★ Celebrity ★ V.I.P ★ Big Brother Albania ★ Gossip ★ Thashetheme ★ Lajme ★ Info ★ Celebs News Blog ★ Vipat Shqiptare ★
Gjithmonë miqësia e tyre është komentuar si diçka më tepër se kaq. Përgjigjja e të dyve ka qenë gjithmonë; “miqë si”. Një miqësi që lindi si rezultat i bashkëpunimit mes një kompozitori dhe një këngëtareje. Deri këtu çdo gjë duket më se normale. Por askush prej tyre nuk e pohon se gjërat mes tyre kanë avancuar. Madje përpiqen me çdo kusht ta mbajnë të fshehtë. E në fakt, ne kemi arritur të mësojmë të vërtetën.

Mes këngëtares më të pëlqyer të momentit, Elvana Gjata dhe kompozitorit Florian Mumajesi ka lindur diçka. Ata janë parë së bashku dy javë më parë në Vlorë. Motivi ka qenë celebrimi i një diskoje verore ku këngëtarja ka qenë e ftuar. Një ditë më pas Flori dhe Elvana janë ndarë nga grupi i miqve me të cilët ishin në festë dhe kanë qenë në plazh. Edhe pse janë përpjekur të sillen si miq, pasioni për njëri-tjetrin i ka tradhtuar. Kështu, disa ledhatime ndërsa ishin shtrirë të dy në shezlong, kanë rënë menjëherë në sytë e njerëzve që kanë qenë aty. Edhe pse janë munduar të jenë të përmbajtur, çdo tentativë e tyre intimiteti ka tërhequr vëmendjen e syve kureshtarë.
Dyshimi
Gjithmonë ka ekzistuar një dyshim për një lidhje mes tyre, kjo e nxitur nga shoqëria e tyre. Por në fakt, deri para pak kohësh për të qenë realist, ajo ka qenë tërësisht një miqësi e sinqertë. Madje për Elvanën, të vetmet thashetheme që ekzistonin ishin ato që e lidhnin me këngëtarin kosovar, liderin e grupit “Tingulli 3″, Getoar Selimin. Megjithatë, këto ngelën në kuadrin e supozimeve. Vetë këngëtarja e mohoi se kishte diçka me Getoarin, ndërsa Getoari nga ana tjetër, u shfaq në shtyp me një të dashur tjetër nga Kosova.
Bashkëpunimi
Elvana Gjata, Flori Mumajesi dhe grupi i ENG Radio, kanë një miqësi prej vitesh. Gjithçka ka lindur me këngën. Ka qenë Flori ai që ka bërë kompozimet e para të këngëtares e që ky bashkëpunim ka vazhduar më tej me këngë e suksese të vazhdueshme. Përmendim këtu këngë si; “Vetëm ty të kam”, “Të dy”, “Mamës”, “Ku jeton dashuria ime”, etj. Më e fundit është klipi i promovuar në Prishtinë, “Vetes”. Por mesa duket tashmë nuk është vetëm bashkëpunim mes dy artistësh, por shumë më tepër. Një miqësi, tërheqje dhe ndoshta pas gjithë kësaj, fshihet një dashuri e vërtetë mes të dyve…
Flori për Elvanën
Në një intervistë të dhënë kohë më parë për “Gazeta Shqiptare”, Flori Mumajesi do t’i cilësonte bashkëpunimet me Elvanën si një hap më para në muzikën shqiptare, jo thjesht si një produkt komercial apo një këngë më tepër në treg. “Për mua si Flori, mes shumë bashkëpunimeve me artistë të ndryshëm, Elvana qëndron në krye. Kjo, sepse edhe për faktin se me Elvanën kam një raport që të dy e shohim këngën si krijim dhe nuk e shohim aspak si biznes. Kur mbarojmë një këngë, e shohim si rezultat për të çuar muzikën më lart dhe emocionohemi kur ajo del mirë. Me të sigurisht që kam edhe një raport special, sepse ajo menaxhohet nga ENG Radio”.
Elvana për Florin
Promovimi i këngës së fundit të Elvanës ka qenë një rast i mirë për të shprehur dhe vlerësuar konsideratën që dy artistët kanë për njëri-tjetrin. Ajo ka prezantuar në Prishtinë ditët e fundit singëllin dhe video-klipin të quajtur “Vetes”. Gjithnjë e qeshur, Elvana ka folur me të gjithë, por më tepër ka qëndruar pranë Florit, i cili ka bërë muzikën dhe orkestrimin e këngës së saj të re. Ajo ka deklaruar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Florin, derisa këngët që i bën ai po kthehen në hite. Ndërsa është deklaruar tejet e kënaqur edhe me punën që kanë bërë produksioni kosovar “Pixels”, me të cilin këngëtarja ka shënuar bashkëpunimin e tretë. “Skuadra që del, nuk ndërrohet”, – ka pohuar Elvana, duke shtuar se i pëlqen puna profesionale e këtij produksioni. Video-klipi më i ri i Elvanës është realizuar në brigjet e detit Jon. Ndërsa Flori, i cili ka bërë një punë mjaft të madhe, ka deklaruar se është kënaqësi të punosh me Elvanën. “Kemi krijuar një raport shumë të mirë edhe jashtë punës profesionale. Kështu që me Elvanën kemi tre vjet bashkëpunim, por mund të punoj me të edhe 300 të tjera”, – është shprehur Flori. Ndërsa tekstin e këngës këngëtarja e ka shkruar vetë. Sa i përket planeve të afërta, Elvana do të jetë gjatë tërë verës e zënë me mbrëmjet e ndryshme muzikore. Madje ka shprehur frikën se nuk do të ketë asnjë minutë kohë për pushime.
Përtej këngës
Në fakt, Elvana nuk ka qenë vetëm këngëtarja e preferuar e kompozitorit. Përveç zërit të saj, Flori sigurisht ka vlerësuar edhe bukurinë e vajzës, që u zbulua tek “Ethet e së Premtes mbrëma”. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që Flori e zgjodhi Elvanën për të qenë imazh i butikut të tij, “Taxi Mapo”. Nëse do të kalosh në Unazën e Tiranës së Re, fotot e Elvanës të tërheqin patjetër vëmendjen. Pasi ajo zë një faqe të mirë të butikut të Florit. Mbi një vit më parë, kur edhe Flori u bë biznesmen, ashtu sikurse ai i bënte reklamë dyqanit të tij, do t’i bënte edhe Elvanës, që e kishte imazhin e “Taxi Mapo”. Fotot e saj me veshjet e butikut qarkulluan në të gjitha gazetat në atë kohë.
Lidhja me Sonin
Vetëm pak kohë më parë, Flori i dha fund lidhjes së tij të dashurisë me këngëtaren e mrekullueshme, Soni Malaj. Një histori dashurie që qysh në krye të herës tërhoqi gjithë vëmendjen mediatike, publikimi i së cilës u shoqërua edhe me cilësime si “Çifti i Vitit”. E jo vetëm kaq, kjo histori u shoqërua edhe me bashkëpunime të suksesshëm mes dy artistëve, si kënga ritmike “Zig-Zag”. Apo më i fundit ishte paraqitja në festivalin “Kënga Magjike”, me këngën “Fluturimi 3470″, që u vlerësuan edhe me çmimin e dytë. E megjithatë, tashmë nga ajo histori duket se kanë ngelur vetëm këngët. Pas ndarjes, asnjëri prej tyre nuk dha asnjë reagim, apo motiv për arsyet e ndarjes. Gjithsesi, lidhja me këngëtaren e re, Elvana Gjata na bën të hamendësojmë se mund të ketë qenë, pse jo një shkak…
Gazeta Shqiptare
Fotografi nga Elvana Gjata http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-171.html
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
| By N2H | ||||||||
30 Responses for "Elvana Gjata & Florian Mumajesi te dashuruar… ?"
OK MUA ME PELQEJN SI CIFT KAN JETEN E TYRE LA TA JETOJN SE JETA ESHTE E SHKURTER I UROJ DASHURI SA ME TE GJATE ME NJERI TJETRIN
Me vjen mir qe u nda nga SONI ‘ajo meriton shum me shum.SONI je yll bote 1 bije 100 ngrihen.
oj cuder qysh tii me tradhtuu shoqen tane bree hajt hajtt magjupja e d
Elvana te gjitheve po ua merr te dashurit.Nuk eshte cudi.Une ka kohe qe dyshoj ne Florin per kete gje,por pse t’i shkaktoje vuajtje Sonit qe eshte yll i vertete.Kush eshte Flori tek e fundit,kur nje biznesmen amerikan eshte cmendur nga bukuria e Sonit?Ne internet Soni renditet e para si femra me e bukur.Ajo i ka te gjitha.I uroj shume fat.Elvana dhe Flori nuk meritojne asgje.Elvana i ka me mijera lidhje,dhe nuk e ka problem.Ajo na paraqitet si vajza e edukuar e babit dhe e mamit e na perveloi me ate pafajesine e saj qe aktron si vajze e ndershme e nuk eshte.Turp te kete!
soni ka qen 10000her ma e mir se elvana ajo esht ma e bukra prej krejt kengetareve.yll bote esht.
hmmmm per per ta e bo ihaaa
Nuk eshte ne regull ajo qe ia beri Fliri Sonit.Ajo per mua eshte nje vajze e mrekullueshme, e bukur dhe mjaft simpatike.Mbi te gjitha eshte femer.Por jeta eshte e tille…meshkujt jane idiota
mfalni po soni se ka meritu me kan me florin thjesht su kan e duhura
!!!!!! mendoj ! se !+* * * *+valla keta te dy si ka bashku ylli i fatit me vjen keq shum se ne fillim keni qenemire
soni u kan 100000000mijeher ma e mir se kjo vq ruju po te tradhton kjo ty qysh e ke ba ti nje gje te keqqe me sonin
ne jet njeriu meson duke gabuar elvana ishalla osht tranu boll e tranume u kon sosht normale ajo po as me florin ska me muj me zhgjat kysmet pershendetje koosovaaaa
ti sje qia a anen ta qifsha me mu edhe ti asht desht mu qi fra r trupi ki lumi getuarin me mu dueht mu qi
soni osht 10000000 her ma e mir edhe ishalla pajtohen me flori
mos t’han qka folin kurvat kosovare ooo soni e mir o veq me elvanen ska edhe jeni qift edhe flori o idoll i jem ju duu shum mos t’haa per kto kurvvva… tduuuu elvvvana ylllll i estrades je
FLooooriiiiii & ElvvvaaaNaaa … (L)
mos t’han qka folin kurvat kosovare ooo soni e mir o veq me elvanen ska edhe jeni qift edhe flori o idoll i jem ju duu shum mos t’haa per kto kurvvva… tduuuu elvvvana ylllll i estrades je
FLooooriiiiii & ElvvvaaaNaaa … (L)
you are the best flori
sa keq per sonin se asht si yll … kjo elvana si mendjemadhe gjithmon nuk meriton asgje ….. ky flori asht rrejt se asht e bukur a tregu krejt idiot
flori ty tu kan mshel syytt
e ty elvana Zoti ishalla tvran per
ata qe ja ke bo SONIT
po nuk jena na per me gjyku
Zoti ju gjykon
ishalla naj her e merr vesh flori
qfar qike ka lon
SONII ZEMMRA MUEE
elvana ngat teje osht shum e vogel
nfakt nuk doket hiq kur tka ty ngat
soni me duket mjaft e mire po s’ka gje se jeta keshtu e ka sa per florin i uroj jete te lumtur me elvanen po nuk kishte pse tja bente kete sonit se eshte shume e mire ndoshta me vone flori do pendohet po do jete shume vone
genta eshete ne kengetare shum e mir por mirsa edhe daffy ja kalojn shum
flori te dua
FLORI JE ME I MIRI.
MIR BERE QE E LE SONIN SE NUK ISHTE PER TY TI MERITON ME SHUME.VAZHDO KESHTU SE JE ME I MIRI.
TE PUTHIM FOOOOOOORT
ELVANA JE YLL BOTE.
VAZHDO KESHTU.
JE ME E MIRA.
elvana je dashuruar me florian mumaj mare tw qoft sepse ti elvana je shum e bukur e me katunar nuk shkohet
valla moj elvan na ke knaq adit si je kan ne sw me kentu zemren ta hangsha je llokum me arrra shpirt je edhe me florin ishe shku shum se edhe flori osht sinpatik edhe bukurosh e saper ti oj kanunar koke vet oj sara se flori osht shummm ibukur edhe elvan osht ylllll pusss o kram elvan
Текст действительно понравился, особенно последний абзац хорош
oooooooo
elvana eshte ma e mira
te pergezoj elvan per sukseset e tua . je YLL
te uroj jet te gjat e te lumtur me florin edhe pse flori eshte IDIJOT po po e vertet
elvan je yll edhe kenget i ke SUPER
flori & elavana are the best!!!!flori yll bote
ti elvana je yll bote po edhe flor muma nuk mbetet mbrapa vazhdoni keshtu se jeni ok
Leave a reply