Këtë verë do të jetë në ekranin e kinemasë me një rol të ri. “Open graves” është produksioni më i ri i Hollivudit, në të cilin shohim si protagoniste edhe aktoren shqiptare Eliza Dushku.

normal_eliza91.jpg

 Bëhet fjalë për një film horror, që ndoshta për fansat e saj, do të krijojë mundësinë e njohjes me një anë tjetër të aktores shqiptare. “Open Graves” tregon historinë e një grupi të rinjsh, të cilët pasi luajnë një lojë së bashku, fillojnë të vdesin realisht në të njëjtën mënyre siç vdiqën edhe në lojën e luajtur. Ndërkohë javën e shkuar është publikuar edhe reklama zyrtare e “Open Graves”. Aktorja 28- vjeçare vazhdon në këtë mënyrë të jetë një personazh i kërkuar në kinemanë hollivudiane, duke shtuar edhe numrin e personazheve që ka mishëruar në celuloid.

Dy vjet më parë ajo vizitoi edhe Shqipërinë, nga ku u largua me një imazh, që e kujtojnë gjithë shqiptarët: “Tatuazhin me shqiponjë”. Gjatë vizitës së saj të parë në Tiranë, Eliza premtoi, se do të rikthehej përsëri sapo t’i jepej mundësia, në vendin e të parëve. Dhe me sa duket, ky fakt mjaftoi, që ajo të pushtonte faqet e para ta gazetave dhe revistave në kryeqytet. Eliza Dushku është një prej disa artistëve me origjinë shqiptare që kanë arritur të dallojnë suksesshëm edhe në Hollivud.Falë vizitës që ajo bëri në Shqipëri, tani edhe për ne shqiptarët nuk është e panjohur dhe për çdo sukses të saj ndjehemi të gjithë nga pak krenarë.

PanoramaPlus

Foto nga Eliza Dushku   http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-119.html