19 Nov
Erisa Mancellari, 18 vjecarja e shpallur si Miss Kinemaja në konkursin e këtij viti të ‘Miss Shqipëria’ përzgjidhet si vajza që prezanton Shqipërinë në konkursin e zhvilluar në 20 Tetor në Ceki, ‘Miss Europa Junior’. Eventi i bukurisë mbarëkombëtare e kualifikoi vajzën në pesë finalistet, në pesë vajzat më të bukura, ndërkohë që u ndoq nga 5000 spektatorë. Erisa tregon ndjesitë e përjetuara gjatë prezantimit të imazhit të Shqipërisë, momentin e mësimit të këtij lajmi si dhe personin që ia dedikon këtë arritje.
Keni marrë pjesë në ‘Miss Europa Junior’ në Ostrava të Çekisë. Çfarë do të thotë kjo për ju?
Ishte hera e parë që merrja pjesë në një evenimet bukurie jashtë vendit. Tek ‘Miss Shqipëria’ u shpalla ‘Miss Kinemaja’. Nuk e prisja. Kur lajmin ma dha Petri u ndjeva shumë e emocionuar që do të përfaqësoja Shqipërinë në këtë konkurs. Kishte mjaft konkurente të forta, ishin shumë elemente të mira.
Cilat ishin vendet që vizituat?
Ah, shkuam në vende shumë të bukura. Vec Cekisë shkuam në Tunizi, atje ndenjëm tre ditë. Ishin vende me të vërtetë interesante. Takuam atje shumë vendas dhe personalitete.
Kujt ia kushton këtë çmim?
Çmimin ia kushtoj mamit pasi gjithmonë më ka shtyrë të marr pjesë në këto evenimente. Për mua gjithmonë ka patur rëndësi shkolla dhe këto gjëra i shihja shumë larg. I lija gjithmonë pas dore, por tani mund t’i bëj të dyja paralelisht, sigurisht me prioritet studimin. Unë studioj tek shkolla e mesme e përgjithshme ‘Sami Frashëri’ në vit të katërt, profile natyror dhe është një vit vendimtar në fakt. Përsa i përket konkurseve të bukurisë, megjithë mbështetjen e mamit, jam druajtur gjithmonë, mendoja që nuk do të dilja mirë por ja ku arrita sukses. Më dukej se po të mos dilja mirë të tjerët do të krijonin një tjetër opinion për mua.
Cili është projekti yt i rradhës?
Është kalendari i ‘Miss Shqipërisë’ që do të dali në vitin 2008. Për projekte të tjera ende nuk kam folur. Në kalendar jemi nëntë vajza. Kemi punuar me shumë intensitet. Provat kanë qenë pak të vështira. Janë bërë shumë foto në mënyrë që të dilnin sa më mirë, veshjet dhe grimi që duheshin përshtatur.
Çfarë muaji doni të përfaqësoni në kalendar?
Nuk është vendosur ende por do doja shumë të përfaqësoja Nëntorin. Është muaji në të cilin kam lindur, në 28 Nëntor, pikërisht në ditën e Pavarësisë.
Pas shkollës së mesme, cili është drejtimi që dëshironi të merrni?
Unë kam shumë passion aktrimin dhe çmimi si ‘Miss Kinemaja’ ka jo pak lidhje me këtë. Uroj që të bëhem aktore megjithëse shkolla që do të ndjek nuk ka të bëjë me këtë zhanër, dua të vazhdoj ose Mjekësinë ose Ekonomikun. Aktrimi në Shqipëri nuk ka shumë mundësi.
Cila nga vajzat e shpallura Miss në vitet e mëparshme të ka pëlqyer më shumë?
Edlira Mema do të thoja, por edhe Irsa Demneri.
Duke qenë se të pëlqen aktrimi, cila është aktorja jote e preferuar?
Më pëlqen shumë Angelina Jolie, dhe e kam ëndërr të bëhem si ajo.
Bluetooth
2 Komente per "Erisa Mancellari perfaqesuesja e shqiperise ne Miss Europa Junior"
urime siti qeka njish
komplimente shum e forta qmim sa me te mir qaoooooooooooooooooo
Pergjigju ose ler nje koment