22 Dec
Sigurisht pjesëmarrja e saj në festivalin e këngës në RTSH shënon një moment tepër të veçantë në jetën artistike të saj, ndonëse fatkeqësisht kjo pjesëmarrje e shoqëruar me shumë polemika ndoshta edhe i tremb artistët, që vijnë nga jashtë vendit.
Lidhja e saj me muzikën nis në Norvegji ku edhe jeton.Por nëse në Shqipëri emri i Doruntina Dishës nuk është ndër më të njohurit, vajza kosovare ka arritur të triumfojë në qytetin nordik të Oslos, pas pjesëmarrjen e saj në një prej konkurseve më të mëdha muzikore në kërkim të talenteve të reja, duke zënë vendin e parë. Konkurrente në festivalin e 46-të të Këngës në RTSH, Doruntina Disha në një duet me Flaka Krelanin renditen në vendin e dytë, me këngën “Jeta kërkon dashuri”. E sigurisht, edhe pse do të kishte dëshiruar vendin e parë, për Doruntinën vendi i dytë është shumë më mirë se vendi i parë.
Duket se nga ky bashkëpunimmuzikor lindi edhe miqësia me Flakën. “Unë me Flakën nuk njiheshim më parë”, tregon Doruntina duke shtuar se lidhja e tyre u bë e mundur
përmes krijuesve të këngës,kompozitorit Edmond Zhulali dhe poetit Agim Doçi.Studente për ekonomi Doruntina shton, se muzika është pasioni i saj më i madh. E lindur në korrik të vitit 1988 në Prishtinë, familja e këngëtares kosovare ka emigruar drejt Norvegjisë, kur ajo ishte vetëm 4 vjeçe. E rritur larg vendlindjes së saj 19- vjeçarja flet një shqipe të qartë, me tone të dialektit kosovar. Që nga mosha e fëmijërisë Doruntina është marrë me aktivitete kulturore të ndryshme si në Komunitetin shqiptar të Norvegjisë, ashtu edhe në atë norvegjez, duke prezantuar denjësisht origjinën e saj. Por emri i vajzës simpatike nga Kosova do të bëhej i njohur për të gjithë vetëm në mars të vitit 2005, kur ajo u paraqit në një audicion muzikor në Oslo, të organizuar nga “Power Hit Radio”, në kërkim të talenteve
të reja. Doruntina, mposhti konkurrentët dhe ndezi publikun me këngën e Celine Dion, “My Heart will go on”.Në maj të këtij viti në finalen e konkursit “Power Star Search” Doruntina është pritur në skenë në mënyrë spektakolare dhe juria e shpall fituese të garës “Power Star Search”. Më pas, ajo do të kishte edhe propozimet e para për produksione muzikore, që u shoqëruan me daljen e albumit të saj në qershor të vitit 2005. Sigurisht pjesëmarrja e saj në festivalin e këngës në RTSH shënon një moment tepër të veçantë në jetën artistike të saj, ndonëse fatkeqësisht kjo pjesëmarrje e shoqëruar me shumë polemika ndoshta edhe i tremb artistët,që vijnë nga jashtë vendit.
PanoramaPlus
2 Komente per "Doruntina Disha e para në Norvegji e dyta në Shqipëri"
JE SHUM E MIRE
ti e meriton per ne eurosong je shum cool
je shume e mire bashke me flaken e meritonit juve te dyja fitoren ose blero
Pergjigju ose ler nje koment