28 Oct
Edhe pse është bërë disa herë subjekt i faqeve rozë të gazetave, duket se Elvana Gjata nuk dëshiron aspak të flasë për këtë anë të jetës së saj.
E rezervuar në daljet e saj në intervista shohim, se këngëtarja preferon të flasë më shumë për muzikën, studimet dhe familjen, se sa për jetën e saj private. Dhe realisht ajo asnjëherë nuk ka pohuar apo mohuar publikisht fjalët apo lajmet, që të tjerët shkruajnë rreth saj. Dhe jo vetëm kaq. Asnjëherë gjatë intervistave nuk është shprehur në lidhje me jetën e saj private, duke dëshiruar ta ruajë të tillë dhe duke mos pranuar të japë komente.
E duket se edhe këtë radhë nuk ka preferuar ta thyejë këtë zakon. Bëhet fjalë për një lajm, që sërish e ka burimin tek Kosova, ndoshta edhe për faktin, se këngëtarja kohët e fundit ka realizuar disa bashkëpunime atje. E përfolur kohët e fundit në faqet rozë të shtypit për një lidhje të re dashurie në Kosovë, Elvana pohon se nuk e ka lexuar këtë thashethem të fundit, që ndonëse nuk rezulton të jetë i vërtetë, nuk dëshiron ta komentojë, duke e pohuar apo mohuar. “Udhëtimet e mia të shpeshta drejt Kosovës kanë qenë gjithmonë përkoncerte dhe për këtë, nuk ka arsye pse të aludohet, se mund të jenë për qëllime private, megjithatë nuk më pëlqen të komentoj´asgjë nga ato, që shkruhen në formë thashethemi. Dhe kështu kam vepruar gjithmonë”, përfundon këngëtarja.
Panoramaplus
6 Komente per "Elvana Gjata mohon te kete lidhje dashurie ne Kosove"
ciao a tutti
oj elva qa po ban se jam liridona e di se jen ne shipiri po je shum e bukur edhe kendon mir mua po me pelqen shu edhe qe ku e ki imellen te m liridona_gl_11@hotmail.com
tung tung elvana o je shum e bukur edhe me pelqen shum o ma e mira ne kosov je ti a te dua rina
ola ola oj elvana te dua shum se je ma e mira atung rina
tung tung oj elvana je ma e mira e te dua shum oj bukurosheeeeeeeeeee tung rina
shum e bukur je oj elvan veq vazhdo te dua shummmmm mpuqqq
Pergjigju ose ler nje koment