Puth në buzë Oltin dhe tregon të brendshmet
“E ç’të keqe ka? Unë jam edhe aktore”
E çfarë kishte për t’u çuditur? Mos harroni, unë jam edhe aktore dhe ajo që bëra ishte thjesht një puthje artistike, ashtu siç ka puthur Sabrina Ferrili, Pipo Baudon në skenën e San Remos.Por dua t’ju them se nuk ishte diçka e menduar, thjesht më erdhi ta bëja pikërisht në atë moment.
Padyshim ka krijuar një emër në art jo vetëm falë zërit të saj, por edhe nga performancat shpesh sensuale. Nuk e ka pasur të vështirë startin dhe të bëjë të njohur emrin e saj, përderisa mbiemri ishte tashmë shumë i njohur. Vajza e regjisorit të njohur Ferdinand Radi dhe mbesa e kantautorit shumë të dashur për të gjithë, Françesk Radi, ajo ka mundur të bëjë për vete shumë fansa në këtë treg, akoma të etur për risi në muzikë. Në vite duket se ka preferuar më shumë të investojë për albumet sesa të jetë pjesë e kompeticioneve të ndryshme muzikore dhe në fakt albumet e saj nuk kanë kaluar asnjëherë në heshtje. Paraqitja më e fundit e Rozana Radit këtë radhë ka qenë në një kompeticion, te festivali “Mikrofoni i Artë”. Fakti që ky është një festival i cili promovon kryesisht emra të rinj, por edhe rryma të ndryshme muzikore, duket se e ka bindur Rozanën të jetë pjesë e tij. Ka lënë mënjanë ritmet, si ato tek albumi i fundit “Rrotullo me gisht” dhe ka dalë para publikut me një baladë të titulluar “Unë, ti ajo”. Vargjet, të cilat i ka shkruar vetë ajo, rrëfejnë për një vajzë e cila i merr të dashurin shoqes së vet. Madje kaq me shpirt e ka interpretuar këtë këngë Rozana sa shumë miq të saj e kanë pyetur nëse i ka ndodhur në jetë që shoqja t’i marrë të dashurin. Ajo me natyrën e saj çapkëne është përgjigjur: “Ku guxon femër të më marrë të dashurin mua!”.
Një nga gjërat që kanë rënë në sy të kolegëve të saj dhe të organizatorëve të “Mikrofonit” është edhe fakti se në prapakuinta Rozana është shumë e qetë. Madje këtë radhë ajo është parë gjithë kohën duke bërë shaka me miqtë, si ka kthyer edhe ndonjë shishe birrë me mikun saj Kastron, të shoqëruar me ndonjë cigare. Ndërsa në skenë performanca ka qenë jashtë të gjitha parashikimeve. Me një fustan të shkurtër të kuq super mini dhe me rripa, Rozana krahas melodisë së bukur, iu ka dhuruar spektatorëve edhe një performancë fizike që i ka lënë ata pa frymë. Nuk ishte e vështirë të kuptoje që poshtë fustanit nuk kishte sutjena, ndërkohë që poshtë getave dukeshin fare qartë një palë mbathje me dizenjo si lëkurë leopardi. Dhe sapo ka mbaruar këngën, ka vijuar me çmenduritë e saj. Eshtë afruar dhe e ka puthur Olti Currin në buzë. Një surprizë edhe për këtë të fundit, i cili padyshim duhet ta ketë shijuar shumë këtë moment. Pra gjithçka një surprizë e vërtetë dhe e mrekullueshme. E pyetur për këtë fakt Rozana ka thënë: “E çfarë kishte për tu çuditur? Mos harroni, unë jam edhe aktore dhe ajo që bëra ishte thjesht një puthje artistike, ashtu siç ka puthur Sabrina Ferrili Pipo Baudon në skenën e San Rremos. Por dua t’ju them se nuk ishte diçka e menduar, thjesht më erdhi ta bëja pikërisht në atë moment.” Thuhet se në fillim, meqë kënga ishte baladë, Rozana kishte menduar që të vishte një fustan të gjatë, por më vonë duke menduar se publiku që do ta ndiqte është relativisht i ri në moshë, ka ndërruar mendim. Dhe në fakt ka bërë mirë, po të kemi parasysh që linjat e Rozanës kohët e fundit janë bërë perfekte falë edhe një diete strikte që po mban këngëtarja. Në fakt kush e mban mend në daljet e saj të para, mund të kuptojë fare mirë që Rozana është transformuar tërësisht. Pamjen e saj të hijshme, ndër të tjera ia japin edhe rrobat, të cilat mesa tregojnë miqtë e saj janë që të gjitha firmato. Dhe një përkujdesje që nuk shkon kot. Rozana i trullosi të gjithë me lookun dhe për këtë fakt mori çmimin “Best look”. Sa për jetën private, këngëtarja thotë se nuk ka asgjë të re. Kohët e fundit është përfolur shumë për mundësinë e një lidhjeje kur në një eveniment është parë e shoqëruar me një djalë, por Rozana thotë se të gjitha janë thashetheme pasi ai djalë është çuni i tezes së saj. Ndërkohë këngëtarja nuk ka lënë pas dore edhe karrierën e saj në teatër, ku së fundmi është paraqitur me rolin e Kristinës te “Bebet e Kazanovës”.
Nga Ornela Caci G.Panorama