Festivali do të nisë muajin e ardhshëm

Ndoshta i vetmi ndryshim dhe më i rëndësishmi,në edicionin e pestë të festivalit të muzikës moderne Top-fest do të jetë pikërisht votimi. Për herë të parë, përveç votave të publikut këngëtarët do të vlerësohen edhe nga një juri profesioniste. Lajmin e bën të ditur, vetë Drejtori artistik festivalit Bojken Lako, i cili shton se gjithsesi ende nuk është menduar mënyra mbi të cilën do të koordinohen të dyja votimet. Megjithatë është e sigurt se këtë vit nuk do të jetë vetëm publiku, ai që do të vendosi në lidhje me çmimin e parë. Dhe kjo për shkak të ngritjes së nivelit prfesional dhe të barazimit të vlerave monetare me vlerën e këngës. Festivali do të nisë muajin e ardhshëm dhe nga të gjithë prurjet do të përzgjidhen rreth 150 pjesëmarrës.
Si është niveli i prurjeve në Top-fest, deri tani?
Në momentin, që unë poflas jemi në një moment seleksionimi përsa u përket prurjeve në Top-fest. Në këto materiale, që më kanë ardhur deri tani, mund të klasifikoj nivelin e tyre sipas rrymave muzikore. Ajo, që më bën përshtypje është, se ka artistë të rinj, të panjohur të cilët janë paraqitur me materiale muzikore relativisht të mira.Dhe vetë ne si organizatorë synojmë, që këtë vit përveç vlerave dhe talenteve të konfirmuara nga festivalet e mëparshme,të nxisim talente të reja duke i stimuluar përmes inçizimeve në studiot tona dhe dhe duke iu dhënë mundësinë, që të paraqiten në një formë të konsoliduar skenike në edicionin e pestë të Top-festit.
Çfarë tendencash vihet re në rrymat që janë lëvaruar?Mund të themi se ka një prirje muzika shqiptare drejt kësaj apo asaj rrymë?
Mendoj, se këtë vit materialet janë më të pastra, të zhveshura nga komercialiteti i rëndomtë. Besoj, se ky Top-fest do të jetë i zhveshur nga tendencat për ta bërë muzikën vulgare, ose për të menduar, se muzika duke qenë shumë komerciale deri në limitet e profesionalitetit dhe duke e bërë bastarde, vetëm ashtu mund të eci. Besoj, që në këto materiale, ka tendenca për të pasur një muzikë më bashkëkohore, që afrohet tek rrymat e vërteta, që janë rrymat moderne, pop, rrok, R&B, soul, muzikë lehtë dhe jo shumë turbo-folk apo regaton.
Si Drejtor artistik i festivalit, që nga lindja e tij, a mund të flisni për ndryshime të mundshme në formatin e Top-festit, të pestë?
Dëshira dhe kënaqësia ime është që çdo artist shqiptar, nga çdo trevë apo nga diaspora të krjijojë mundësinë, që të performojë dhe të japi krijimet e tij në skenën e Top-fest,duke mos e koncepotuar si një eveniment televiziv, që nis në një date dhe përfundon në një date. Pothuajse gjatë gjithë vitit, unë si Bojken jam në një fazë përgatitore dhe studiuese, përsa iu përket krijimeve shqiptare, që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia, ose nga jashtë. Dhe gjithë larminë e artistëve, që publiku ynë e gjen, qoftë në një koncert live në një klub, qoftë në një klip të realizuar jashtë vendit, mundohem ta sjell në skenën e Top-festit.Këtë vit do të marrin pjesë këngëtarë dhe grupe nga Kosova e Maqedonia, por edhe këngëtarë e grupe që jetojnë në diasporë. Përsa i pëket formës, mund të themi se tashmë Top-festi ka shkuar drejt një strukture të vetën. Përveç natës finale, (që është një kopje, por jo në kuptimin e rëndomtë të një ceremonie ndarjesh çmimesh në MTV), do të ketë tetë javë konkurim dhe një muaj reflektim e transmetim të këngëve, në mënyrë që njerëzit t’i kenë familjare, deri në datën e mbrëmjes finale. I vetmi ndryshim lidhet me çmimin e madh dhe mënyrën e votimit. Këtë vit çmimi i madh, në natën finale do të ketë një mbikëqyrje nga një juri profesionale.
Dhe cila është arsyeja e këtij vendimi?
Për shkak të ngritjes së një niveli profesional dhe të barazimit të vlerave monetare me vlerën e këngës.Bëhet fjalë për një çmim, që i shërben artistit të ri, apo edhe atij të lançuar në rritjen e krijimtarisë së tij.Gjithashtu ky vendim është marrë edhe për të pasur një vlerësim më të kontrolluar profesionalisht dhe më të merituar.
PanoramaPlus
esht nje gengetar i ri leo . http://www.leo-ks.com.esht i bukur shum ju lutem beni ftes per top fest tash
bojken je shume hata .dhe po ju jep mundesi me kete festival shume te rinjeve qe me shume sakrifica arrijne te krijojne kenget ose endrat e tyre.shpresoj qe mos te kete burokraci,dhe mos te kete muzike te kompiuterizume,te kete artista te vertete.te fala bardhyli.