1 Mar
Nuk e ka pasur të vështirë të hyjë edhe në një zonë të ndaluar për të tjerët.

Pikërisht në Pallatin e Brigadave, këngëtarja Eranda Libohova ka veshur fustanin e nusërisë. Një fustan gri, i qëndisur me fije të arta dhe i zbukuruar me lule të së njëjtës ngjyrë. Por jo për t’u martuar. Ajo ka shfrytëzuar gjelbërimin dhe ambientin e pakrahasueshëm të rezidencës presidenciale për të realizuar një pjesë të xhirimeve të videoklipit të saj të ri. Bëhet fjalë për klipin e këngës “Ti më harro”, që pritet shumë shpejt të jetë në ekranin e “BBF”.
Një baladë dashurie, që do ta sjellë Erandën në një imazh krejt të ri, edhe pse këngëtarja me sukses ka kënduar disa herë në këtë zhanër. Është një kompozim i Adrian Hilës me tekst të Rozana Radit, që duket se do të jetë shumë premtues me zërin e Eranda Libohovës. “Përveçse unë e ndiej, që është një këngë e bukur edhe performanca ime është ndryshe”, shprehet këngëtarja duke iu referuar klipit, që pritet të dalë së shpejti. Në imazhin e saj, Eranda i ka besuar grimit të Edmond Lakos dhe veshjeve të stilistes Anila Zajmi, e cila më shumë se ideja e nuses ka dashur ta kthejë këngëtaren shumë vite pas. E për të sjellë këtë ide, ajo ka zgjedhur fustanin e gjatë të cilit në stilin e një fustani nusërie dhe i ka dhënë ngjyrën gri. Përveç skenave të realizuara në Pallatin e Brigadave, këngëtarja ka xhiruar edhe në studiot e “Max production” si dhe në një prej lokaleve të kryeqytetit “Greta Garbo”, që njihet për stilin e tij klasik. E pyetur për veshjet, që ka përdorur në këtë klip Eranda shprehet se të treja janë zgjedhur të tilla, që t’iu përshtaten skenave të xhirimit, por edhe natyrës së këngës. Kështu, që nuk do të shohim imazhe sensuale dhe skena provokuese, të cilat në fakt nuk janë pjesë e stilit të Erandës. “Fustani i zgjedhur në këtë rast i përshtatet mjaft mirë, si një kthim në kohë statujës rreth së cilës unë interpretoj”, tregon ajo. Nga skenat e klipit, por edhe natyra e këngës pritet që këtë radhë të shohim diçka krejt ndryshe nga “Choco e cacao”, kënga e fundit, që Eranda Libohova ka prezantuar me një videoklip. A do të jetë vallë një klip komercial, për të shitur më shumë albumin, që këngëtarja nxorri disa muaj më parë? “Ky klip nuk është komercial, pasi dhe kënga nuk është e tillë. Mua më pëlqen të pres që edhe publiku ta vlerësojë”, përfundon ajo.
Marre nga PanoramaPlus
2 Komente per "Eranda Libohova, nuse në Pallatin e Brigadave"
eranda je shume e mire me fustanin .
je shum e kendeshme eranda
Pergjigju ose ler nje koment