Ka vetëm pak ditë, që është kthyer nga pushimet dhe ka rinisur jetën e saj të përditshme në kryeqytet. Ndonëse gjithmonë është përpjekur ta mbajë larg vëmendjen e mediave dhe fotografëve, Inis Gjoni nuk ka mundur t’i shpëtojë syrit
të vëmendshëm të paparacit tonë, që e ka ndjekur mesditën e së enjtes, ndërsa ajo pasi ka parkuar makinën e saj tip “BMW” është ndalur në njërin prej dyqaneve në rrugën “Myslym Shyri”.
Pikërisht aty, paparaci ynë ka arritur t’i realizojë disa foto show-girlit, që duke qenë më tepër e përqendruar në veshjet e dyqanit, nuk e ka vënë re praninë e tij. Por në momentin që Inisi ka qenë
duke dalë nga dyqani, krejt e vetme ashtu si edhe
kishte hyrë aty, duke tërhequr jo pak vëmendjen
e kalimtarëve, që kthenin kokën dhe e ndiqnin me
sy, ajo ka parë edhe paparacin tonë prej të cilit
është ndjerë e bezdisur dhe i ka bërë më shenjë të
ndalojë. Por tepër vonë.
Fotot e realizuara kanë mjaftuar, jo vetëm për të treguar që Inisi nuk “i paragjykon” dyqanet në Shqipëri, por edhe për të vërejtur linjat perfekte të
saj. Gjithmonë është dalluar për formën fizike, por
ndoshta këtë radhë mund të themi me bindje se Inisi ka arritur linja, që shumë vajza në kryeqytet do ta kishin zili. E veshur me një palë pantallona xhins, që nxirrnin më në pah format e saj dhe me një kanatiere të zezë e me çizme të kuqe, imazhi i Inisit tërhiqte që larg vëmendjen e kalimtarëve. Ndonëse nuk ka humbur kilogramë në mënyrë të ndjeshme, ajo ka arritur të jetë në një peshë të qëndrueshme, që në fakt na bëri kureshtarë të mësojmë, nëse vjen vetëm si efekt i palestrës, të cilën dimë që Inisi e
praktikon prej vitesh, apo edhe i ndonjë diete specifike.
Pasi kontaktuam me vetë Inisin, për të mësuar diçka më shumë, jo vetëm në lidhje me linjat, por edhe me angazhimet e saj aktuale, mësuam vetëm faktin, që ajo nuk dëshiron
të flasë me mediat. Atëherë u përpoqëm, që disa gjëra
t’i mësojmë në mënyrë “ilegale”. Dhe siç ndodh gjithmonë,
miqtë janë të parët që hera-herës nuk ngurrojnë të nxjerrin ndonjë sekret. Forma e qëndrueshme dhe linjat elegante
të Inis Gjonit janë jo vetëm pasojë e kujdesit të
saj të veçantë në këtë drejtim, përgjithësisht nga
palestra, por edhe pasojë e një diete korrekte, e
mbështetur te drithërat “Corn flakes”, mishi i pulës, peshku dhe frutat. Eshtë ky sekreti i dietës perfekte për të pasur linjat perfekte. Ndërkohë, të pandryshuar në portretin e Inisit kanë mbetur flokët e gjatë kaçurrelë, me të cilët asaj nuk i pëlqen të luajë. Madje jo vetëm kaq,
kujdeset vetë për to dhe nuk i pëlqen të shkojë shpesh te parukierja. Fotot http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-169.html
urime ina je ma e mira veq vazhdo kshtu
une mendoj qe ajo qe duhet te largohet per kete jav eshte romina
un mendoj se duhet te largohet najada
urime ina je ma e mira veq vazhdo kshtu