23 Feb
Tre etheistet rrëfejnë emocionet para natës finale

Por çfarë do të ndodhë këtë vit? Nga gjithçka kemi parë në skenë edhe ne besojmë,që vajzat janë të treja rivale me pretendime të njëjta, ku është vështirë të veçosh dukshëm ndonjërën prej tyre. Duke llogaritur këtu edhe faktin, që Dorina Xërxa mund të rrëmbejë votat e kosovarëve, duket se raporti mes Tiranës dhe Shkodrës që kanë dominuar çmimet në të shkuarën, këtë radhë rrezikon të prishet.
Janë të treja shumë të reja, por të sigurta drejt mbrëmjes finale. Dorina Xërxa, Kejsi Tola dhe Dorina Garuci janë tashmë vajzat finaliste të spektaklit “Ethet”. Ndërsa i gjejmë duke punuar në studiot e Top -Albania Radios,duke lënë mënjanë modestinë ato nuk e mohojnë dëshirën dhe synimin, për të triumfuar mbrëmjen e së dielës në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Gjatë gjithë këtyre javëve në skenë janë përpjekur të japin më të mirën dhe njëkohësisht të ndërtojnë personalitetin e tyre artistik, për të fituar më shumë se zemrën e jurisë, votat e tyre, të cilat vendosin për më të preferuarën.Por cila prej tyre është më pranë fitores? Nëse do t’iu referohemi fjalëve të vajzave, duhet të themi që secila ka shanse të barabarta. Nëse do t’i referohemi punës dhe talentit të tyre, duhet të themi të njëjtën gjë. Janë duke punuar shumë dhe dukë kërkuar strategjitë me të cilat mund të shpallen fituese. Është një garë në të cilën duhet të pranojmë se ka edhe shumë egoizëm.Pavarësisht se marrëdhëniet mes tre finalisteve janë shumë të mira dhe ato shprehen, që janë mikesha mes tyre, por kur vjen çështja tek nata finale, përgjigja është e njëjtë nga të treja: “Do doja të isha unë fituesja”. Sepse të gjitha kanë shkuar aty për të fituar. Prejardhjet e tyre janë të ndryshme.Dorina nga Kosova, Kejsi nga Tirana dhe Dorina tjetër nga Shkodra.
Në fakt duhet të pranojmë, se që në edicionet e parë të etheve, kanë qenë pikërisht këto tre burime, që kanë ushqyer lumin e madh të prurjeve në spektakël. Dhe nëse do t’i referohemi fituesve të viteve të shkuara?Kemi Anjeza Shahinin dhe Erti Hizmon nga Tirana, kemi edhe Luiz Ejllin nga Shkodra. Kemi pasur gjithashtu edhe këngëtare shumë të mira nga Kosova. Por çfarë do të ndodhë këtë vit?
Dorina Garuci: “Potenca e zërit, pika ime e fortë”

Sipas mendimit tënd, cila do të jetë fituesja e Etheve?
Dëshira është e madhe, që të fitoj, por le të fitojë më e mira.
Cila ka qenë pika më e fortë e prezantimit tënd skenik gjatë gjithë këtyre edicioneve të Etheve?
Potenca e zërit për moshën që kam dhe këtë ma kanë vënë në dukje
edhe profesorët.
Ke pasur ndonjë vëshirësi gjatë kësaj kohe në skenë?
Në natën e parë të etheve kur isha e sëmurë. Më tepër se vështirësia ishte frika, që ndoshta nuk do të realizoja ashtu si duhetkëngët e mia, por që dola mirë.
Ke pasur ndonjë këngë të vështirë ose jashtë natyrës tënde?
Këngët kanë qenë shumë të mira dhe më kanë shkuar shumë. Këtë javë kemi këngë shumë tëvështira dhe shpresoj, që t’i realizoj sa më mirë.
Ti mendon se publiku duhet të votojë për gjithë performancën tënde apo vetëm për mbrëmjen finale?
Të them të drejtën shpresoj të më votojnë sa më shumë dhe pse jo, t’i përmbledhin javët e kaluara dhe paraqitjen time në mbrëmjen finale. Kështu besoj se votimi do të jetë më i plotë.
Kejsi Tola: “Do të doja të isha fituese”

Kush mendon që do të fitojë finalen e Etheve?
(qesh) Nuk e di.
Mendon që mund të jesh ti fituese?
Do të doja shumë.
Kë shikon si rivalen më të fortë?
Të dyja janë konurrente shumë të forta, nuk dua t’i diferencoj.
Ka pasur ndonjë moment kur je ndjerë e dobët në skenë?
Ka qenë një rast, kur kam qenë sëmurë, madje kam qarë përpara transmetimit. Por fatmirësisht shkoi mirë.
Cila ka qenë kënga më e vështirë, që ke kënduar?
Ka qenë po e njëjta natë, kur kam pasur një këngë të Uitni Hjuston, por më shumë se vështirësia e këngës ishte frika se ndoshta nuk do të arrija t’i kapja notat.
Ke pasur ndonjë këngë, që ka qenë jashtë stilit tënd?
Në përgjithësi i këndoj të gjitha këngët, dhe nuk e kam problem çfarë kënge më jepet
Ndjehesh profesioniste tani?
Nuk mund të jesh profesioniste vetëm me disa javë, por e ndiej veten mirë.
Ti mendon se publiku duhet të votojë për gjithë performancën tënde apo vetëm për mbrëmjen finale?
Mendoj se do të ndërthuren të dyja bashkë.
Dorina Xërxa: “Kam pritur të isha në finale”

Je në finalen e Etheve. Ke pritur të ishe këtu?
Po kam pritur.
Javën e kaluar ti dhe Marjeta ishit përballë njëra-tjetrës? Ndjeve që ishte ndoshta java jote më e dobët?
Po ishte java ime më e dobët,sepse kishte probleme teknike, që më shqetësuan shumë.
Kë ndjen rivalen tënde më të fortë?
Sigurisht, që ka rivalitet, sepse jemi tre më të mirat, por nuk kam menduar për rivale.
Ti mendon, se do të votohesh për këngën tënde gjatë finales, apo për gjithçka je prezantuar deri më sot?
Besoj se publiku voton për për gjithë javët e prezantimit dhe për personalitetin, që kam.
Cila është kënga më e vësh-tirë që ke pasur?
Ndoshta mund të them, që kënga e vështirë për tipin tim, ishte kënga e Vaçe Zelës, “Sot jam 20 vjeç”. Besoj se nuk i përkiste shumë natyrës sime.
Mendon se të kanë ndihmuar votat e kosovarëve për të ardhur deri këtu?
Sigurisht.
Marre nga PanoramaPlus
3 Komente per "Etheistet: Ja strategjitë tona për të fituar"
kejsi do te fitoj jam e sigurt te kam si moter puchi qum
dorina xerxa mund te bjer ndersa kejsi dhe dorina garuci te konkurojn ndersa per te fituar jam e sigurt se kejsi ngaqe ka zë mjaft te mir dhe eshte shum e bukur te trea jan te mira
une kam dashur te fitoj dorina xerxa sepse me ka pelqyer me shummm
Pergjigju ose ler nje koment