Skena e shumëpërfolur e ringut duket, se ka nisur të bëhet realitet.

normal_ciljeta19.jpg

Prej disa muajsh, Çiljeta kishte lançuar një këngë të re, në duet me këngëtaren Ingrit Gjoni, ku madje ishte folur edhe për detajet e klipit, që do ta shoqëronte. E ndonëse kënga “Puçi puçi” është kënduar në koncertet respektive të vajzave, duke u lançuar edhe në ekran, klipi nuk po shihej në horizont. Kjo sepse të dyja këngëtaret ishin dhënë më tepër pas këngëve që kishin solo, se sa pas këtij dueti. Por pasi Çiljeta ka përfunduar klipin
e këngës “Falma” dhe Ingriti ka lançuar këngën “Vitamina” të dyja shoqet kanë gjetur kohë edhe për njëratjetrën.

Pak ditë më parë mësuam, që ato kanë nisur xhirimin e skenave të para të klipit, që pritet të jetë së shpejti në ekranin e BBF, realizuar nga “Max Production”. Ndonëse në titullin e këngës nuk gjejmë ndonjë kuptim të veçantë, përmbajtja e saj flet për një rivalitet mes dy femrash në konkurrencë për një mashkull të përbashkët, dashuria për të cilin i çon deri në ringun e boksit. E përveç kësaj, të dyja bukuroshet kanë luajtur edhe me imazhin dhe hiret femërore, për të cilat kanë treguar se nuk u mungojnë. Megjithatë besojmë se skenat përfundimtare të klipit do të realizohen në fillim të javës së ardhshme, ku Çili dhe Ingriti të kthehen nga koncerti, që kanë në Belgjikë, e ku natyrisht do të këndojnë edhe “Puçi, puçi”.

PanoramaPlus

Foto nga Ciljeta Xhilaga

http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-75.html