton, do t’ua japë për bamirësi njerëzve që kanë më shumë nevojë për to. Motra e tij thotë se është natyrë mjaft polemizues. Por a do të jetë vërtetë i tillë në garën e “Vëllait të madh”?

Astrit Sinakoli, 34 vjeç
Vendlindja: Kllojkë (Tiranë)
Barist në lokalin e tij në Kllojkë

astriti.jpg

Astrit Sinakolli, 34 vjeç është një tjetër familjar, që ka pranuar të hyjë në garën e “Big Brother”. Përjashta atë e presin fëmijët dhe gruaja e tij, e cila duke njohur më mirë se askush tjetër natyrën e Astrit, thotë se ai do të japë mjaft në kafaz pasi është pak tip “grricës”. Astriti në jetën e përditshme merret me një lokal të vogël në fshat, të cilin e ka në pronësi. Ndërkaq thotë se i pëlqen jeta e fshatit, natyra, ushqimi, qetësia dhe sidomos solidariteti midis njerëzve. 

Besarta Abdullahu, 20 vjeç
Vendlindja: Gjilan
Studente në Fakultetin Ekonomik, Prishtinë

besarta.jpg

Besarta Abdullahu është e vetmja vajzë që vjen nga përtej kufijve të Shqipërisë në një konkurs të tillë. Është 20 vjeç, ka lindur dhe jeton në Gjilan dhe vijon vitin e tretë të studimeve për ekonomi në qytetin e saj. Ajo është mjaft e lidhur me Gjilanin, ku ka familjen, shkollën dhe miqtë, por të gjitha këto i ka lënë përkohësisht, pasi beson se do të krijojë një miqësi më shumë, me moshatarët e Shqipërisë në këtë reality show. Ka pasion stilimin dhe guzhinën, megjithëse profesioni i saj i ardhshëm, është tepër e sigurtë se do të jetë i lidhur me shifrat.

Ervis Xhako, 24 vjeç
Vendlindja: Tiranë

ervisi_by_gentii0.JPG

Ervis Xhako, është 24 vjeç dhe një ndër 14 konkurrentët në Big Brother. Ervisi ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ndërkohë që ka mbaruar studimet e larta për Shkenca Politike. Megjithatë puna me të cilën është i angazhuar aktualisht, është organizimi i spektakleve të ndryshme, pranë njërit prej universiteteve private në Tiranë.

Ina Hoxha, 24 vjeç
Vendlindja: Tiranë

ina_by_gentii0.JPG

Ina Hoxha, 24 vjeç është një tjetër konkurrente e “Big Brother”. Vajza që prej dy vitesh ka mbaruar studimet e larta për ekonomi, aktualisht punon si shitëse në një Butique, ku punës së përditshme i ka shtuar pasionin për modën dhe look-un në tërësi, Ina është një vajzë e shkathët, aktive dhe ka shumë hobe në jetë. Dy ndër këto janë të shëtisë dhe të dëgjojë muzikë.  

Ingrid Furxhi, 31 vjeç
Vendlindja: Fier, Ekonomiste

ingridi-petull.jpg

Ingrid Furxhi është një tjetër familjare që i është bashkuar grupit të “Big Brother”.

Ingridi, që sapo ka mbushur 31 vjeç ka lënë në shtëpi dy fëmijë të vegjël për të realizuar ëndrrën e saj duke u bërë pjesë e lojës dhe ndoshta edhe e çmimit fitues. Ingridi ka lindur në Fier dhe ka mbaruar studimet e larta për Ekonomi. Mamaja e saj thotë se Ingridi është një vajzë e fortë dhe solide, që i është dashur ta përballojë vetë jetën dhe se të njëjtën forcë karakteri do e tregojë edhe gjatë lojës në “Big Brother”.    

Julinda Peshku, 24 vjeç
Vendlindja: Fier
Bankiere në Tiranë

juli-arbri.jpg

Julinda Peshku, 24 vjeç është vajza që ka zgjedhur të hyjë në garë me arushin e saj Roko. Thotë se është miku i saj më i mirë, ndërkohë që me natyrën e qeshur të saj, ka zënë mjaft miq të rinj brenda në shtëpi. Vajza ka lindur dhe jetuar në Fier, ndërsa prej pak vitesh, është vendosur në Tiranë, ndërkohë që ajo punon në njërën prej Bankave të kryeqytetit. 

Juna Vata, 21 vjeç
Vendlindja: Burrel
Këngëtare, studente në Ekonomi

juna.JPG

Juna Vata, 21 vjeç, nuk është krejt e panjohur për publikun. Dy herë radhazi ajo ka konkurruar si këngëtare në “Top Fest”, ndërkohë që kësaj radhe ka vendosur të hyjë në garën e rezistencës në “Big Brother”. Studente e ekonomisë, me një pasion të madh për muzikën dhe me një lidhje të fortë me familjen, ajo nuk ka ngurruar aspak ta përshëndesë të dashurin e saj në momentin kur po hynte në shtëpi, duke i thënë se e donte shumë.

Najada Konomi, 22 vjeç
Vendlindja: Fier
Studente në Akademinë e Arteve për Pikturë

najada.JPG

Najada Konomi, është vajza artiste e shtëpisë së “Big Brother”, ajo është studente e pikturës dhe ka vite që e ushqen pasionin e saj. Najada është 22 vjeç dhe ka lindur në Fier. Veç pasionit që ka për pikturën, ajo pëlqen shumë muzikën dhe sidomos është e apasionuar pas tatuazheve të cilat i ka të shumtë në numër dhe që i zbukurojnë trupin. Me hyrjen e saj në shtëpi, ajo u prezantua si vajza që do t’i bënte shumë shpejt të gjithë meshkujt për vete.

Olsi Mingomataj, 33 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Profesioni Menaxher

olsi_by_gentii0.JPG

Olsi Mingomataj, është 33 vjeç, një nga meshkujt trendy të “Big Brother”. Olsi ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ndërkohë që një pjesë të madhe të kohës e ka kaluar në Itali si emigrant. Është kthyer në atdhe pranë familjes, jeton me prindërit, ka një të dashur me të cilën i pëlqen të udhëtojnë shpesh me motor, ndërkohë që punon si menaxher në një kompani kafeje në Tiranë. Shëtitjet dhe noti janë pasioni i Olsit.

Pol Babi, 22 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Fotomodel, student në Universitetin Bujqësor

poli_by_gentiiiiii.JPG

Pol Babi, 22 vjeç, është një konkurrent shumë interesant i “Big Brother” dhe kjo veçori e tij lidhet me faktin se ai është mësuar me kamerat. Megjithëse ka mbaruar studimet e larta, prej vitesh bën vetëm punën e modelit, të cilën tashmë e ka kthyer në profesion të jetës së tij. Është një djalë me mjaft shije, vishet bukur dhe ndër hobitë e tij është të bëjë palestër për të mbajtur trupin në formë.   

Romina Shkreli, 21 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Studente, Punë Sociale

rominahehe.jpg

Romina Shkreli, 21 vjeç është konkurrente e Big Brother” dhe njëkohësisht studente e Shkencave Sociale në fakultetin e Tiranës. Romina është konkurrentja e parë që ka shkelur në shtëpinë e “Big Brother” duke u bërë edhe shansi i mirë për të gjithë të tjerët që erdhën pas saj. Romina shquhet për karakter të fortë dhe vendosmëri, ndërkohë që ka një natyrë mjaft shoqërizuese me të gjithë banorët e “Big Brother”.

Leonardi, 27 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Profesioni, bojaxhi

normal_leonardi_by__gentii.JPG

Leonardi, 27 vjeç ka vendosur të hyjë në garën e “Big Brother” me dëshirën për të fituar, si të gjithë konkurrentët e tjerë duke premtuar se prania e tij do t’i japë më shumë ngjyra shtëpisë së përbashkët. Në fakt këtë e ka thënë me humor, por këtë batutë ai e lidh dhe me profesionin e tij, pasi Leonardi punon si bojaxhi. Këtë zanat ai e ka mësuar në Greqi ku ka jetuar e punuar për disa kohë, ndërkohë që me kthimin në atdhe jeton me prindërit e tij.

Shkëlqim Broshulli, 38 vjeç
Vendlindja: Lushnje
Ish oficer policie, tani merret me biznes

normal_shkelqo_by_gentii.JPG

Shkëlqim Broshulli, më i madhi në moshë sa i takon konkurrentëve, 38 vjeç, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Megjithëse familja për të duket se është një pjesë mjaft e rëndësishme, duket se e ka pranuar sakrificën e ndarjes përkohësisht prej tyre, për hir të çmimit të madh. Shkëlqimi ka lindur në Lushnje, ka mbaruar arsimin e lartë në Akademinë e Lartë ushtarake, ndërkohë që ka ndërtuar edhe një biznes të tij.

Revista Shqip

Big Brother Albania - Foto & Video

http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html

Big Brother Albania - Informacione, komente te ndryshme http://www.zeriyt.com/bota-e-televizionit/big-brother-albania-t41955.0.html