Fakte që na bëjnë të besojmë se dy vajzat nuk janë edhe aq shoqe

normal_ciljeta-ingridi0.jpg

Kohët e fundit gjithmonë e më tepër kanë filluar të shoqërohen së bashku.Madje këtë fakt nuk kanë harruar ta përmendin edhe në intervista, kur janë pyetur për marrëdhëniet përkatëse me kolegët këngëtarë. Ingridi dhe Çiljeta janë mikesha të mira. I gjen shpesh së bashku, fotografohen së bashku në festa të ndryshme dhe konsumojnë një kohë relativisht jo të vogël në shoqërinë e njëra-tjetrës. Në kujtesën tonë, kjo marrëdhënie e mirë mes dy këngëtareve ka nisur në fakt, pas bashkëpunimit të tyre në këngën “Puçi puçi”, për të cilën të dyja bukuroshet ishin shprehur se po punonin për ta shoqëruar edhe me një videoklip. E ndërsa fansat dhe publiku, janë në pritje të klipit të ri, ndoshta më tepër po shohin frytet e një miqësie mes dy këngëtareve. Por çfarë kanë të përbashkët dhe çfarë kanë të veçantë Ingridi dhe Çiljeta?

Duket se mes tyre, përveç miqësisë së mirë ka nisur edhe një rivalitet i heshtur, që shihet në mënyrën se si të dyja, (rastësisht ose jo) përpiqen t’i ngjajnë njëra-tjetrës. Ndoshta nuk është një përpjekje, por diçka e pavetëdijshme?!Edhe ne, në mënyrë krejt rastësore kemi gjetur disa ngjashmëri, që na bëjnë të men-ngurdojmë,se shoqet ndoshta ndajnë mes tyre edhe ndjenjën e konkurrencës sidomos në skenë që shpesh nuk i dallon, por i bën të ngjashme.Madje ndonjëherë pa e kuptuar, ato bëhen aq të ngjashme, sa edhe ngjyrën e buzëkuqit, apo modelin e këpucëve e kanë njëlloj. Gjithsesi nuk duhet të mohojmë se duken të bukura dhe për më tepër, ky nuk është një fakt që duhet të ndikojë në miqësinë e tyre.

Më bukur kaçurrelat?
Ndonëse Ingrid Gjoni, hoqi dorë nga festivali “Kënga Magjike 2007”, vetëm pak ditë përpara fillimit, kujtojmë se ajo ishte e pranishme në xhirimet “Duke pritur kënga magjike”. Sigurisht të gjithë kujtojnë, që pjesëmarrëse në këtë festival ishte edhe shoqja e saj Çiljeta. Në arkivin tonë, ne gjetëm disa foto, që të dyja këngëtaret kanë realizuar së bashku. Të dyja kanë preferuar kaçurrelat, ndonëse Ingridi të verdha dhe Çiljeta të zeza. Edhe mënyra se si i kanë stiluar flokët është thuajse identike. Në këtë rast, duket sikur grimieri ka përdorur edhe të njëjtën ngjyrë buzëkuqi, për të mos folur pastaj për fustanet. Nuk dimë nëse kanë zgjedhur të njëjtën stiliste, por dominon tyli. Madje nëse e vërejmë me kujdes, kujtojmë që veshja e Ingridit është thuajse identike me veshjen e kuqe të Çiljetës në festivalin “Kënga Magjike 2006”. Të gjitha këto janë rastësi, apo ndoshta shoqet marrin sadopak mendimin e njëratjetrës, përpara daljes në skenë?. Sa për performancën e tyre në duet, pak muaj më parë gjatë “Miss Globe International”, ishte e qartë, që qëllimisht kishin vendosur të dukeshin njëlloj. Pa dashur të tregohemi cinikë, por edhe në foton, që paparaci ynë ka realizuar pak ditë më parë në ambientet e “Roteor” gjetëm diçka të ngjashme. Këtë radhë jo në modelin e flokëve apo tek fustani, por
në modelin e këpucëve. Të jetë rastësore?

Fillimet në botën e spektaklit
Kanë filluar në botën e spektaklit në mënyra të ngjashme, por në kohë të ndryshme. Ingrid Gjoni ka qenë vetëm 9 vjeçe kur nisi si balerinë. Më pas gjatë adoleshencës do të angazhohej në spektakle të ndryshme rinore si prezantuese. Lançimin e saj të vërtetë do e realizonte në një mënyrë shumë të veçantë, në moshën 16-vjeçare me performancat e saj si modele, madje duke guxuar të zhvishej toples për të pushtuar në atë kohë faqet e para të gazetave dhe kopertinat e revistave. Frytet e këtyre fotografive këngëtarja arriti t’i shijonte për një periudhë gati 2- vjeçare. Në vitin 1998, Ingridi provon me muzikën në një bashkëpunim me Kristin. Që nga ajo kohë, kënga do të kthehej primare në angazhimet e saj. Sa për imazhet e zhveshura? Tashmë nuk përbëjnë përparësi në jetën e Ingridit. Duket se edhe për Çilin do të vijonte e njëjta strategji. Fillimisht në adoleshencë ajo provoi me konkurset e bukurisë, për t’u lançuar dukshëm me një set fotografish, ku ashtu si Ingridi nuk do të ngurdojmëronte të tregonte hiret e saj femërore. Dhe kaq do të mjaftonte, që atëherë të tërhiqte vëmendjen. Kur nisi të provonte me muzikën, ndoshta askush nuk e kishte menduar se Çiljeta e kishte seriozisht. Por duket se dalëngadalë duke u rritur edhe Çili do të hiqte dorë nga imazhet “hot” për t’u bërë më serioze. Megjithatë hera-herës i pëlqen që linjat e saj femërore t’i nxjerrë në pah.

Rikthimi i Ingridit me imazhin seksi

Deri tani ishte treguar e kujdesshme në daljet e saj mediatike. Në faqet e gazetave dhe revistave, prej një kohe të gjatë Ingrid Gjoni kishte refuzuar të dilte me imazhin e një femre seksi. Ndërsa tashmë ajo është rikthyer sërish në vajzën e kopertinave të dikurshme, por më të pjekur, më të matur dhe natyrisht më të afirmuar. Shumë shpejt në ekrane do të jetë videoklipi i ri këngëtares, i titulluar “Vitamina”,ndërsa gazetat dhe revistat e para kanë nisur të publikojnë fotot. Një imazh tjetër. Këtë radhë ka preferuar flokët e krehura, ku në sfondin e bardhë spikat lakuriqësia e një dekolteje provokuese. Nëse qëllimi i këngëtares ka qenë, që ta surprizojë publikun,këtë radhë ia ka arritur realisht. Të paktën fotot e para janë të tilla dhe besojmë se i tillë do të jetë edhe videoklipi.Bëhet fjalë për një këngë të re, që nga sa mësojmë është e ritmeve regaton dhe vjen e kompozuar nga Adi Hila, mbi vargjet e Rozana Radit.Kënga “Vitamina” vjen në tregun muzikor pas këngës “Barbie silicon”, ndërsa mësojmë, se Ingridi është duke përgatitur edhe një tjetër videoklip.Ndoshta e ka marrë seriozisht këtë vit.

Çiljeta, disa kile më tepër për t’u ndjerë seksi

normal_ciljetaxhilaga0.jpg


Nëse mendoni se Çili është e fiksuar pas elegancës e keni gabim. Ajo nuk e ka aspak problem, që kohët e fundit ka shtuar disa kile. Madje beson se kështu duket më seksi. Në fakt, jo se Çiljetës i ka munguar ky element, gjithmonë i vënë në dukje nga dekolteja e saj, por ndoshta se këtë radhë seksi nuk e bën të duket vetëm gjoksi. Ndërsa shumë prej këngëtareve i kanë problem kilet e tepërta, Çilin ky fakt nuk e bën aspak të mendojë.
Përkundrazi, tashmë këngëtarja nuk ngurron të nxjerrë në pah edhe vithet, që me disa kile më shumë, duket se e bëjnë më të preferuar. Fotografi ynë ka sjellë ekskluzivisht për gazetën, fotot e Çiljetës të realizuara pak ditë më parë. E veshur me një palë kominoshe të gjelbra, këngëtarja ka vërtetuar edhe një herë se kjo është një nga ngjyrat e saj të preferuara. Ndoshta edhe pse i shkon me sytë, Çili zgjedh të përdorë shpesh nuancat e jeshiles. I tillë ka qenë edhe fustani i zgjedhur për festivalin “Kënga Magjike”, nëse ju kujtohet.Duke qenë se prej pak kohësh nuk e kishim parë Çiljetën në lokalet e natës në kryeqytet, vëmë re se këtë radhë ajo ka vendosur të ndryshojë edhe stilin e flokëve. Për pak kohë i ka dhënë lamtumirën extensionit të gjatë dhe kaçurrelave, për të vendosur të mbajë flokët e saj origjinalë. Edhe kështu duket bukur.

Ingridi mendon ndryshe
Për Ingridin çështja e elegancës duket se konceptohet ndryshe nga Çiljeta. Asaj i pëlqen të duket gjithmonë elegante, ndaj edhe kujdeset shumë në këtë pikë. Nëse do të fitonte disa kile më shumë, do të tregohej e kujdesshme, që kurrsesi të mos i nxirrte në pah. Nga ana tjetër, edhe pse tashmë më e matur edhe Ingridit i pëlqen të zbulojë paksa nga hiret që nëna natyrë i ka falur.

ORNELA CACI G.Panorama

 Fotografi nga Ciljeta Xhilaga http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-75.html

Fotografi nga Ingrid Gjoni http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-179.html