elvispupa.gif

Sa herë që nisin përgatitjet për edicionin e ri të spektaklit të humorit “Portokalli”, pyetja e parë që të vjen në mendje është: “Po Elvisi Pupa, a do të jetë përsëri?”. Sepse ai e ka treguar më shumë se një herë që nuk e ka aspak të vështirë të vendosë që të ikë. Dhe i ka dhënë provat se di ta bëjë mjaft mirë këtë gjë. Ashtu siç duket se ka bërë edhe këtë herë. Pyetja e zakonshme: “A do të jetë në “Portokalli” Elvisi” këtë herë merr vetëm një përgjigje “Jo”. Nuk do të kemi këtë sezon as Ninin e Bules e as Avdiun. Thonë që Elvis Pupa ka vendosur të eksperimentojë në një tjetër zhanër: në atë të muzikës. Si? Nuk kemi mësuar dot asgjë më shumë se kaq, pasi projekti i tij po mbahet shumë sekret.