29 Mar
“Tani dua t’i përkushtohem vetëm biznesit tim, agjencisë së eventeve”

Ka qenë me të vërtetë një nga çuditë pa dyshim aspak të pëlqyeshme fakti që në këtë edicion të “Portokalli” mungonte Ermal Mamaqi.Djali i ëmbël, i cili i bëri të gjithë për vete në fillim si këngëtar dhe më pas si humorist, nuk do të jetë më pjesë e “Portokalli”. Pikërisht atëherë kur të gjithë mendonim se Ermali tashmë do të ishte pjesë e pandarë e këtij spektakli, pasi ishte edhe njëri nga anëtarët e grupit të suksesshëm “SHBLSH”, ai
vendos të largohet ose të paktën kjo është ajo çka pohohet nga Ermali.
I pyetur nga “Panorama”, ai tregon se ka vendosur të largohet pasi nuk e përballonte dot ngarkesën e madhe që kishte spektakli si dhe punën e tij private të hapur pak muaj më parë. Nuk e dimë se sa e vërtetë mund të jetë kjo, pasi nuk kemi informacion nëse Ermali mund të ketë pasur ndonjë konflikt me organizatorët e “Portokalli”. Se në fakt të investosh aq shumë për t’u bërë i famshëm dhe i suksesshëmdhe kur i arrin të gjitha këto, të largohesh, duket paksa e çuditshme. Kjo edhe për faktin se një artist nuk mund të jetojë pa skenën. Por në fakt biznesi që Ami dhe Ermali kanë ngritur së bashku, është mjaft impenjativ. Bëhet fjalë për një agjenci që merret me organizimin e eventeve të ndryshme, drekave, darkave, konferencave, party, zbukurime ambientesh, ndriçim, fustane nusesh dhe Dj. Natyrisht në kurimin e muzikës në rolin e Dj, Ermali është fiks në vendin e duhur,
meqë profesioni i tij është muzikant. Ndërkohë e fejuara Ami vijon të jetë një nga drejtueset e programit “Portokalli” së bashku me Agron Llakajn, kësaj radhe pa Ermalin në staf.Kujtojmë që ka qenë pikërisht ky program që ka bërë të mundur njohjen e
dy të rinjve, lidhjen e tyreqë më pas është zyrtarizuar.Gjithashtu dimë që Ermali ka patur marrëdhënie mjaft të mira edhe jashtë punës me dy djemtë e tjerë të grupit, Julian Dedën dhe Gentian Zenelajn. I pyetur nëse biznesi do t’i hajë të gjithë kohën duke mos e lejuar që të merret as me muzikë, Ermali përgjigjet: “Jo, jo, nga muzika nuk e kam ndërmend të shkëputem. Por dua të them se edhe te ‘Portokalli’ mund të kthehem sa herë të dua, pasi aty i kam dyert e hapura. Duke u kthyer te muzika, surpriza e radhës do të jetë një këngë, e cila do të shoqërohet me klip dhe do të jetë gati në verë. Bëhet fjalë për një duet,
por për momentin nuk dua të zbuloj asgjë më tepër. Ju thjesht bëhuni gati të dëgjoni një këngë shumë atraktive dhe ritmike”, tregon Ermali.I urojmë suksese Ermalit në muzikë dhe në biznesin e tij dhe pavarësisht vendimit të tij për t’u tërhequr nga “Portokalli”, ne duam ta shohim përsëri edhe si humorist.
PanoramaPlus
Nje koment per "Ermal Mamaqi, heq dorë nga Portokalli përgjithmonë"
O ERMAL DO TE NA MUNGOJ SHUM HUMORI YT NE PORTOKALLI SEPSE ASKUSH NUK MUND TE TE ZEVENDESOJ TY PO NEJSE TE UROJ SHUM FAT JE SHUUUUUM I MIRE
Pergjigju ose ler nje koment