Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Emisionet e reja televizive te Prezantuesve shqiptare ne 2008

Emisionet e reja televizive te Prezantuesve shqiptare ne 2008

Alketa Vejsiu do të rikthehet në ekranin e Tv Klanit me një projekt të ri të Grabockës. Rudina Magjistari në TVSH me “Të kam zemër”. Ndërsa Arbana Osmani do të pushtojë ekranin e Top Channel me “Big Brother Albania”.Ardit Gjebrea me programin “E diela në Tv Klan” Kur do të nisin transmetimin dhe si do të jenë këto emisione të përjavshme? “Koha Vip” ka zbuluar vetëm disa sekrete të vogla.

albaniasat11.jpg

Alketa Vejsiu, rivjen me Grabockën
Se çfarë do të jetë ekzaktësisht projekti që do të riktheje në ekran Alketa Vejsiun,duket se nuk është vizionuar akoma në dosjet e regjisores Grabocka. Por, një gjë është e qartë tashmë: do të jetë një program i përjavshëm në Tv Klan, që mendohet të nisë në muajin shkurt.

Ndërkohë stafi i ngushtë i Grabockës e ka nisur punën për të konkretizuar këtë projekt që mendohet të jetë një gërshetim i emisionit “SOS” – që është transmetuar për shumë kohë në Vizion Plus – dhe emisionit të njohur italian “C’e posta per te”. Me sa duket regjisorja ka vendosur të shkëputet disi nga spektaklet e bukurisë apo dhe nga koncertet gala, për të realizuar një emision më popullor, ku protagonistë do të jenë njerëzit e thjeshtë sa me hallet aq edhe me historitë e tyre rozë. Ndaj dhe prezantuesje e saj e preferuar, Alketa Vjesiu, mendohet të shfaqet me një rol krejt ndryshe nga gjithë herët e tjera. Nuk dihet ende se si – përderisa formati është ende një ide e pashtjelluar – por kontakti me njerëzit e thjeshtë do t’i kërkojë Alketës një prezantim ndryshe, një profil paksa më të pjekur se te spektaklet që ajo ka drejtuar deri më tash. Profil që tani më mirë se kurrë më parë, ajo mund ta krijojë fare mirë: sepse tani ajo është një mami Alketa, me këmbët në tokë që i kupton shumë më mirë – nga ç’mund t’i kuptonte më parë – problemet e vërteta të njerëzve.

normal_alketa-vejsiu.jpg

Rudina Magjistari, gju më gju me popullin
Projekti i ri televiziv i Rudina Magjistarit kishte kohë që përflitej. Tani duket se ideja e saj është konkretizuar dhe është bërë gati për të na u servirur në ekran, në TVSH, nën titullin “Të kam zemër”. Jo më kot Magjistari ka nisur ta promovojë projektin e saj misterioz. Nëpër rrëfimet që ajo ka bërë në gazeta e revista të ndryshme për të promovuar emisionin e saj të ri – gjë që tashmë ka mësuar ta bëjë mjaft mirë – Magjistari ka treguar se gjithçka këtë herë është ngritur mbi dashurinë njerëzore, e për këtë qëllim ka vendosur të krijojë këtë herë një marrëdhënie shumë më të drejtpërdrejtë e më të afërt me publikun.Si? Sigurisht duke udhëtuar drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, në Vlorë, Sarandë, Shkodër, Tropojë etj. Një eksperiencë kjo e provuar tashmë me spektaklin “Portat e Fatit”, realizuar pak vite më parë në Tv Klan. Ndaj kjo s’mund të
quhet dalja e parë e Magjistarit nga studiot e ngrohta televizive.Por, këtë herë duket se qëllimi i këtij rrugëtimi të gjatë është më i përcaktuar: zbulimi i vlerave të mira njerëzore, i përvojës njerëzore si dhe përcjellja në ekran e emocioneve, gëzimit, hidhërimit, ëndrrave që ata kanë. Por në ç’format televiziv do të përcillet e gjithë kjo? Magjistari nuk ka zbuluar shumë detaje në këtë drejtim, duke e perifrazuar përgjigjen e mundshme vetëm me shprehjen format: “Do të ketë shumë surpriza në këtë emision”. Të cilin do ta ndërtojë në bashkëpunim të ngushtë me regjisorin Julian Napoloni, një nga bashkëpunëtorët e saj të hershëm nëpër projekte të ndryshme të realizuara kryesisht në Tv Klan.

normal_rudina-magjistari.jpg

Ardit Gjebrea ishte gati…
Vetëm pak muaj më parë, Ardit Gjebrea do të rrëfente për projektin e tij të madh “E diela në Tv Klan”, i cili do të kishte nisur më 7 tetorin e vitit që shkoi, nëse Gjebrea nuk do të kishte marrë vendimin për pezullimin e këtij projekti, derisa në Shqipëri të mos ketë ndërprerje të gjata të energjisë elektrike. Atëherë gjithçka ishte gati. Gjebrea e kishte në duar formatin shumë popullor – që mendohej të zgjaste nga ora 13:30 deri në 19:30 – që
synon të sjellë këtë herë në ekran një format, që në ekranet e huaja ka pasur një vazhdimësi të suksesshme, ndërsa në Shqipëri nuk është kthyer dot ende në traditë.Qëllimi i Gjebreas është ta krijojë këtë traditë, duke tentuar që në këtë program telespektatori ta ndjej veten protagonist në të gjithë mënyrat. Në rrëfimin e tij të parë për këtë spektakël popullor, dhënë për “Koha Vip”, Gjebrea do të na shpjegonte, pa zbuluar
strukturat një më një se “E diela në Tv Klan” do të jetë një format i një lloj programi të tillë, që njihet tashmë nga eksperiencat botërore. Mënyra e servirjes do të jetë krejt
ndryshe e me plot të papritura. Si? Nuk e dimë ende se si. Projekti vazhdon të ruhet i paprekur në zyrën e Gjebreas, ndoshta dhe për fare pak ditë. Në ndonjë prej muajve të këtij viti, në ndonjë prej të dielave të ftohta, Gjebrea do të na mbledhë të gjithëve përpara ekranit të TV Klanit për të ndjekur orët e gjata të spektaklit të tij, ku protagonistë do të jenë njerëzit e thjeshtë, jo vetëm ata të Tiranës, por edhe të gjithë qyteteve të tjera të Shqipërisë.

arditi.jpg

Arbana Osmani në “Big Brother”
Në ambientet e Top Channel ka kohë që flitet e punohet për realizimin e “Big Brother Albania”, program i cili do të nisë të transmetohet në këtë ekran në fund të muajit shkurt. Ndërkohë është zbuluar dhe vajza që do ta prezantojë këtë program të madh: Arbana Osmani.“Jam duke punuar shumë për këtë projekt që e kam për zemër”, ka pohuar vetë ajo, pasi ky lajm u bë publik prej Alban Dudushit, në natën e parë të Vitit të Ri. Më pas Arbana na ka zbuluar dhe një sekret të vogël “Këtë të shtunë do të nisem për Nju Jork, ku do të qëndroj ca ditë, sepse veç të tjerash, shpresoj të shoh edhe studiot e Channel 4, ku është zhvilluar prej 8 vitesh “Big Brother”. Duke prekur atë realitet, sigurisht që Arbana do ta ketë më të thjeshtë të bëjë si duhet punën e saj në “Big Brother Albania”, që do të jetë gati pak ditë më pas për transmetim, pasi organizatorët janë ende në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve, të cilët sipas informacionit që përcjellin vetë organizatorët,kanë qenë të shumtë dhe vazhdojnë të shtohen edhe më shumë. Pasi audicionet nuk kanë përfunduar ende. Ndërkaq, shtëpia që do të mbledhë të përzgjedhur po ndërtohet në autostradë pranë “Deka Company”.Kjo shtëpi mendohet të ketë një sipërfaqe prej 2000 m2. Arredimi do të jetë shumë modern, por, gjithsesi, në sezonin e parë kjo shtëpi, sipas Endemol, do të jetë pa shumë teprime. Nga Endemol do të vijnë një sërë profesionistësh, të cilët do të udhëheqin punën këtu për realizimin e “Big Brother Albania”, derisa gjithçka të jetë gati për t’u servirur në ekran nga Arbana Osmani, e cila mendohet të shfaqet me një look ndryshe, me veshje të sezonit Pranverë-Verë të “Anna Biagini” nga Bazzart.

arbana.gif

Marre nga KohaVip

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

3 responses to "Emisionet e reja televizive te Prezantuesve shqiptare ne 2008"

  1. albina says:

    me vjen mire per te gjithe qe po rikthehen fuqishem ne skene,por me shume me vjen mire per Arbana Osmanin dhe Rudina Magjistarin.pershendetje

  2. ervisa says:

    jam e lumtur per rikthimin e arditit pasi ai mbetet artisti me i madh i skenes shqiptare dhe per kete rikthimi i tij perben nje event dhe jam e bindur qe gjithmone do te jete keshtu. une do i dergoja nje mesazh arditit : faleminderit qe ekziston dhe qe me sjell lumturi me prezencen tende te mrekullueshme ne televizion

  3. alma says:

    Arbana osmani eshte nder moderatoret qe te le shije te mire kur drejton. E ben me te fuqishme magjine e emisionit qe drejton. Cdo gje qe thuhet nga ajo duket sikur eshte absolute dhe te ben te mendosh se ka nje sekret nga pas , kur qesh ajo salla shkelqen , pra me pak fjale nuk eshte fallco por shume potente ne skene, dominon mbi te me magji. kujdes ne te veshur mos u beso shume stilisteve qe duamn te provojne te ty. je shume e mire

Leave a reply