Your are here: Home // Bleona Qerreti // Bleona Qereti, jeta ime e re

Bleona Qereti, jeta ime e re

Një look “ujë dhe sapun” aspak i ngjashëm me të parin, një mënyrë tjetër jetese prej modelesh, një album në anglisht, një set fotosh prej star-i të vërtetë, një tur i përhershëm koncertesh nëpër Evropë. Dhe qershia mbi tortë: e para këngëtare shqiptare, këngët e së cilës mund të gjenden në iTunes. Ja, këto kanë ndodhur që kur Bleona Qerreti u nis drejt Amerikës për të filluar një jetë të re.

Klaudeta Skënderasi 

Ora është 17.03 dhe Bleona nga ana tjetër e telefonit të përshëndet “Mirëmëngjes”. Sigurisht, sistemi i orëve nga Amerika në Shqipëri ndryshon… vetëm se, në fakt, ajo as që është fare në Amerikë. Ndodhet pikërisht në shtëpinë e prindërve të saj në Tiranë. Por meqë edhe atëherë kur ajo vjen për “pushime” në Shqipëri (pushime u thënçin), regjimin e ditës dhe natës e ka gjithmonë të përcaktuar nga koncertet, ora pesë e pasdites përkon ekzaktësisht me mëngjesin e saj.

Një vrap deri në shtëpinë e Bleonës për të realizuar intervistën e radhës. Por sapo shfaqet në derë, pamja e saj të bën të dyshosh se mos ke ngatërruar adresë. S’ka më flokë të kuq, asnjë gjurmë grimi në fytyrë, thonjtë i ka shkurtuar e i ka lyer me smalt gati të padukshëm ngjyrë bezhë, veshur me tuta, e mbërthyer deri në fyt, por super në formë. Bleona e look-ut të çmendur ekstravagant nuk duket gjëkundi. “Që prej shtatorit, kur unë u largova për në Amerikë, kam ndryshuar tërësisht mënyrën time të jetesës”, të shpjegon Bleona.

Aha, ja si qenka puna! Domethënë ka rënë rehat, po jeton jetë të lumtur me Ganin dhe po shijon ditë të qeta, si një grua e martuar që tani ka të tjera prioritete: shtëpi, familje, fëmijë.

Por në fakt nuk është aspak kështu. Bleona, jo vetëm që s’ka ndërmend të heqë dorë nga karriera e saj muzikore, por tani ka ca plane të guximshme: të ndërtojë një karrierë 100 për qind amerikane. E për t’ia arritur kësaj është gati të bëjë gjithçka. Domethënë t’i nënshtrohet rregullave të një jetese krejt ndryshe. Sepse që të arrijë të depërtojë në tregun muzikor amerikan, Bleona e di më mirë se kushdo se fjala “sakrificë” nuk mjafton. Ndaj edhe i ka vendosur vetes rregulla të reja, që fillojnë që me pamjen e jashtme. “Në Amerikë nuk është si në Shqipëri: pi një kafe e bëj llafe, aty është: merr një kafe në dorë e bëj ndonjë punë. Nëse ata vendosin që të merren me ty, do të thotë se ti duhet t’u nënshtrohesh rregullave të tyre. Nëse ti del para një producenti e kuruar deri në detaj, ai nuk ka se ç’të bëjë me ty. Ai duhet të të përpunojë sipas mënyrës së vet. Aty gjërat jonatyrale nuk pranohen. Në Amerikë ka një tjetër nivel, të cilin ti mund ta arrish vetëm nëse je e zgjuar”, fillon e rrëfen Bleona, teksa rrufit një filxhan kafe që mami Oli ia ka bërë gati që para se ajo të zgjohej. Po cilat janë rregullat?

E para: s’ka thonj të gjatë e të lyer me smalt të kuq, rozë a portokalli.

E dyta: s’ka flokë extension, të lyer në ngjyrë qershie a të verdha, apo me fije.

E treta: s’ka asnjë grimë make-up. Lëkura duhet të jetë e pastër.

E katërta: s’ka fustane me xixa, sandale me taka 12 cm, dekolte apo mini; vetëm tuta dhe atlete.

E pesta: përqindja e yndyrës në trup nuk duhet të jetë më shumë se 18%. 

Domethënë i bie që të bësh ca palestër dhe të mos ia varësh fare pamjes së jashtme, siç bëjnë të gjitha amerikanet. Qenka e thjeshtë! “Aspak, – të kundërshton Bleona. – Kjo nuk do të thotë të lësh veten pas dore. Do të thotë që ti të kesh vërtet thonj të shkurtër, por të superkuruar, një lëkurë pa grim, por gati transparente; po pate një puçërr, më mirë atë ditë mos i dil përpara producentit. Flokë ngjyrë kafe, por që të shndritin nga shëndeti. Ti nuk duhet të jesh e dobët, ti duhet të jesh në formë. Duhet të hash ushqime të shëndetshme, për shembull, në vend të orizit të bardhë duhet të hash orizin kaf”. Pra, ca zakone të reja që ia kanë ndryshuar tërësisht të përditshmen. Një jetë që nuk ngjan asfare me atë që ka lënë pas në Shqipëri, kur paraditet shtyheshin me kafe dhe thashetheme. Aty dita fillon e mbaron katërcipërisht ndryshe. “Në mëngjes herët kam orarin e fitness-it me trajnerin tim personal. Pastaj kam seancën e përditshme të kantos dhe më pas të baletit. Pastaj më duhet të gjendem në studion muzikore për të parë se si po ecën albumi në anglisht, për realizimin të cilit kam kohë që kam filluar të punoj. Dhe të gjitha këto janë në distancë shumë të largët nga njëra-tjetra, sepse aty nuk është si të shkosh nga Zogu i Zi tek Tirana e Re”.

Dhe të gjitha këto ndodhin gjatë javës; fundjava e gjen… as mos t’ju shkojë mendja për ndonjë plazh a mal. “Që të premten marr avionin për në Evropë, ku kam koncertin e radhës. E shtuna mund të më gjejë në Gjenevë ose në Shqipëri, e diela në Londër ose në Kosovë, e hëna sërish në Detroit”. Një javë e gjitha e kaluar me një frymë. Po atëherë ç’ngelet për jetën martesore, për shtëpinë, për Ganin? Sepse, mesa ne dimë, Bleona u nis drejt Amerikës sepse aty ndodhet dashuria e saj. Vetëm se ajo nuk është nga ato që mjaftohet me kaq. “Arsyeja që unë zgjodha Ganin nuk ishte sepse ai është një djalë i bukur, por sepse di të më kuptojë. Ai nuk është nga ata që duan gruan tradicionale, nuk është nga ata burra që të merr në telefon e të thotë “po vij unë, a është dreka gati?”. Më ndihmon shumë. Ka raste që e merr ai në dorë kuzhinën. Por sigurisht që unë jam zonja e shtëpisë dhe më duhet të bëj edhe gjëra të tilla si të pastroj shtëpinë, të laj rrobat, gjëra që unë, sigurisht, i bëj, po vetëm se këto ndodhin sipas një ritmi tjetër. Për shembull, pastroj dhe gatuaj në orën tre të natës, pasi kam mbaruar të gjitha aktivitetet e tjera të ditës. Por kohët e fundit jemi të dy në dietë dhe zgjedhim të hamë jashtë ushqime organike”.

Nuk është më koha kur jetonte vetëm me prindërit në Tiranë. Aty nuk është vajza e përkëdhelur e familjes Qerreti. Aty është nuse dhe ka pranë një tjetër familje, atë të bashkëshortit (sigurisht që është bashkëshorti, sepse Bleona dhe Gani janë të martuar ligjërisht. Sa për dasmën e famshme, që Bleona e shtyu për hir të koncerteve: “Do ta bëjmë kur të na bëhet mbarë. Kjo periudhë më ka ndihmuar që të lidhem më shumë me familjen e Ganit. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Verën, motrën e tij, të cilën më shumë se kunatë e kam shoqe. Një orë në ditë e kaloj me të. E sigurisht që gjej kohën për të kaluar me Ganin ose të bëj gjërat që atë e bëjnë të lumtur”. Te kjo lumturia e Ganit mos mendoni ndonjë darkë nën dritën e qirinjve. Një djalë i çmendur pas makinave ka të tjera shije. Të lumtur mund ta bëjë edhe një vrap i Bleonës deri tek fabrika në mes të shiut për të marrë dritat për makinën që ai po ndërton vetë. Apo gjëra të tjera të vogla që për të dy janë shumë domethënëse, siç ndodh me të gjithë çiftet e sapomartuar, por që bëhen vetëm kur Bleona ka pakëz kohë të lirë, kur nuk ka koncerte, as fitness, as kanto, as regjistrim këngësh, as takime me producentë e kompozitorë. 

Po a ia vlejnë të gjitha këto? A ia vlen gjithë ai përkushtim? Gjithë ajo javë e ngarkuar, që nuk e lë as të marrë frymë e që ajo e ka shkëmbyer me një jetë të qetë prej princeshe? Pastaj të gjithë e dimë që në Amerikë nuk ta shtron njeri me lule. Ja që për të ia ka vlejtur. Shumica mund të mendojnë se këto janë veçse ëndrra me sy hapur, por ja që ajo ka nisur ta ndiejë shijen e mirë të një karriere prej përtej detit. Nuk e besoni? Eh, në fillim edhe neve na u duk e vështirë për t’u besuar, por Bleona ka se ç’të të tregojë për të të bindur.

Ka realizuar një set fotografish me një nga fotografët më të njohur të Amerikës me origjinë shqiptare, Emin Kadi, i cili ka punuar me 9 mijë modele dhe ka në pronësi revistën “Clear Magazine”. “Nga puna me Eminin, kam mësuar vërtet shumë gjëra. Kam qenë pjesë e një pune profesionistësh. Ka harxhuar kohë me mua, por edhe më ka krijuar ca lidhje shumë të rëndësishme. Ai është nga ata fotografë, që edhe kur nuk je e bukur, të bën të dukesh e bukur”. Me Bleonën, me siguri s’ka pasur pse ta bëjë një gjë të tillë. Por, që duket ndryshe, duket! 

Sigurisht që fotot shërbejnë si korniza e asaj që vjen më pas. Albumi në anglisht është thuajse gati. “Për këtë album kam bashkëpunuar me Courtis Bonne, i cili ka bërë këngë për Aretha Franklin dhe Anita Baker. Kënga që ka realizuar për mua titullohet “Hottness”, një këngë alla Beyonce. Pjesën tjetër të albumit jam duke e realizuar me Devine Evans, që ka kompozuar këngë për albumin e parafundit të Mary J. Blige dhe për albumin “Blackout” të Britney Spears”.

Por qershia mbi tortë është ajo që deri më tani asnjë këngëtar shqiptar nuk ka mundur ta arrijë. Në fund të qershorit, tre nga këngët e Bleonës do të mund t’i dëgjoni në dyqanin më të madh muzikor online, iTunes. “Sipas kontratës që studioja ime ka nënshkruar me iTunes, do të jenë tre nga këngët e mia që do të keni mundësi t’i dëgjoni në fund të qershorit. Kjo i bën gjërat shumë më të thjeshta, sepse në momentin që takon një producent, mjafton ta adresosh në iTunes dhe aty ai mund të gjejë këngën e të vlerësojë punën tënde”. Por mos mendoni se për Bleonën mbaron me kaq. Bleona ngelet Bleona, që nuk kënaqet kurrë, që edhe kur arrin një gjë, kërkon shpejt e shpejt një tjetër. “Fakti që kam arritur këtu nuk do të thotë se këtej e tutje do të neglizhoj punën time të përhershme; do vazhdoj të jem e pranishme nëpër koncerte në Evropë, Kosovë e Shqipëri. Madje tre muajt e verës do të jem në Tiranë”. Do të kërkojë “leje” edhe këtë radhë në familjen e saj të re, ashtu siç ka bërë për katër vjet me radhë. Po ku i thuhet dot “jo” Bleonës! 

Revista Jeta

Fotografi nga Bleona Qereti http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-64.html

Random Posts

filed under: Bleona Qerreti

23 responses to "Bleona Qereti, jeta ime e re"

  1. Qendrimi says:

    Vec urime Ishalla bon sa me shpejt Darsme te madhe ne shqiper .
    une jam njeri dere sepadizuziti e tua te dashure
    urime
    dhe nje here

  2. ju lutem ky eshte emaili im ndaqi per te kontaktuar me mua eshte kjo adc ime ku e perdori vetem ne kosove ne shqiperi kam bleona_shqiperia@hotmail.com kurse ne kosove e kam bleona_qereti@hotmail.com ju do te me njihni me mire kthene mesazhin menjehere dhe thuani po jo hajde per mua kush eshte meqenese me doni hajde tash do te shohim se kush me do mua

  3. lona shkup says:

    kjo esht tamam femer ka stil ks trpu gjitha i ka ma e mira esht edhe ti qe e ke qu ket msg sma mer menja qe esht bleona se ajo ka shum pun ma te rendesishme se mu mar me kto po ti po ki qef pak me u zajbat po nejse vazhdo

  4. miss_kiss says:

    moj pranojani add e saj une u kenaqa ty fol me bleonen

  5. miss_kiss says:

    miss_kiss

  6. miss_kiss says:

    miss_je_kiss_bleona

  7. Linda says:

    Urime martesen dhe shum gezime ne jet fat lumturi e te gjitha

    ej je ma e mira veq vazhdo po a munesh me ba keng ma ritmike se ma mir

  8. dost says:

    hello bleon ti je ma e bukra prej kuktarve kush taka inati edin ti oko tung bleona tung qav adresa fidan_of@live.com qys

  9. gresa says:

    tung
    mos ta nin mos i ngo tjert po
    veq vazhdo keshtu
    veq po vishesh qelt pak po nuk ka lidhje se trup te mir ke tung

  10. keti says:

    shume shume e bukur aspak e trash si te quajne te tjeret shume zoje je hiq mos ta nin

  11. Eliana says:

    bleona ckemi motra shpersoj te kesh vetem mbarsi ne jete Une jetoj ne alngli e me pelqejn shume kenget e tua . te dua shume

  12. jeton says:

    tung une jam jetono

  13. valbona says:

    te them dicka un ty mi goc se ju qe quheni vipa dhe qe dilni neper ekrane pa rroba te veshme ne trup .keni arritur
    profesionin duke u ferkuar nga shalet me te hjith
    ok lali

  14. valbona says:

    kur dilni per here te pare ne ekran jeni te turpshme po me oase cndoth valle

  15. valbona says:

    mos tu vij keq per ate qe jeni ju femrat

  16. buja says:

    bleon je ma seksi pi femnave shqiptare po qaj fidani nga asht mos asht nga racja hahaha

  17. erona says:

    hey BLEONA veq vazhdo se ma e mira je ska kush qi ta shkon je shum seksi njeri aaaaa edhe konget i ki shum te smuta

  18. hamiti says:

    gongetare jo a seksi pooooooooooooooooooooooooooooooooooo sa ha gugjen e pidhit

  19. pajtimi says:

    bleona ni nder te parat si per me kendu e per spote po edhe seksi a ma e mira osht

  20. fidaa says:

    niccccccccccccccccccccccccccccccccccccc

  21. LINDI says:

    ej bleona je shum sexy papa sexy

  22. bexhet says:

    po te isha femer kisha deshiru te jem si ti kiss

  23. diana says:

    nuk jam fancja jote bleonn

Leave a reply