Njëra nga këngëtaret më simpatike të skenave shqiptare sapo ka publikuar videoklipin e ri muzikor. “Vetes” titullohet kënga më e fundit, ku Elvana Gjata shfaqet në një stil të ri, më sensuale dhe me ritme më të ndjera. Ajo ka sjellë për fansat e saj surprizën e radhës, por jo vetëm!

Asnjëherë e njëjtë dhe gjithmonë ndryshe! Duket se kjo është motoja që këngëtarja e njohur Elvana Gjata ndjek në karrierën e saj artistike. Për të mbetur më gjatë në mendjet e njerëzve, ajo zgjedh një taktikë të rafinuar, që e sjellë më pranë fansave të saj. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në videoklipin e fundit me titull “Vetes”, i cili është publikuar para pak ditësh në stacionet muzikore shqiptare. Më shumë emocion, një muzikë e ndjerë dhe një luk interesant: vetëm kështu mund të përkufizohet hiti i ri i këngëtares. Një version i ri i Elvanës, që nuk ngjason kurrsesi me herën e fundit kur ajo këndoi “Mamës”; tek e fundit ky ishte edhe qëllimi i saj që në momentin kur dëgjoi për herë të parë muzikën e kësaj kënge. “Tek “Vetes” shfaqet një Elvanë më sensuale, në ndryshim nga ajo ritmikja kur u shfaqa herën e fundit. Ka më shumë ndjenjë, ka një performancë të arrirë dhe një subjekt të cilin ia kam dedikuar jo vetëm vetes, por gjithkujt që do e dëgjoj atë”, thotë ajo për gazetën “Korrieri.
Që në momentin e parë që ka dëgjuar muzikën e “Vetes”, e kishte vendosur që tekstin ta krijojë vetë. Sigurisht që me këtë nuk do t’i vërë titullin “Poete” vetvetes, por është një ndjesi e veçantë, që Elvana nuk e kishte provuar kurrë më parë. “Ishte një muzikë e ndjerë, tepër e bukur dhe që më bëri për vete që në momentin e parë kur e dëgjova. Për këtë motiv doja me çdo kusht që të krijoja një tekst interesant, që me sa kam konstatuar, është pëlqyer shumë, përpos klipit sigurisht”, vijon ajo.
E gjithë videoja është xhiruar në bregdetin e Vlorës, një gjetje jo krejt rastësore kjo nga studioja e produksionit “Pixels”. Me temperatura gjithnjë në rritje dhe me tendencën e njerëzve për t’u zhveshur sa më shumë, këngëtarja nuk mund të bënte përjashtim nga rregulli, prandaj u zgjodh një performancë verore, buzë detit, madje e veshur edhe me kostum banje. Lidhur me këtë, Elvana nuk mendon se është shfaqur më e zhveshur se herët e tjera, por ka ardhur në koherencë njëherësh me stinën e nxehtë dhe me stilin e këngës. “Nuk mendoj se kam zbuluar trupin tim, por jam shfaqur krejt normale, siç dal edhe në plazh. Stilistja Jona Muça ka bërë një punë të shkëlqyer me veshjet e mia, pasi përveç fustanit të bardhë, ajo ka stiluar edhe veshjen me motive leopardi. Gjithçka është përshtatur me natyrën e klipit dhe personalisht kam mbetur e kënaqur”, shpjegon Elvana.
Por gjithë këtë sukses të këngëtares duket se po e zbeh pak mania e faqeve rozë të gazetave në vend, të cilat ditët e fundit kanë folur për gjithëçfarë lidhjesh dashurore të saj me meshkuj të njohur. Një lidhje me Florin, me Getoar Selimin e së fundi me aktorin e humorit, Besmir Kallakun. Megjithëse ka preferuar që t’i kalojë me indiferencë, edhe për këtë pikë Elvana e ka një përgjigje. “Më vjen vërtet habi, që ditët e fundit media të ndryshme më lidhin me çdo mashkull që ekziston në këtë vend. Më vjen vërtet keq për këtë gjë, pasi asnjëherë nuk kam dashur që mediat të merren me jetën time private, pasi unë kam plot gjëra të tjera interesante për të cilat ka interes edhe publiku”, pohon ajo.
Risi është edhe shfaqja që ajo ka ngjitur në skenën e Akademisë së Arteve, në kuadrin e promovimit në fakultet. Në cilësinë e regjisores, ajo ka punuar për shfaqjen me titull “Çdo të hënë në orën 13:30”, një pjesë që është pritur mjaft mirë nga spektatori dhe që është vlerësuar maksimalisht nga pedagogët. “Regjisura është një tjetër pjesë e dashur për jetën time, prandaj gjithmonë kam insistuar që të jem më e mira. Edhe në shfaqjen e fundit ia kam dalë mbanë shumë mirë, por si regjisore e ardhshme nuk kam dashur që të fus hundët në klipet e mia sa i takon këtij aspekti, pasi gjithnjë kam pasur njerëz profesionistë me të cilët kam punuar”, përfundon Elvana Gjata. E ndërsa po shijon suksesin e “Vetes”, këngëtarja po mendon seriozisht edhe për pushimet verore. E ndarë mes Turqisë e Malit të Zi, ajo ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë, por një gjë është e sigurt: pas kaq shumë impenjimesh profesionale, disa ditë pushimesh për të janë një nevojë e domosdoshme.
“Tek “Vetes” shfaqet një Elvanë më sensuale, në ndryshim nga ajo ritmikja kur u shfaqa herën e fundit. Ka më shumë ndjenjë, ka një performancë të arrirë dhe një subjekt të cilin ia kam dedikuar jo vetëm vetes, por gjithkujt që do e dëgjoj atë”.
Gazeta Korrieri
Fotografi nga Elvana Gjata http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-171.html
Elvana Gjata – Vetes teksti i kenges
Ditët vetëm pa fjale
netet pa gjume ti fal
Me thoje zemër te kam
Për ty njësoj jam
Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadalë
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj
Vetëm një fjal
te te them dhe te zhdukem ngadalë
do ishte me mirë
te me thuash një here me fal
Ditët vetëm pa fjale
netet pa gjume ti fal
Me thoje zemër te kam
Për ty njësoj jam
Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadalë
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj
Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadal
do ishte me mirë
te me thuash një here me fal
Shiko sa pranë
buzes tënde jam
mos më ler te pres me gjatë
puthme për te fundit nate
Vetëm një fjale
te te them dhe te zhdukem ngadalë
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj
Vetëm një fjal
te te them dhe te zhdukem ngadalë
do të ishte me mirë
te me thuash një here me fal
Tekste kengesh shqip http://www.zeriyt.com/tekste-kengesh-shqip/tekste-kengesh-shqip-t1623.0.html;msg658418#new
Elvana je shum e bukur dhe shum e mir,me ka pelqyr spoti i fundit shum edhe me pelqen met vertet shum :kisss (K)
elvana je e mrekullueshme sidomos spoti i fundit me ka pelqyer shum qaooooooooooooo kiss te dua
ELVANA je shume mire ama pse e mohon se ke pasur ldhje me GETOARIN kur kjo eshte e vertet zemra mos u mundo djemt KOSOVARE jane shume te bukur
EJJ MENDOI QE ELVANA GJATA I KA VJEDHUR DISA SEKUENCA TE VIDOKLIPIT TE PARIS HILTON NE VIDOKLIPIN VETES E DUA SHUM ELVANEN QAOOOOOOOOOOO
EJJ ELVANA JE MA E MIRA I LOVE YOU
Hi, Elvana të dhurojmë plot komplimente per kariere tënde të mrekullueshe !! Dhe për suksesin që po fluturon si armoni shqiponje ne qjell !!!
elvana je ma e mira jam zana me pelqen shum dua të takoj live me pelqejn kenget sidomos kenga vetes
unë jam eni jam 15 vjeqare me pelqen shum dhe kam deshir shum qe te takoj po te egzistonte mundesia vetem te takoja njeher do isha shum e lumtur do doja qe te takoja tung tung eni ,te dua shum
je shumm e bukur .. thon qe je pak e vogel por shum e lezetshme … mos jav rras qa thoj shqiptart se kush ta ka inati ju q…. nana se ma e bukur se ti asnjana nuk asht…..veq wazhdo jam adhuruese e jotja..
ooj elvan zhemura jeem idoll tkom ty njo tun en dy ryven tre ju duu shum edhe mos t’ha qka t thojn kurvat e kosoves per getoarin a per najkoon mpuuq tduuuahh
elvana gjata je shum shum e bukur bukuriaja jote nuk e ka njeri
po shum e bukur cfar i ke be asaj bukurije si thoni ju ciuna…kam te drejt a opo jo…. italia
jeni me t e miret veq vashdoni qishtuam
elvana nuk me pèlqen sepse eshte kurv ha ha ha
me te vertet je nje yl i muzikes,si dhe photo modelist,ok.ha ha ha pa komente a ,dhe e ftuar per nje ndej ,dakord.
KU JE TI KURV QE QIHESH ME AT GETIN E KARIT
ue sa e mir je bre elvana hehe ?edimorina
@live.com
e pershendes kullerken djellzen !!
jaja hallall shum kisS ke dal pErFeCt?
zeshkania_d_th@hotmail.com
kengetarja ma e pelqyer eshe elvana gjaTa
te pershendes shum elvana gjata je kengetare shum e bukur te adhuroj shumm nga MALSORJA
ej elvan je shum e bukur valla bravo te koft