Elsa Lila dhe Pirro Çako do të jenë prezantuesit e Festivalit të 46-të të këngës në RTSH.Këngëtarja ndodhet në Itali dhe kantautori në Francë
Elsa Lila dhe Pirro Çako do të jenë prezantuesit e Festivalit të 46-të të këngës në RTSH. Tashmë lajmi është zyrtar edhe nga organizatorët e festivalit, ndërsa duket se kjo gjetje është bërë nga regjisori Pali Kuke dhe dy skenaristët. Kur ka mbetur më pak se një muaj nga nisja e festivalit të këngës në RTSH dukej se e vetmja enigmë për t’u zbuluar ishin emrat e prezantuesve. E ndërsa mësuam se Adi Krasta bashkëpunëtori i përhershëm i Pali Kukes nuk do të ishte pranë tij këtë radhë, të shumtë kanë qenë emrat e përfolur për të prezantuar festivalin e këtij viti. Dhe së fundi gjithçka është lënë në dorë të dy këngëtarëve, që realisht provojnë për të parën herë prezantimin. Ishte kjo edhe pikëpyetja e krijuesit Agim Doçi gjatë takimit të djeshëm me artistet dhe drejtuesit e TVSH-së në lidhje me edicionin e 46-të të festivalit të këngës.
E ndërsa tashmë Pirro dhe Elsa përgatiten të tregojnë se dinë të jenë të suksesshëm edhe në muzikë, asnjëri prej tyre momentalisht nuk ndodhet në Tiranë. Elsa Lila vazhdon të jetë në Itali, ku prej vitesh ka ndërtuar jetën e saj, ndërsa Pirro sigurisht në Francë tek bashkëshortja e tij Inva. E pamundur në këto momente të komuni-kojme me Pirron Elsa Lila dhe Pirro Çako, në skenë si prezantues të festivalit Këngëtarja ndodhet në Itali dhe kantautori në Francë.E pamundur në këto momente të komuni-kojmë me Pirron që edhe pse e ka ende të aktivizuar nuk përgjigjet në celular.Ndërkohë Elsa, edhe pse iu përgjigjet telefonatave nga Shqipëria, duket se nuk dëshiron të japë asnjë koment, kur bëhet fjalë për gazetarët. Për këtë arsye, që të mësojmë diçka më tepër rreth mënyrës se si të dy këngëtarët e konsiderojnë këtë eksperiencë, duhet të presim, që ata të kthehen në Shqipëri. Gjithsesi duke i besuar shijes së tyre artistike dhe suksesit në muzikë besojmë se gjithçka do të jetë e pëlqyeshme.
PanoramaPlus